Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 25 Korrik 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 24.03.2017, ora 20:15, në Kodër Kashar, tek ish reparti ushtarak, ka rënë zjarr e po digjen shkurre, pemë frutore dhe rrezikohen disa banesa që ndodhen pranë. Shërbimet zjarrfikëse dhe banorët e zonës punojnë për fikjen e zjarrit, por terreni është i vështirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 25.07.2017,  ora 03:40, në kodrat e fshatit Fikas, ka rënë zjarr, ku digjen shkurre dhe ullishte. Punohet për fikjen e zjarrit nga shërbimi zjarrfikës.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion Paraprak
Më datë 24.07.2017, ora 17:50, në fshatin Valë, Skrapar, ka rënë zjarr në pyllin me lisa dhe shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion Paraprak.
Më datë 24.07.2017, ora 14:20, në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në kodrën me ullishte dhe shkurre. Në vendin e zjarrit, janë dërguar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Punohet për vënien nën kontroll dhe fikjen e zjarrit.

Më datë 24.07.2017, ora 13:50, në fshatrat Golem dhe Dushk, në kodrat me ullinj dhe shkurre ka rënë zjarr, ku janë djegur 4 dynym me shkurre dhe janë përzhitur nga flakët, 15 rrënjë ullinj të shtetasit I.A, vjeç 65 banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 24.07.2017, ora 22:00, në fshatin Drashovicë, në faqe të malit ka rënë një vatër zjarri, ku digjen shkurre dhe rrezikohen ullinj, i cili në orën 21:46, zjarri u fik. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 24.07.2017, ora 23:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në faqe të kodrës ka rënë një vatër zjarri, i cili në orën 01:46, zjarri u fik. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 24.07.2017, ora 23:37, në lagjen “11 Janari”,  ka rënë një vatër zjarri, ku digjen shkurre e hala pishe, i cili në orën 01:26, zjarri u fik.  Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Tepelenë.
Arrestohet një shtetas për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E.R 34 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Në datë 23.07.2017 dyshohet se ka vendosur zjarr në vendin e quajtur "PALAHOR", në kodrat e fshatit Luzat, Tepelenë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe prej dy hektarësh kullot me shkurre.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 24.07.2017, ora 13:49, në fshatin Tershenë, në vendin e quajtur “Shkalla e keqe”, ka rënë zjarr në pyll, për momentin nuk ka rrezik për banoret. U njoftuan shërbimet.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Informacion paraprak.
Më datë 24.07.2017, ora 13:00, në fshatin Lura 1, ka rënë zjarr, ku po digjet barë i thatë dhe shkurre. Shërbimet dhe komuniteti po punojnë për fikjen e zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 24.07.2017, gjatë natës, në  Gjirin e Lalzit, tek nje kompleks shtetasit E.H, vjeç 37, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “BMW X5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 17, banues në Kavajë, pasi në Golem, përballë nje kompleksi i ka vjedhur nje sasi eurosh, frangash dhe lekesh  shtetasit SH.K vjeç 55 banues në Kosovë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nje sasi lekesh. Nga veprimet e kryera rezulton autor i ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.X vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, duke u paraqitur si punonjës i hipotekës, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit I.Z, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 41, banues në Plavë, Mal i Zi, pasi dyshohet se  me anë të mashtrimit kompjuterik, ka transferuar nje sasi Eurosh drejt një llogarie bankare në Malin e zi, të destinuara për një blerje online, nga ana e shtetasit E.Ç, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 143/b i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 21, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, ka vrarë me armë zjarri babain M.M vjeç 55 punonjës policie në Kom Pol Nr. 5 dhe ka plagosur nënën, N.M, vjeç 47, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta tip “TT”e të atit. Nenet 79/c, 79 c/22 dhe 278 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 23.07.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 34, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se  në rrugën “Dajt-Tiranë”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në një kanal, për pasojë është dëmtuar pasagjeri, A.B, vjeç 19, banues në Babrru, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.GJ, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin B.S, vjeç 44, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi tek “Zogui Zi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Max”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, në rrugën “Aleksandër Marteli”, një mjet ka aksidentuar shtetasen I.O vjeç 77 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hysen Xhura”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 24.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi F.P, vjeç 52, banues në Katund i Ri, me leje drejtimi, pasi në Katund  Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar fëmijën vjeç 8, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.F, vjeç 23, banues në Manzë, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 4, tek stacioni Trenit, duke  drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin SH.B vjeç 46, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit M.R  dhe A.H, vjeç 59 e 50, banues në Tiranë e Durrës, pasi dyshohet se  në Tetor 2016, kanë mashtruar dhe  i kanë marrë nje sasi Paund dhe Eurosh, shtetasit SH.R, vjeç 65, banues në fshatin Grekan, duke i premtuar se do ti siguronin pasaportë bullgare dhe do ta ndihmonin atë për të dërguar vajzën në Angli. Nenet 143/2, 245/1 dhe 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 24.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 24, banues në fshatin Hoçisht, pasi në I.E.V.P. Drenovë, ku vuan dënimin, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen E.E vjeç 33, banuese në Korçë, bazuar në nenet 128/b e 320 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 24.07.2017, nga Sektori i Qarkullimit Rrugor, filloi procedimi penal në
