Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 24 Korrik 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, në afërsi të antenave në malin e Dajtit, ka patur një vatër zjarri e cila është fikur. Ndërsa në fshatin Ibë, ka disa vatra të cilat herë pas here aktivizohen, dhe që po mbahen në kontroll.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 23.07.2017, ora 14:30, në fshatin Arrameras, në vendin e quajtur “Kodra e Kollajve” ka rënë zjarr, ku janë djegur  lisa, shkurre. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Informacion paraprak
Më date 23.07.2017, ora 13:15, ne Krastë pranë varrezave, ka rënë zjarr ku po digjen shkurre. Nuk ka rrezik për banesat. Punohet për  fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 23.07.2017, ora 13:30, në fshatin Rrajcë, Librazhd, pranë antenave të disa kompanive telefonike, ka rënë zjarr në një sipërfaqe prej 3 ha të mbuluar me bar. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 22.07.2017, në fshatin Bistrovicë, Ura Vajgurore, ka rënë zjarr dhe janë djegur 32 rrënjë ullinj, 80 rrënjë bajame, pronë e shtetasit B.T, vjeç 51, banues në Bistrovicë dhe 3 ha, shkurre pronë publike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, ora 07:20, në malin Shashice, Njësia administrative Qendër, ka një vatër zjarri, ku digjen shkurre e kullota. Në orën 17:30, zjarri është devijuar në kahun lindor të lagjes “Ujë i Ftohtë”. Punohet për lokalizimin e fikjen e tij.

Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, në kodrat e fshatrave Armen, Mazhar, Lapardha, Gjorm dhe Gumenicë, Bashkia Selenicë, ka patur vatra zjarri ku janë djegur shkurre e barishte, ndërsa në fshatin Karbunar, në orën 19:40, anës lumit Vjosa, ka rënë zjarr ku janë djegur shkurre e kallamishte.

Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, në malin mbi fshatin Radhimë, Njësia Bashkiake Orikum, ka patur një vatër zjarri ku janë djegur shkurre e barishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, ora 10:40, në faqen e malit të Gjerë, mbi repartin ushtarak Grehot, është shfaqur një vatër zjarri ku digjen shkurre e barëra. Në vend ngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikës dhe të policisë. Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur. Punohet për shuarjen e zjarrit me forca njerëzore.

Informacion paraprak.
Më datë 23.07.2017, ora 16:00, në faqen e malit Luzat, Tepelenë, është shfaqur një vatër zjarri, ku po digjen shkurre, barë dhe pyje. Gjithashtu në faqen e malit të fshatit Amanikaj, Bashkia Memaliaj, është shfaqur një vatër zjarri, ku digjen shkurre dhe barëra. Për shkak të terrenit malor ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, në fshatrat Picar, Gjirokastër, në Libohovë dhe në fshatin Sofratik, Dropull, ka patur vatra të vogla zjarri të cilat janë fikur ose izoluar.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, pasi dyshohet se  me date 22.07.2017, ora 15:00, në malin e Runjes, në fshatin Bulaç, ka rënë zjarr, ku janë djegur 5 dynym kullotë dhe shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, në fshatin Borsh, shtetasi E.H, vjeç 40, banues në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka goditur shtetasin e mitur L.R, vjeç 7 banues në Borsh, i cili ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më datë 23.07.2017, ka dhënë kallëzim shtetasja B.SH, vjeç 29, banuese në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se  në Porto Palermo, i kanë vjedhur një celular të markës “I Phone”-6. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, ka dhënë kallëzim shtetasi A.G, vjeç 21, banuese në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se në datën 20.07.2017, në Jalë, i kanë vjedhur një celular të markës ‘’Samsung’’ Galaxy A3. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, ka dhënë kallëzim shtetasja D.A, vjeç 39, banuese në Gotenborg, Suedi, pasi dyshohet se   në Dhërmi, i kanë vjedhur një celular të markës “I Phone”-6. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë.
Informacion
Finalizohet me sukses operacioni "Exchange".
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Sekuestrohet një shumë e konsiderueshme parash, në euro dhe valutë.
Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P.Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të "Mashtrim i kryer në bashkëpunim". Më datë 23.07.2017 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve :
A.A 36 vjeç dhe O.A, 32 vjeç,  banues në Tiranë, burrë dhe grua.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
773.400 lek
450 euro
100 dollar
350 paund.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale  "Mashtrim i kryer në bashkëpunim", parashikuar  nga Neni 143/3 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Albanopol”, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Dayang”, është përplasur me trotuarin anësor të rrugës e për pasojë është dëmtuar. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.LL vjeç 61 banues në Krujë, pasi në Kamzë, në bulevardin “Blu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësoren D.L vjeç 45, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.V, vjeç 25, banues në Fushë Krujë, pasi në Vorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.SH, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se , në rrugën “Nikolla Jorga”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren M.SH, vjeç 73, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin M.SH vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në autostradën Tiranë–Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault” ka humbur kontrollin, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar, L.P, vjeç 42, banues në Sllovi, Kosovë, pasi tek unaza e Vorës, pasi është përplasur me bordurën e rrugës, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Port- Durrës.
Goditet një rast trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës ka goditur një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 4.6  kg përzierje lënde narkotike në gjendje të lëngët.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit Durrës në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:
P.K vjeç 28, banues në Lezhë.
Më datë 23.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin furgon tip "Fiat", me drejtues shtetasin P.K, pas një analize të hollësishme risku dhe verifikimeve të tjera nga Specialistët e vijës së dytë të Kontrollit dhe skanimit që i'u bë mjetit,  në pjesën e përparme të tij, tek dera e shoferit u gjet lëndë narkotike.
Veprimet e mëtejshme hetimore u kryen nga Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve, ku gjatë peshimit rezultoi:
4.6 kg përzierje me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë, në gjëndje të lëngët.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/ a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi G.M, vjeç 33, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K vjeç 32, banues në fshatin Jubë, Durrës, pasi në segmentin rrugor Bisht Kamëz-Katër Rrugët e Fllakës, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel” ka goditur nga prapa karrocën që tërhiqet nga një kalë, që drejtohej nga shtetasi A.SH, vjeç 42, banues në fshatin Erzen, ku për pasojë janë aksidentuar drejtuesi  i karrocës, bashkëshortja, shtetasja H.SH, vjeç 27, fëmijët e mitur vjeç 6 dhe 3 të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.SH, vjeç 23, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.E, vjeç 27, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Koçi”, Gramsh, duke drejtuar motoçikletën tip “Nipponia” pa  targë, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë  drejtuesi, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Korçë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në
flagrancë të shtetasit:
R.S 37 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 23.07.2017, në lagjen nr 6 në Korçë, ky shtetas duke
drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një pemë dekorative. Më pas është përplasur edhe me një mjet të parkuar në pronësi të shtetaist Q.K, i cili ka marrë disa dëmtime të lehta në këmbë. Pas kryerjes të testit të alkoolit, shtetasi R.S rezultoi se ishte  nën efektin e pijeve alkoolike, si edhe drejtonte mjetin i pa pajisur me  leje drejtimi.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin B.I vjeç 48, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se   në rrugën e fshatit Çiflik, duke drejtuar motoçikletën tip “Niponja” ka dalë nga rruga, është dëmtuar vetë drejtuesi dhe bashkëshortja, shtetasja S.I, vjeç 46, të cilët, pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
U ndalua një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.
Z.B 49 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën
“Arrest në burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim të
bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 283/1 dhe 284/1 të Kodit Penal.
Në datën 07.09.2016 në banesën e këtij shtetasi u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike Cannabis Sativa si edhe u sekuestruan 53 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.O, vjeç 48, banues në Berat, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Fier-Rroskovec, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Kurjanit, duke drejtuar autobusin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Dajang” pa targë, që drejtohej nga shtetasi A.N vjeç 21, banues në Rroskovec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Gjirokastër.
Goditet një tjetër rast i "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike ".
