Dibër. Vijon operacioni "Roja e Gjelbër"

Dibër. 24roja

Vijon operacioni "Roja e Gjelbër"

Goditet një rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".

Sekuestrohen 6  metër kub lëndë drusore dhe automjeti që  transportonte lëndën drusore.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë orëve të fundit kanë evidentuar e goditur një rast tjetër.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:

 •A.B, 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në  hyrje të qytetit të Peshkopisë, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me një automjet kamion tip "IFA".

Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,  për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

24roja1

24roja2

24roja3

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...