Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-18:45, te Liqeni i Thatë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:30, në Qytet Studenti, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 19:25-20:40, në fshatin Farkë, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.06.2017, ora 10:00-11:00, në Njësinë Administrative nr. 7, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:15, në rrugën “Don Bosko”, “Jordan Misja” dhe Stacioni i Trenit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-20:00, te sheshi “Shtraus”, subjekti politik Partia Drejtësi Integrim Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:00, në Babrru, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 19:15-20:05, në Paskuqan, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 20:00-21:20, në Kamzë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 12.06.2017, ora 19:00-19:55, në kalanë e Prezës, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë  12.06.2017, ora 18:00-19:00, në  Fushë Krujë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë  12.06.2017, ora 19:00 -20:00 dhe 20:00-21:00, në fshatin  Rubjek e Bilalas, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa probleme për rendin.
Më datë  12.06.2017, ora 20:00-21:00, në fshatin Maminas, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë  12.06.2017, ora 10:00-12:00, në  fshatin Togëz, subjekti politik  Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  12.06.2017, ora 11:00-12:00, në  fshatin Polis, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 16:00-17:00, në fshatin Hotolisht, subjekti politik  Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 12.06.2017, ora 17:00-18:00, në Gramsh, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  12.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Galigat, subjekti politik  Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin

