Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.06.2017, ora 19:00-20:00, në fshatin Mjull Bathore, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.06.2017, ora 18:00-21:00, në Kamzë, Bathore e Babru, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 3 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 19:30-20:30, tek Impianti i Bovillës, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.06.2017, ora 10:40-12:25, në Unazë të Re, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 11.06.2017, ora 10:30-11:20, në fshatin Prezë, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 18:30-21:00, në fshatin Bërxullë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 3 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.06.2017, ora 09:00-20:00, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 4 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 19:00-20:00, në qytet, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 11.06.2017, ora 11:32-12:20, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.06.2017, ora 11:00-12:00, në Belsh, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.06.2017, ora 14:00-15:00, në  fshatin Hotolisht, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 11:00-12:00, në fshatin Dragostunjë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.


Më datë 11.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Polis, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 11.06.2017, ora 15:00-18:00, në  fshatin Cingar e Galigat, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 16:00-17:00, në  qytet, subjekti politik  Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 11:30-12:30, në qytet, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 11.06.2017, ora 17:00-18:00, në Leskovik, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.06.2017, ora 19:00–20:00, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, subjekti politik, Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 19:00–20:00, në lagjen “Çlirim”, subjekti politik, Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 11.06.2017, ora 13:00–15:00, në fshatin Pëllumbas, Lumas e Polovinë, subjekti politik, Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 11.06.2017, ora 17:00–18:30, në fshatin Çepan e Vendresh, subjekti politik, Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 10:00–19:30, në Çorovodë, subjekti politik, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 5 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.06.2017, ora 16:00-16:45, në qendër të qytetit Rroskovec, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 19:00-19.40, në Patos, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 16:40-17:30, në fshatin Hamil, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 18:15-18:45, në fshatin Agim, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë 11.06.2017, ora 19:00-20:30, në qytet, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 11.06.2017, ora 17:30-18:10, në Ballsh, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.06.2017, ora 18:00-19:00; 19:00-20:00, në fshatin Çajë dhe Fshat, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa problem për rendin.  

Më datë 11.06.2017, ora 18:00-19:00 dhe 18:30-19:30, në fshatin Mamëz dhe Bardhoc, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa problem për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.06.2017, ora 10:30-11:30, 12:00-13:00, 16:30-18:00, në fshatin Degë, Tpla dhe Margegaj, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 3 takime elektorale, nuk pati problem për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Bujan, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, ku një person i dehur ka tentuar të prish aktivitetin, i cili u shoqërua.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.06.2017, ora 14:00-15:00, në fshatin Arras, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 16:00-17:00, në fshatin Çidhën, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 11.06.2017, ora 18:00-19:00 dhe 19:00-20:00, në qytet, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 11.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Suç e Burrel, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 2 takime elektorale, nuk pati probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 17:00-18:00, në Burrel, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 11.06.2017, ora 19:00-20:00, në Burrel subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim, të shtetasit A.C më datë 10.06.2017, u arrestua shtetasi M.SH, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur me datë 08.04.2017. Parashikuar nga Neni 78/a-25 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.K, A.G dhe A.F, vjeç 27, 27 e 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek mbikalimi i Kasharit, duke drejtuar mjetet tip “Ford”, “Opel”, dhe “Fiat” janë aksidentuar, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A.R, A.P, F.A, vjeç 22, 18 e 26 dhe drejtuese B.K të cilët pasi kanë marrë ndihmë në spital, janë larguar në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Z, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin E.S vjeç 33, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët që ndodheshin në mjetin “Renault”, shtetasit E.S, S.S, N.S dhe K.S, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në spital, janë larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vaqarr, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, vjeç 40 banues në Gostivar, Maqedoni, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 26, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 8, nga kontrolli në mjetin tip “Benz “, u gjet 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 thikë. Nenet 283/1 e 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.U, vjeç 23, banues në  fshatin Rrushkull, pasi në rrugën Dëshmorët, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Hyndai”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R vjeç 26, banues në Elbasan, pasi tek “Kryqëzimi i Plepave”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen K.K, vjeç 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se   në Dhjetor 2016, në këmbim të gjetjes së një vendi pune në administratën shtetërore, i ka marrë nje sasi eurosh, shtetases L.R, vjeç 31, banuese në fshatin Bradashesh. Nenet 245/1 e 143/2 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin në kërkim:
XH.R, 21 vjeç banues në Elbasan
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.04.2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi A.S, vjeç 19, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, është përplasur me mjetin tip ”Benz”, me drejtues shtetasin A.K, vjeç 27, banues në Elbasan, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 11.0562017, u ndalua shtetasi G.K vjeç 30, banues në fshatin Borsh Sarandë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “ Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Neni 287/b i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.P, vjeç 16, pasi dyshohet se në fshatin Këmishtaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, ka goditur me sende të forta, shtetasin G.D, vjeç 82 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.J, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”,
ka kanosur me fjalë shtetasin K.L, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C, vjeç 56, aksioner në nje kompani private, pasi dyshohet se me anë të shpërdorimit të besimit, ka përdorur firmën në paraqitjen e dokumenteve të kompanise administratores, A.XH, vjec 49, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.H vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pandi Dardha” ka goditur me grusht dhe kanosur me fjalë shtetasen F.SH, vjeç 62, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ‘‘Braktisja e fëmijëve të mitur“, më datë 11.06.2017, u ndalua shtetësia në kërkim A.D, vjeç 18, banuese në Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 44, banues në fshatin Lanabregas, pasi dyshohet se në këtë fshat, në ambientet e Nënstacionit Elektrik, ka goditur me grusht shtetasin H.H vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.H, vjeç 40 banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, në Kamzë, në banesë, i mituri 2 vjeç, duke lozur aksidentalisht është dëmtuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale. 

