Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni policor "ZGJIMI"

Shkodër, Finalizohet me sukses operacioni policor "ZGJIMI" Drejtoria Shkoder

Ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër është finalizuar me sukses Operacioni policor "Zgjimi ", ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative është bërë i mundur ndalimi i shtetasit:

B.K, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Zyra Qëndrore Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga nenet 81-110 190/2 i Kodit Penal Italian.

Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...