Sekuestrohen 5 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
K.L 23 vjeç, banues në lagjen “Dunavat i Parë”, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi :
Gjatë kontrollit të ushtruar në  babesën e tij, në ambjentet jashtë banesës, në një fuçi, iu gjet 5 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.M, vjeç 35, me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Gjirokastër– Valare, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, ku si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë, si dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi E.N vjeç 38, banues në Gjirokastër, pasagjer i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin R.P, vjeç 19, banues në fshatin Adriatik, pasi dyshohet se  në Fushë Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi N.N vjeç 29, banues në Thumanë, Krujë, për pasojë është dëmtuar R.P dhe pasagjeri D.U, vjeç 40, banues në Adriatik, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.T, vjeç 17, pasi dyshohet se në fshatin Rranxa Bushat, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Yinziang” pa targë, është  fërkuar me mjetin tip “Opel”,  të shtetasit K.J, vjeç 41, me leje drejtimi italiane, banues në fshatin Rranxa Bushat, si pasojë është dëmtuar drejtuesi motorit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pasagjeri i motorit, shtetasi T.D, vjeç 19, banues Trush, i cili pas marrjes mjekim në spital u largua për banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Dibër
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Muzgu"
Sekuestrohen armë, drogë dhe municione luftarake.
Sekuestrohen 3.25 kg Cannabis Sativa,  1 armë zjarri Automatik, 25 fishekë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër,  në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, dhe armbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Muzgu".
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
T.L 40 vjeç, banues në fshatin Kastriot-Dibër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i'u  gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
3.25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e ndarë në 3 pako të paketuara me natriban
1 armë zjarri Automatik, me banojetë shtizë.
1 krehër me 25 fishek model 56
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", parashikuar nga nenet 283/2, 278/5, të  Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 23.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.J, vjeç 52 banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se  pranë një materniteti në shesh ndërtim të një subjekti, u kap duke vjedhur vegla pune. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Shyqyri Brari”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Z.GJ vjeç 38 ku kanë marrë disa bizhuteri dhe nje sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.V, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë ish bashkëshorten, E.Ç vjeç 46, banuese në Tiranë. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.F, vjeç 42 banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Shemsie Haka”, ka goditur me grusht në fytyrë, shtetasin A.D, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshortët, L.S dhe F.S, vjeç 55 dhe 30, pasi dyshohet se L.S në banesë ka goditur me pëllëmbë në fytyrë nusen e djalit, V.I vjeç 27, ndërsa F.S ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të bashkëshortes. Nenet 130/a/1 dhe 236/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 23.07.2017, u ndalua shtetasi F.S, vjeç 39 banues në Devoll, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet e kryera rezultoi se është autor i ngjarjeve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Isuf Elezi”, ka goditur me grusht dhe ka dëmtuar xhamin e lokalit të shtetasit A.K vjeç 53, banues në Tiranë. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.B, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Islam Alla”, ka fyer e shqetësuar në telefon, shtetasin H.D, vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.K, vjeç 30, pasi dyshohet se  në banesë, bashkëshorti, M.K vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.H dhe P.Q vjeç 52 e 57 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në hyrje të QSUT-së, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, në rrugën “Kujtim Laro”, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Volksvagen” i shtetasit R.M vjeç 34, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e lënies ndezur të një cigareje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 23.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Demir Gashi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.T vjeç 52, ku kanë marrë nje sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka goditur me shpulla dhe ka kanosur me fjalë shtetasen A.K, vjeç 39, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.A, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Dajtit”, ka kanosur me fjalë shtetasen E.SH, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 23.07.2017, u arrestua shtetasi G.M, vjeç 36, banues në Kamzë. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi dyshohet se  në rrugën e ’’Kavajës’’, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë dhe një kaçavidë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 22.07.2017, në rrugën “Hazbi Serani”, ka goditur me grusht shtetasin Q.M, vjeç 38, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.C. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, gjatë natës në fshatin Mnik, Ndroq, janë vjedhur 3 pompa uji për vaditje, në pronësi të shtetasve SH.B, I.B dhe D.B, vjeç 38, 36 e 57, banues në fshatin Meni. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.F vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën ”Besim Alla”, ka shqetësuar me zhurma fqinjin, shtetasin B.L, vjeç 68, banuese në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, shtetasja K.B, vjeç 23, banuese në Farkë e Madhe, ka bërë kallëzim se tek terminali i autobusëve të jugut, pranë sheshit “Shqiponja”, ka konstatuar se i kishin vjedhur telefonin tip “Samsung S6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, në Kashar, në banesë, është vet’helmuar me fotoksinë shtetasi R.V, vjeç 65 dhe ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza”. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve H.C dhe OC, vjeç 32 e 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Teodor Keko”, kanë goditur me mjete të forta në kokë shtetasin A.S, vjeç 54, banues me qera në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 23.07.2017, tek brezi i pishave në plazhin e Spillesë, përballë nje hoteli, në kroskotin e mjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit K.S, vjeç 33, banues në Berat, janë vjedhur nje sasi eurosh dhe lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017,  në fshatin Gosë, është vjedhur pa thyerje banesa e shtetases H.M, vjeç 70, banuese në fshatin Gosë, Rrogozhinë, ku janë marrë një sasi lekësh dhe eurosh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 23.07.2017,  gjatë natës, në lagjen nr. 4, para banesës, shtetasit  O.D,  vjeç 25 në mjetin tip “Benz” i  kanë  vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u  ndalua shtetasi në kërkim P.F vjeç 53, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, në lagjen nr.17/1, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit F.M  vjeç 58, ku kanë marrë 1 televizor, 2 laptop, 2 unaza floriri, nje sasi lekësh e sende të tjera. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.M, M.B dhe L.B, vjeç 42, 49 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në lagjen Nr.13, shtetasit A.M e M.B, kanë goditur njëri tjetrin, ndërsa shtetasi L.B, ka thyer xhamat e mjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit A.M. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen N.T, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës, është kapur në flagrancë  duke vjedhur telefonin celular “Iphone”-6, të shtetases J.T, vjeç 26, banuese në Elbasan. Neni 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 23.07.2017, në lagjen Nr.4, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore,  shtetasja K.D vjeç 19, e cila ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 23.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen H.H, vjeç 50, banuese në Shijak, pasi dyshohet se djali i burrit, shtetasi G.H, vjeç 28 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 23.07.2017, në fshatin Ardhishtë, Shijak, pranë banesës së saj është gjetur e djegur në trup shtetësia Xh.S. 64 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën.
Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit algjerian L.M, B.Z dhe B.F, vjeç 19, 19 e 19, pasi dyshohet se  kanë qenë prej disa ditësh në ambientet e Qendrës së Mbyllur për të huajt në fshatin Karreç dhe në ambientet e Qendrës, kanë lënduar me sende rrethanore trupat e tyre, morën mjekim dhe janë larguar përsëri pranë Qendrës së Mbyllur për të huajt në Karreç. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017 është  marrë informacion  se në Lagjen "Kongresi  i  Elbasanit" ndodhej një shtetas  i dëmtuar.
Menjëherë  kanë shkuar shërbimet  e  policisë  kanë  njoftuar ambulancën dhe kanë dërguar  shtetasin për ndihmë  mjekësore  në  spitalin Kirurgjik Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore  rezultoi se  shtetasi Xh.Gj., 37 vjeç  banues  në Elbasan për motive të dobëta, në Lagjen "Kala" dyshohet  të jetë  goditur  me  mjete të mprehta. Shtetasi  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2017, rreth orës 12:00, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 23.07.2017, në fshatin Boboshticë, është vjedhur banesa e shtetasit LL.P vjeç 53, me ku kanë marrë  një stofë elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 23.07.2017 në fshatin Shqeras, janë djegur banesat e shtetasve A.N dhe F.N, vjeç 51, ku ka dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll
Më datë 23.07.2017, në fshatin Çipan-Devoll, në banesën  e dhëndrrit të tij shtetasit A.M, është vetëvarur shtetasi F.Ç, 78 vjeç, banues në fshatin Sul-Devoll.
Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra prej familjarëve, rezulton se pas humbjes së bashkëshortes së tij para pak kohësh, ky shtetas qëndronte në banesën e vajzës dhe bashkëshortit të saj.