Më datë  12.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Silarë, subjekti politik Partia Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 12.06.2017, ora 20:00- 21:10, në qytetin Maliq, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Sinjë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 12.06.2017, ora 14:00-16:00, në fshatin Frashër, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:30, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.06.2017, ora 20:00–22:50, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 12.06.2017, ora 19:00–21:35, në fshatin Stjar, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.06.2017, ora 20:00–22:30, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.06.2017, ora 18:30-19:30, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 12.06.2017, ora 17:00-18:00, 19:00-20:00, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për  rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 12.06.2017, ora 12:00-13:00, në qytetin Pukë, subjekti politik Partia Social Demokrate zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12/06/2017, ora 14:00-15:00, në Fushë Arrës, subjekti politik Partia Social Demokrate, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 12.06.2017, ora 16:00-17:30, në fshatin Reç, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-20:00, në fshatin Nangë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa problem për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:00 dhe 19:00-20:00, në fshatin Bushat e Breg, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilët përfunduan pa problem për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 12.06.2017, ora 10:00-11:00, 11:00-12:00, 14:00-14:30 dhe 18:00-19:00, në fshatin Luzhë, Llugaj, Rragam dhe Bajram Curr, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 4 takime elektorale, të cilat përfunduan pa problem për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:00, 12:30-15:00, 16:00-17:00 dhe 17:00-18:30, në Bajram Curr, në fshatin Llugaj, Astë dhe Buçaj, subjekti elektoral Partia Socialiste, zhvilluan 4 takime elektorale, të cilat përfunduan pa problem për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 12.06.2017, ora 19:00-19:45 në lagjen Dobrovë, subjekti Partia Drejtësi Integrim Unitet, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Dars, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë 12.06.2017, ora 19:00-20:00 në Klos, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 19:00-20:00 në Burrel, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 18:30-19:30 në fshatin Bater, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 12.06.2017, ora 19:00-20:00 në fshatin Komsi, Burrel, subjekti politik Partia Drejtësi Integrim Unitet, ka zhvilluar 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 40, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në rrugën e “Dibrës” ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.M, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh shtetasit A.D, vjeç 66, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, shtetësia M.A, vjeç 26, banuese në Tiranë, kallëzon se në vitin 2011, nëpërmjet falsifikimit të  dokumenteve, i kanë marrë 1 numër me kontratë e cila rezulton debitore te disa kompani private. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.B dhe I.K, vjeç 43 e 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i kanë marrë një sasi Eurosh, shtetasit P.G, vjeç 49, banues në Gjirokastër. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kombinat te rruga “Qelqit”, në magazinë ju gjetën produkte ushqimore e industriale të skaduara, si dhe u konstatuan të falsifikuara datat e disa produkteve. Nenet 149/a, 288 e 190 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kombinat duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.S, vjeç 30, banues në Vaqar, e më pas ky mjet ka goditur mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.M, vjeç 42, banues në Shijak, i cili pas ndihmës mjekësore u largua në banesë pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.Ç, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën “Urani Pano”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”ka aksidentuar, biçiklistin E.J, vjeç 72, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.K, vjeç 38, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka aksidentuar shtetasin F.S, vjeç 65, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.S, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel” . Neni 291 Kodit.Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin  “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.R, 22 e 23, banues në Tiranë, me leje drejtimi dhe pa leje drejtimi, pasi në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi B.K, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, të drejtuar nga A.R, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2017, u arrestua në  flagrancë shtetasi A.H, vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip  “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  C.B., vjeç 45, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave”, Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. Nenet 135, 180/a, 186 e 143 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.G, vjeç  40, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 11.06.2017, në fshatin Gjocaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz, ka aksidentuar me vdekje motoçiklistin K.Rr, vjeç 50, banues në fshatin Kurtinë, Lushnjë dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit D.G, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 63, banues në Cërrik, me leje drejtimi, pasi në rrugën nacionale, në fshatin Mjekës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin H.L, vjeç 65, banues në fshatin Mjekës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 56, banues në fshatin Rrëmenj, me leje drejtimi, pasi në Rrëmenj, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford ka aksidentuar shtetasen S.D, vjeç 81, banuese në këtë fshat, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z, vjeç 33, banues në Berat, me leje drejtimi, pasi në lagjen “10 Korriku” duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, ka goditur mjetet e parkuara. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit D. P. dhe A.C., banues në Vlorë, për veprat penale ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi A. C. Nenet 244, 259 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen ”Vasil Shanto”, në një bar kafe në pronësi, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e proves materiale, një njësi qendrore me printer jofiskal, me të dhëna të padeklaruara në organet tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.I, vjeç 63, banues në fshatin Dobraç, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, duke drejtuar mjetin tip “Suzuki”, është përplasur me mjetin tip “Tata të drejtuar nga shtetasi V.M, vjeç 28 banues në fshatin Dobraç, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar drejtues R.I, i cili mori mjekimin në spital dhe u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për narkotikët
Delvinë
Vijojnë masat për goditjen dhe parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike !
Policia sekuestron 51 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva !
Më datë 12.06.2016, Policia e Delvinës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike në vendin e quajtur "Siqill" Delvinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë zonë, shërbimet kanë gjetur të fshehur në shkurre 4 bidona plastikë brenda të cilëve përmbanin një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 51 kilogramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia ka shpallur në kërkim policor 2 shtetasit e mëposhtëm, si autorët e dyshuar në lidhje me ngjarjen:
M.H., 24 vjeç,
R.H., 29 vjeç (vëllezër).
Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve të mësipërm si personat përgjegjës në kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka kundërshtuar punonjësin e policisë N.K, vjeç 51 banues në Tiranë, Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 11.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Gj, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes J.Gj, vjeç 22. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në rrugën “Bajo Topulli”, para banesës, shtetasit G.H, vjeç 64, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Shote Galica‘’, ka thyer xhamat e lokalit të shtetasit K.K, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kryqëzimin e rrugëve “Arkitekt Kasemi” e “Hoxha Tahsim”, duke drejtuar pa rrip sigurimi mjetin tip “Jaguar”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të qarkullimit rrugor, për masën administrative. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, tek “Liqeni i Thatë”, kanë vjedhur me thyerje, kioskën e shtetasit M.L, vjeç 50, banues në Tiranë, ku kanë marrë paketa cigare me vlerë të konsiderueshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit (bashkëshort) K.A dhe M.A, vjeç 45 e 39, pasi dyshohet se shtyjnë fëmijët e tyre të mitur, vjeç 1 e 9, të dalin në rrugë, për të lypur. Punohet për shoqërimin e tyre. Neni 124/b i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.A, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke shfrytëzuar për të lypur, fëmijën e mitur, vjeç 1. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.06.2017, shtetasi K.B, vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Kosovarëve”, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi“. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në autobusin e Unazës, ka tentuar t’i vjedh varësen shtetases M.H, vjeç 22, banuese në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Abedin Rexha”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale i dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Sh, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek ish-Fusha e Aviacionit, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.Sh, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti S.D, vjeç 53, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj dhe kanosur fëmijët. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.06.2017, shtetësia H.Q, vjeç 21 banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 09.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, i kanë vjedhur telefonin tip “Samsung”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dëmtimin e mjetit tip “Benz”, të shtetasit E.Sh, më datë 12.06.2017, rezulton se ky mjet, është goditur nga mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.B, i larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 150 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin P.M, vjeç 44, banues në Tiranë, administrator i një firme private, pasi dyshohet se, në rrugën “Hasan Ceka”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit kazino, u sekuestruan 10 kompjuterë, për tu verifikuar dokumentacioni.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 31, banues në Fier, pasi dyshohet se në autobus tek kryqëzimi i rrugës “Don Bosko”, ka goditur me grusht dhe ka tentuar ti vjedhë një sasi të konsiderueshme lekësh, shtetasit P.K, vjeç 44, banues në Rubjekë ,Durrës. Nenet 90, 134 e 22 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.06.2017, u ndalua shtetasi V.K, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”, më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.I, vjeç 44,  banues në Tiranë. Nenet 199 e 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.T, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti F.T, vjeç 69, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 12.06.2017, në linjën e autobusit të Unazës, shtetases L.S, vjeç 28, banuese në Tiranë, në çantë i kanë vjedhur kuletën, kartën e identitetit, kartën e bankës dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën "Njazi Meka”, ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kanosjen e shtetases B.G dhe djegien e sendeve në banesë, më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshortin S.G, vjeç 27.01.1979, banues në Kukës. Nenet 84 e 151 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 52, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë , ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, M.K, vjeç 43, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.G, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Vaqarr, ka kanosur shtetasen A.Sh, vjeç 61, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal. 

