Qarku Dibër. Monitorim nga ajri e toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.

Qarku Dibër. Monitorim nga ajri e toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike. (per video kliko mbi link) 13diber1

Policia e Dibrës, Plan Operacional për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Kontroll i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit të Policisë Pyjore.

Sot në qarkun e Dibrës, ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit të Policisë, për kontrollin e territorit.

Gjatë ditës së sotme u monitorua nga ajri territori i njësive administrative:

Tomin, Kastriot, Fushë-Çidhën, Sllovë, Kala e Dodës, Reç, Zall- Dardhë, Lurë, Arras, Muhurr, Selisht, Luzni. (Bashkia Dibër).

Lugina e Fush-Bulqizës, e Zerqanit dhe e Shupenzës. (Bashkia Bulqizë).

Njësia Administrative Ulëz, Baz, dhe Komsi (Bashkia Mat).

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka me grupe pune të përbashkëta me përfaqësues të pushtetit vendor e inspektoriatit pyjor.

Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

13diber

13diber2

13diber3

13diber4

13diber5

13diber6

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...