Tiranë, arrestohet një shtetas për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare"

Tiranë. Arrestohet shtetasi M.M, 21 vjeç, banues në Tiranë.tirane

Më datë 24.07.2017 shërbimet e Policisë pranë D.V.P. Tiranë arrestuan shtetasin M.M., 21 vjeç, pasi ky shtetas për shkakt të një konflikti të çastit, për motive banale dyshohet se ka qëlluar mbi të atin shtetasin M.M.,62 vjeç, punonjës policie, duke e lënë të vrarë dhe ka plagosur të ëmën, shtetasen N.M., 47 vjeçe e cila kishte ndërhyrë për ti ndarë.

Shtetasia N.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja dhe një pistoletë e llojt TT model 56.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M.M., 21 vjeç për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...