Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Muzgu"

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Muzgu" (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)24MUZGU

Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake.

Sekuestrohen 3.25 kg Cannabis Sativa,  1 armë zjarri Automatik, 25 fishek

Arrestohet në flagrancë poseduesi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër,  në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Muzgu".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

T.L, 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot-Dibër.

Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i'u  gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban
 
1 armë zjarri Automatik, me banojetë shtizë.

1 krëhër me 25 fishek model 56

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", parashikuar nga nenet 283/2, 278/5, të  Kodit Penal.

24MUZGU1

24MUZGU2

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...