Më datë 12.06.2017, në lagjen e Re Ndroq, në oborrin e banesës, shtetasit G.P, vjeç 43, i kanë vjedhur mjetet tip “Benz” e “Nisan Novara”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.Xh, vjeç 22, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në rrugën “Haki Stërmilli”, ka goditur me grusht, shtetasin R.Xh, vjeç 54, banues në Kombinat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në rrugën “Loni Ligori”, është vjedhur me thyerje një market me menaxhere D.Sh, vjeç 27, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një qese me monedha të papërcaktuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 39, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin S.H, vjeç 07.10.1957, banues në Yzberisht. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Në vijim të komunikatës datë 24.03.2009, që bën fjalë për vjedhjen e një kompjuteri në një shkollë 9-vjecare më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 22, banues në fshatin Bërxullë,i cili aktualisht është i arrestuar. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen J.H, vjeç 19, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në ambientet e I.E.V.P. Rrogozhinë, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, gjithashtu edhe gjatë kontrollit në banesë ju bllokua një sasi e konsiderushme lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa . Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Q.E, vjeç 54, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin Z.S, vjeç 18. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në fshatin Sinaballaj, pranë banesës, shtetasit R.S, vjeç 50, i ka rënë zjarr në mullarin me bar. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku rënies së zjarrit, ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Sh dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.T, I.Sh e A.Sh, vjeç 32, 36, 35 dhe 34, banues në Sauk e Baldushk, pasi më datë 11.06.2017, në lagjen nr.15, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta e kanosur shtetasin E.L, vjeç 23, banues në Durrës, dhe shtetasit L.Sh , në mjetin tip “BMV”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës, 1 dorezë hekuri. Nenet 90, 84, 25 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.M, vjeç 40, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi dyshohet se në fshatin Shetaj, u konstatua duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, para godinës së Gjykatës, shtetasi A.Sh, vjeç 59 banues në Durrës, për një vendim gjyqi, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Me cilësinë e provës u bllokua një bidon 0.5 l me benzinë.

Më datë 12.06.2017,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.D, vjeç 48, banuese  në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti P.D, vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 58, banues në fshatin Shkallë, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje në banesë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.B, vjeç 36, banues në fshatin Sukth i Ri, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar në banesa, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi dyshohet se , në lagjen nr. 13, parkuar pranë banesës, shtetasit M.M, vjeç 63, me i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Q.R, vjeç 07.03.1952, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se në Xhafzotaj, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.B, vjeç 42 banues në fshatin Xhafzotaj , pasi dyshohet se në Xhafzotaj, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Gj, vjeç 70 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 11.06.2017, ka kanosur me fjalë, shtetasin S.M, vjeç 73 banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.H, vjeç 54, banues në fshatin Rrashbull, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 14/1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

 Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.T, vjeç 58 banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr 14/1, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 12.06.2017, në lagjen Nr. 13, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K, vjeç 27, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në spital ka vdekur shtetësia L.Ç, vjeç 62 banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.M, vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 36, ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin N.V, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën Fushë Krujë- Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, me drejtues F.K, vjeç 32, banues në Burrel, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit F.K dhe pasagjeri I.N, vjeç 13, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin H.K, 18, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, L.K, vjeç 40. Neni130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.06.2017, shtetasi A.V, vjeç 37 banues në fshatin Derven, pasi dyshohet se në Derven, në rrugë, me mjetin fadromë, kryente punime pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.M, vjeç 35 banues në fshatin Katjel, Përrenjas, pasi dyshohet se ka ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.F, vjeç 28 banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin A.D, vjeç 24 banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.T, vjeç 53, pasi dyshohet se më datë 11.06.2017, ka goditur me grusht shtetasin Q.D, vjeç 28.04.1961. Neni 90 i Kodit Penal. 