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.I, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Loni LIgori”, ka vjedhur disa çelësa mjetesh në bagazhin e mjetit tip “Benz” të shtetases L.M, vjeç 57, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë F.Ç, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit, të mitur vjeç 17. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 11.06.2017, shtetasi F.S, vjeç 33, kallëzon se është shqetësuar nëpërmjet telefonit me thirrje e mesazhe nga një shtetas. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.06.2017, në lagjen Nr. 15, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë dhe vdiq në spital, shtetasi H.M, vjeç 52. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 11.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.XH, vjeç 32, banues në Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen R.T, vjeç 39, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, V.Ç, vjeç 47, banues në Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 11.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin I.T vjeç 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se kunati,  shtetasi SH.U, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit E.D dhe J.M vjeç 28 e 63, banues në fshatin Luz, pasi dyshohet se në këtë fshat, kanë ushtruar vetëgjyqësi ndaj njeri tjetrit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, në fshatin Hasan, në afërsi të banesës, ka tentuar të vetëvaret, shtetasi R.LL, vjeç 23, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.06.2017, shtetasi A.B, vjeç 43, banues në Durrës, kallëzon se në fshatin Shahinaj, i kanë dëmtuar 197 rrënjë hardhi dhe 2 ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.06.2017, në lagjen “28 Nëntori”, në banesën e shtetasit N.Ç, vjeç 57, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Peqin
Informacion paraprak.
Më datë 11.06.2017, në fshatin Gjoca, shtetasi D.G, vjeç 40, banues në Fier, duke  drjtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motorin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K.RR, vjeç 50, banues në fshatin Kurtin, Lushnjë, i cili ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  R.O, vjeç 29, banues në fshatin Skroskë, pasi dyshohet se në Skroskë, ka goditur me sende të forta shtetasin R.O, vjeç 67, banues në këtë fshat.Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 11.06.2017, në lagjen nr. 14, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasi I.M, vjeç 23, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.G, vjeç 57, banues në fshatin Mesmal, pasi dyshohet se më datë 10.06.2017, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, bashkëfshatarin, shtetasin F.M, vjeç 51. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.SH, vjeç 49, banues në fshatin Dunicë, pasi dyshohet se në fshatin Vërdovë, me kamionin tip “Benz” u kap duke transportuar 10 m3, dru zjarri pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 11.06.2017, në fshatin Kozel, në pyll, shtetasi TH.DH vjeç 48, banues në Helmës, duke drejtuar kamionin tip “Gaz 51”, të ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga, për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.Q, vjeç 59, banues në Berat, pasi dyshohet se ka thyer urdhrin e mbrojtjes të Gjykatë, duke hyrë në banesë, bashkëshortes F.Q, vjeç 45. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.P vjeç 58 banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Uznovë”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.K, vjeç 63 banues në  Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Uznovë”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin S.H, vjeç 49, banues në  Berat, pasi dyshohet se në lagjen Uznovë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 11.06.2017, shtetasi D.G, vjeç 70 banues në  fshatin Goriçan, kallëzon se më datë 09.06.2017, në banesë, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.06.2017, u ndalua shtetasi V.M, vjeç 57, banuese në Fier, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Fier, pasi dyshohet se më datë 10.06.2017, në fshatin Kafaraj, në tubacionin e ujësjellësit, duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje (punëtori), shtetasi P.M, vjeç 57, banues në fshatin Frakull e Madhe. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 11.0562017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin D.L, vjeç 28, banues në fshatin Remas, pasi dyshohet se këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin V.M vjeç 26, banues në fshatin Adriatik. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.06.2017, në lagjen ‘’Ujë i Ftohtë’’, në banesë, është gjetur i vetëvaruar shtetasi SH.B, vjeç 83. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuam në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 10.06.2017, në fshatin Rusan, shtetasit V.V dhe A.D, vjeç 69 dhe 71, banues në këtë fshat, janë konfliktuar me njëri tjetrin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.A, vjeç 51, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti B.A, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.06.2017, në lagjen “Grykë Zezë”, në pronën e shtetasit P.D, vjeç 70, ka rënë zjarr, ku janë djegur bari dhe ferra. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 11.06.2017, shtetësia V.GJ, vjeç 47, banuese në Lezhë, kallëzon se ka konstatuar të thyer xhamin e derës të mjetit tip “Golf” ku i kanë marrë një sasi lekësh dhe 1 kartë banke. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.P, vjeç 36, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes, E.P, vjeç 31, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Punohet për kapjen e Leonardit. Neni 130/a/2 i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.06.2017, në lagjen Nr. 4, tek banesa e shtetasit G.N, vjeç 52, është konstatuar e dëmtuar porta metalike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurori e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin K.N, vjeç 57, banues në Mamurras, pasi dyshohet se në rrugën e lagjes, ka goditur me grusht, shtetasin S.SH, vjeç 60, banues në Mamurras. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 10.06.2017, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M.T, më datë 11.06.2017, në fshatin Ganjoll, është gjetur i vetëvarur në pemë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal. 
Më datë 11.06.2017, në rrugën Shkodër–Lezhë, në Bahçallëk, shtetasi kosovar L.M, vjeç 26, banues në Kosovë, duke drejtuar mjetin tip “BMW” në ecje i ka rënë zjarr, për pasojë ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e e një qarku të shkurtër në gjenerator. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe punohet për kapjen e shtetasit Z.L, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Matranxh ka kanosur me armë zjarri, shtetasin T.G, vjeç 69, banues në këtë fshat. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë,për shtetasin R.H, vjeç 46 banues në fshatin Bujan, pasi dyshohet se në Bujan, gjatë aktivitetit elektoral të një subjekti politik, ka penguar zhvillimin normal të aktivitetit duke fyer të pranishmit. Neni 325 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.S, vjeç 25, banues në fshatin Rreth Kale, pasi dyshohet se në qendër të fshatit, ka goditur me sende të forta, shtetasit M.LL e B.LL, vjeç 52 e 59, banues në Rreth Kale. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin I.N, vjeç 20, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 10.06.2017, në lagjen “Dobrovë”, para pallatit ka goditur me sende të forta, shtetasin O.M, vjeç 12, banues në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.V dhe R.V, vjeç 20 e 18, banues, në Tiranë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kartë identiteti italiane e falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.Q, vjeç 46, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.L, O.S dhe N.B, banues në Tiranë, me detyrë punonjës në Degën e Doganës Rinas, pasi dyshohet se në P K K Rinas, doganierët, kanë favorizuar shtetasin Y.Q, të cilit ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 646 ora dore dhe 600 ekrane celularësh të ndryshëm. Nenet 174 e 248 të Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 11.06.2017, në PKK, Port Durrës, u kap shtetësia në kërkim, A.D vjeç 18, banuese në Tiranë, për largim nga banesa.

Më  datë  11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.C, vjeç 20, banues në  Durrës, pasi dyshohet se në bregun e detit, në vendin e quajtur “Kanal Grande”, u kap me një motor deti tip ”Yamaha”, i pa pajisur me certifikatë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, për mjetet lundruese.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi M.Ç, vjeç 28, banues në Senlik, Turqi, pasi dyshohet se në P K K Port, ju bllokua me cilësinë e provë materiale, 1 leje qëndrimi dhe një kartë identiteti polake, që dyshohen të falsifikuara. Neni  189 i Kodit Penal.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 59 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 19 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 9 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik.
12  persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje.
Janë kapur 14 persona në kërkim.
1 person i arrestuar për veprën penale Vrasje”.
1 person per vepren penale”Shkaterrimi i prones”
Eshte arrestuar 1 person per vepren penale “Shperdorim detyre”.
1 person per vepren penale “Shkelja e rregullave te mbrojtjes ne pune”.
1 person per vepren penale” Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale dhe veprimtaria kriminale”
Janë sekuestruar 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta (thikë), 23 fishekë, 1 kreher si dhe 1 perforcues grushti.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 181 persona.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...