Materialet do t'i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për: "Shkaktimi i vetëvrasjes" parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 23.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin K.L, vjeç 20, banues në Trebinjë, Pogradec, pasi dyshohet se  në Pogradec, ka goditur me sende të forta shtetasin E.O, vjeç 34, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017,  u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia në kërkim policor L.L, vjeç 17 larguar nga banesa dhe më datë 14.07.2017,  deklaron se është larguar me dëshirën e saj.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.N vjeç 24, banues në Berat, pasi dyshohet se  në urgjencën e spitalit, ka prishur qetësinë publike dhe ka kundërshtuar patrullën e përgjithshme të policisë. Nenet 274 e 236/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Policia ndalon autorin e tretë të vjedhjes së 40 milionë lekëve të një banese në Fier.
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur ndalimi i G.M, 20 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e
sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/3 i
Kodit Penal.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2
shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur
shumën prej 40 milion lekësh në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 22.07.2017, duke shpuar një pus në tokën në pronësi, është dëmtuar në bark shtetasi A.B, vjeç 38, banues në Bubullimë, i cili pas ndihmës së marre në spitalin e Lushnjës, është nisur për në Spitalin e Traumës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 22.07.2017,  në fshatin Çermë e Sipërme, në banesë, shtetësia M.L, vjeç 31 ka pirë mbi dozë medikamentesh mjekësore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Vlorë
Policia Kufitare ka kapur një person në kërkim, si autorin e dyshuar në lidhje me disa
vepra penale.
Më datë 23.07.2017, Policia Kufitare ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit K.P. 34 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij është bërë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në tentativë për të
kaluar telin rrethues të PKK Portit Vlorë me qëllim që t’i shmangej kontrollit të
pasagjerëve.
Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë për këtë shtetas, ka rezultuar së është
dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me
dhunë” neni 139 i Kodit Penal.
Gjithashtu, shtetasi K.P rezulton i shpallur në kërkim edhe për dy vepra të
tjera penale:
Nga Sektori i Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” neni 183 i Kodit Penal.
Për një ngjarje të ndodhur më datë 22.07.2017, pasi ka vjedhur me anë të
mashtrimit një motorr uji në pronësi të shtetasit J.B.
Kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin O.Z 30 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë pasi në rrugë operative policia më datë 23.07.2017, gjatë një kontrolli të ushtruar në oborrin e banesës së tij, në një sipërfaqe prej 10 m2, kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Materialet u referuan në prokurorine e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale
“Kultivimi i bimëvë narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal

Më datë 23.07.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’10 Korriku, janë vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.R, vjeç 31 dhe “Benz” në pronësi të shtetasit A.S, vjeç 33, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u ndalua shtetasi N.B, vjeç 34 banues në lagjen “24 Maji”, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Plazhi i Vjetër”, i ka vjedhur një çantë me nje sasi eurosh dhe një aparat celular të markës “Samsung” , shtetasit G.R, vjeç 31, banues në lagjen “Pavarësia”. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”,  shtetasit O.M vjeç 29, banues në Fier, i kanë vjedhur targat  në mjetin tip “BMW” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, në  Himarë, duke thyer xhamin e mjetit tip “Benz”në pronësi të shtetasit M.P, vjeç 57, banues në Tiranë, i kanë vjedhur një çantë grash me sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen E.H, vjeç 37, banuese në  Tiranë, pasi dyshohet se në datën 20.07.2017, nëpërmjet mesazheve me celular dhe komunikimit në rrjete sociale, ka përndjekur shtetasin G.GJ, vjeç 37, banues në Lezhë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.P vjeç 21, pasi bashkëshorti, shtetasi E.B, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.K vjeç 48 banues në Sarandë, pasi dyshohet se  më datë 22.07.2017, në fshatin Vrion, ka goditur me grusht shtetasin M.B, vjeç 55, banues në fshatin Shkallë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për rënien e zjarrit më datë 19.07.2017, në kodrat e fshatit  Malçan dhe Qesarat, ku është djegur një sipërfaqe 100 ha kullotë e shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 23.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.F, vjeç 20 pasi dyshohet se  bashkëshorti, shtetasi E.D vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 23.07.2017, në banesën e shtetasit N.S, vjeç 75, banues në Torovicë, Lezhë, ka rënë zjarr, ku si pasojë janë djegur materiale të ndryshme. Shkaku i rënies së zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit nga një tub i sobës së gatimit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 23.07.2017, në Ishull-Shëngjin, në afërsi të superstradës, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 36, banues në Rrëshen, punonjës i policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe i kanë hedhur një bidon me benzinë, ku nga zjarri i shkaktuar është djegur pjesërisht sedijla e mbrapme dhe tapiceria. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 23.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.D, vjeç 34, banues në Laç, Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, e ka dënuar më 9 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, është paraqitur në poliklinikën e qytetit Mamurras, e mitura vjeç 3, banuese në Fushë-Mamurras, e cila nga pakujdesia ka konsumuar një sasi lëngu e cila ndodhej në një shishe tek banesa. E mitura u dërgua në QSUT Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.S, vjeç 65, banues në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se  në këtë fshat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen I.Sh, vjeç 17, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, ka bërë kallëzim shtetasja M.G, vjeç 20, se e ka fyer me fjalë. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Z.GJ vjeç 60, banues në fshatin Ushtelenxë, pasi dyshohet se  në lagjen “Nazmi Rushiti”, në dyqanin e mishit ka ndërtuar një tendë druri pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin K.S vjeç 51, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në lagjen “Gjokë Doçi, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Y.H, vjeç 44, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se  në lagjen “Gjokë Doçi, në lokalin piceri, ka ndërtuar një tendë druri pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Dibër.
Vijon operacioni "Roja e Gjelbër".
Goditet një rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".
Sekuestrohen 6  metër kub lëndë drusore dhe automjeti që  transportonte lëndën drusore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë orëve të fundit kanë evidentuar e goditur një rast tjetër.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
A.B, 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.
Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në  hyrje të qytetit të Peshkopisë, është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me një automjet kamion tip "IFA".
Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër ,  për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës datë 09.06.2017, që bën fjalë për braktisje të foshnjës, më datë 23.07.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia D.K vjeç 20, e larguar nga banesa më datë 08.06.2017, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat. Neni 124 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më date 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin SH.XH, vjeç 55 banues në Synej, Kavajë, pasi dyshohet se  në zonën e Karpanit, i është sekuestruar një motor lundrues, pasi i kishte skaduar certifikata e mjetit. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000 ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 NT, neni 28, ”Mosdeklarimi i ndryshimeve”.

Më date 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.F, vjeç 37, banues në Lezhë, pasi dyshohet se  në Kune, Lezhë, iu sekuestrua një motor lundrues pasi nuk kishte dokumentacionin përkatës. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000.

Më date 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.P, vjeç 42, banues në Lezhë, pasi dyshohet se  në zonën e Rërës Hedhur, Lezhë, iu sekuestrua një motor lundrues pasi nuk kishte dokumentacionin përkatës. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000. 

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për bllokimin e një motori uji, më datë 23.07.2017, u referuan materialet  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin N.M, vjeç 26, banues në Durrës. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000, për mjetet lundruese, neni 13/4, 18/5 dhe 29 /1, si dhe për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit”. Neni 236 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.I, vjeç 33, banues në Sarandë, pasi ju gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy motorë uji, të cilat dyshohet se nuk janë të certifikuara dhe regjistruara. Ligji Nr. 8663, datë 18.09.2000.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 23.07.2017, në PKK Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim P.F, vjeç 53 banues në Pukë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.M, vjeç 35, banues në Përmet, depërtuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se  pranë S P K M Kakavijë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.B, vjeç 33, banues në Pukë, depërtuar nga autoritetet greke, pasi dyshohet se  pranë S P K M Kakavijë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Tre Urat, Përmet.
Goditet një tjetër rast i tentativës së "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Në Pikën e Kalimit Kufitar "Tre Urat", në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi R.M me automjetin tip "Benz", dhe pasagjer shtetasin L.Z.
Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në Scaner.
Pas kontrollit në Scaner rezultoi se në serbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
R.M 22 vjeç, banues në Lushnje.
L.Z 22 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 23.07.2017, në PKK Muriqan, në dalje, u kap shtetasi në kërkim A.SH, vjeç 23, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 291, 48/c e 49 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...