Tre Urat, Përmet. Goditet një tjetër rast i tentativës së "Trafikimit të lëndëve narkotike".

Tre Urat, Përmet. Goditet një tjetër rast i tentativës së "Trafikimit të lëndëve narkotike"(PER VIDEO KLIKO MBI LINK) 24.3URAT

Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në Pikën e Kalimit Kufitar "Tre Urat", në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi R.M me automjetin tip "Benz", dhe pasgjer shtetasin L.Z.

Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në SCANER.

Pas kontrollit në SCANER, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

R.M, 22 vjeç, banues në Lushnje.

L.Z, 22 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2.

24.3URAT1 2

24.3URAT3

24.3URAT3

24.3URAT4

24.3URAT5

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...