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.D, vjeç 33 banues në fshatin Katjel, pasi dyshohet se në Katjel, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.Sh, vjeç 53 banues në fshatin Mengël,  pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.M, vjeç 50 banues në fshatin Mengël,  pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  S.H, vjeç 49, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se më datë 11.06.2017, në Klos, ka dëmtuar 25 rrënjë ullinj, të shtetasit H.H, vjeç 54, banues në këtë fshat. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.06.2017, në lagjen nr. 15, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Ç vjeç 64 ku kanë marrë një sasi të konsiderushme lekësh , 2 varëse e 1 unazë floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, shtetasi V.L, vjeç 68 banues në Korçë, rezident në Greqi, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë 1 televizor plazma, 1 tastier dhe enë kuzhine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Ç, vjeç 18 banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 10, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 20 banues në fshatin Mborje, pasi në lagjen nr. 7, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Loncin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në lagjen nr. 10, shtetasit A.G, vjeç 23 banues në fshatin Voskop, i kanë dëmtuar mjetin tip “Benz” me targë duke i thyer xhamat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 12.06.2017, u ndaluan shtetasit A.P e R.K, vjeç 20 e 21, banues në fshatin Zvirinë, punohet për kapjen e shtetasve K.A e K.Y, vjeç 20 e 20, banues në Zvirinë, pasi dyshohet se , shtetasi P.K, vjeç 64, kallëzon se i kanë vjedhur banesën para një muaji. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 12.06.2017, në fshatin Progër, në banesë shtetasi Th.Sh, vjeç 70, është rrëzuar nga shkallët e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.06.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.C, vjeç 43 banues në fshatin Gështenjas, pasi në Gështenjas,  u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Xh, vjeç 33 pasi në në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, J.Xh vjeç Neni 130/a/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 12.06.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin G.I, vjeç 80 banues, pasi dyshohet se bashkëshortja H.I, vjeç 77 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.06.2017, lagjen ‘’Dëshmorët e Kombit’’, në banesën e shtetases K.H, vjeç 74, ka rënë zjarr, ku është djegur komplet kuzhina. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga bombula e gazit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Berat.

Më datë 11.06.2017, në lagjen ‘’Kala’’, në banesën e shtetasit S.S, vjeç 60, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka nga një masë elektrike. Materialet u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.Gj, vjeç 47 pasi dyshohet se ka kallëzuar ish bashkëshortja L.Xh, vjeç 43 banuese në Berat, se nuk ka paguar pensionin ushqimor në muaj, për djalin e tyre të mitur. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen S.R, vjeç 38, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 11.06.2017, ka kallëzuar shtetasja E.G, vjeç 28, banuese në Berat, duke banuar në një pallat, i shkakton zhurma. Neni 274 i Kodit Penal.


Më datë 12.06.2017, u ndalua shtetasi E.K, vjeç 33, banues në Berat, pasi dyshohet se në  lagjen “Kushtrim” në banesën e shtetasit R.K, vjeç 62, ka vjedhur një karrocë dore dhe ka goditur me grusht, R.K Nenet 134 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.K, vjeç 30, banues në Berat, pasi dyshohet se në  lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.S, vjeç 29, banues Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, pasi dyshohet se në fshatin Bashkim, në banesë, është vet helmuar me fotoksinë shtetasja E.T, vjeç 24, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.M, vjeç 46, banues në fshatin Babunj, pasi dyshohet se në Babunj, i ka pushtuar siperfaqe tokë shtetasit R.G, vjeç 61, banues në Divjakë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.F, vjeç 46, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti T.K, vjeç 54, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 12.06.2017, gjatë natës, në Orikum, është vjedhur banesa e shtetasit P.H, vjeç 63, ku kanë marrë 1 televizor plazma dhe disa sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.B, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Nenet 284 e 333/a të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 64 banues në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në fshatin Radhim, janë përplasur mjetet tip “BMË” e ”Opel”, me drejtues shtetasin A.F dhe shtetasin gjerman N.V, 33 vjeç e vjeç 51, banues në Vlorë dhe Bon Gjermani, ku ka vetëm dëme materiale.

Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.H., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Pavarësia”, i ka vjedhur një aparaturë “Palmer”, shtetasit S.S, vjeç 29, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi TH.K, vjeç 36, banues në fshatin Dhivër, pasi tek “Kthesa e Kulluricës”, në mjetin tip “Fiat” ju gjet një thikë. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Sarandë, për shtetasin D.P, vjeç 69, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, u kap duke ndërtuar një tendë, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 12.06.2017, gjatë natës, në fshatin Dhëmblan, shtetasit V.S, vjeç 50, banues në Tiranë, i kanë vjedhur pjesët e një transformatori elektrik. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit GJ.GJ e E.B, vjeç 50 e 37, banues në Grykë Manati, pasi dyshohet se shtetasi GJ.GJ ka goditur me grusht shtetasin E.B dhe ky i fundit e ka fyer e kanosur me një punto betoni. Nenet 90 dhe 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017 u ndalua shtetasi L.TH, vjeç 40, banues në Athinë Greqi, pasi dyshohet se ka vjedhur një “Iphone 4” dhe një tablet tip “Torbos”, të shtetases J.B, vjeç 25 banuese në Shkodër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi LL.LL, vjeç 66 banues në Laç, pasi dyshohet se në Laç, tek pika e shitjes së pjesëve të këmbimit të makinave të vjetra, të shtetasit H.B, vjeç 30, banues në Shemri Kurbin, ka vjedhur pjesë këmbimi dhe është larguar me mjetin tip “Ford”. Me cilësinë e provës materiale iu sekuestruan pjesët e këmbimit të vjedhura. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në Laç, është vjedhur lokali i shtetasit A.N, vjeç 50, ku kanë marrë një motor frigoriferi dhe dy dyer duralumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se , nga një shkëndijë elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur magazina me materiale e shtetasit T.GJ, vjeç 54, banues në fshatin Jezull.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.06.2017, në lagjen ”Vasil Shanto”, rruga ”Jezuitve” një person me biçikletë, i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri, shtetases M.K, vjeç 65, banuese në Shkodër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin N.M vjeç 40, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se vëllai, F.S, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”
.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.N vjeç 36, banues në fshatin Rranxa, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Z.L, vjeç 36, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka fyer e kanosur shtetasin A.G, vjeç 69 banues në fshatin Matranxh. Neni 275 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 11.06.2017, që bë fjalë për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Z.L, vjeç 36, banues në Kukës. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 13.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin, D.I, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen "Dobrovë", qyteti Peshkopi, pas një aktiviteti Politik, ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij tip "Benz", ka xhiruar gomat e automjetit, ku më pas i është bërë me shenjë nga patrulla e policisë për tu ndaluar, por shtetasi i lartë përmendur është larguar duke mos i'u bindur urdhërit të punonjësit të policisë. Veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit”, parashikuar nga nenet 274 dhe 242 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar F.SH, vjeç 32, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK  Rinas, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën nje sasi eurosh, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar G.SH, vjeç 59, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK  Rinas, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën një sasi eurosh, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

 Më datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar L.SH, vjeç 30, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK  Rinas, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën nje sasi eurosh, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 12.06.2017,  në PKK Port, u kap shtetasja në kërkim E.F vjeç 23, banuese në Fier, e larguar nga vendbanimi në Greqi.

Më  datë 12.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.S, vjeç 33 banues në  Durrës, pasi dyshohet se në bregun e detit, në vendin e quajtur  Kepi i Palit, ju kap dhe sekuestrua mjeti lundrues tip “Volvo Penta Endrobat”, i pa pajisur me certifikatë. Neni 28 i ligjit Nr. 8663, datë, 18.09.2000, “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT”. Nr Unik 201706120140.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 Më datë 12.06.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen M.I, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në PKK Morinë, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët dhe vjedhje.
2 persona në kërkim. 
4 persona për veprat penale Ndërtim pa leje, Dhune ne familje dhe Armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar rreth 51 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 1 dorezë hekuri dhe 1 thikë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 59.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...