gjendje të lirë për shtetasin:
V.Zh 69 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke drejtuar mjetin Peugeot”, ka goditur mjetin tip Benz” furgon me drejtues shtetasin S.M. 31 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar pasagjerët e mjetit fugon shtetasit H.M 67 vjeç,
dhe D.M 65 vjeçe, banues në Berat, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në Spitalin
Rajonal Berat dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penal ‘’Shkelja e
regullave të qarkullimit rrugor’’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen H.M, vjeç 58 banuese në Fier, faturist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit Fier, pasi dyshohet se  i ka faturuar afrofe konsum uji të pijshëm, shtetasit B.H, vjeç 68, banues në Fier, i cili nuk ka kontratë për furnizimi. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen E.B, vjeç 29, banuese në Fier, pasi dyshohet se , në fshatin Sheqishte, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Dajang” me drejtues shtetasin O.C vjeç 68, banues në fshatin Suk, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja L.C, vjeç 63, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D vjeç 22, banues në fshatin Libofshë, pasi tek pedonalja “Jakov Xoxa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 24.07.2017, u ndalua shtetasi B.SH, vjeç 54 banues në fshatin Vajzë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.H  vjeç 40, banues në Lushnjë,  pasi dyshohet se  më datë 23.07.2017, në aksin rrugor Sarandë-Himarë, në fshatin Borsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar të miturin vjeç 7, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Tre Urat, Përmet.
Goditet një tjetër rast i tentativës së "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Në Pikën e Kalimit Kufitar "Tre Urat", në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi R.M me automjetin tip "Benz", dhe pasagjer shtetasin L.Z.
Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në SCANER.
Pas kontrollit në SCANER, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Pesha totale e lëndës ishte 15 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
R.M, 22 vjeç, banues në Lushnje.
L.Z, 22 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2.

Më datë 24.07.2017, në fshatin Dragot, Tepelenë, në shtratin e lumit Vjosë, në afërsi të nje lokali u gjetën 36 thasë me mbetje të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 170 kg në gjendje të lagur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 283/1 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.P vjeç 35, banues në Lezhë, pasi dyshohet se  më datë 24.07.2017, në Shengjin, u kap duke ushtruar lojëra fati pa licencë, duke ju shmangur detyrimeve tatimore. Nenet 197 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.E, vjeç 31,bazuar në  nenin 248 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.A, vjeç 43,  banues Korçë, pasi dyshohet se  u kap me mjetin kamion tip “Benz” duke transportuar 39 televizorë plazma me mangësi në dokumentacion. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin XH.S, vjeç 40, banues Patos, pasi dyshohet se  në qytet, në lagjen nr. 6, u kap duke shitur 50 arka me banane me mangësi në dokumentacion. Nenet 180 e 190 të  Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara një institucioni ka hedhur një shishe me lëngë ndezëse, e cila ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme materiale. Neni 154 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.A, vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 25.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.S, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti B.S, vjeç 44 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e ndaluar, F.S vjeç 39, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se  më datë 21.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, i ka vjedhur pompën e ujit, shtetasit F.SH, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë GJ.M vjeç 49 banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se  në bulevardin “Bajram Curri”, në urbanin e Unazës, i ka vjedhur portofolin, shtetases M.D vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Kavajës”, në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.M vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u ndalua shtetasi E.SH, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 24.07.2017, në nje qender tregtare shtetasit J.H, vjeç 22, banues në Tiranë, i ka vjedhur celularin. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017 në spital ka vdekur shtetasi B.XH, vjeç 87, banues në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.H, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke vendosur një rrjetë teli, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka goditur me thikë buke, nënën, N.A, vjeç 63, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.H dhe L.H, vjeç 50 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtrojnë dhunë fizike ndaj prindërve (vjehrrit) B.H e V.H vjeç 87 e 77, të cilëve u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.G, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 20.07.2017, tek rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, ka kanosur shtetasen L.L, vjeç 54, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit V.A dhe L.K, vjeç 39 e 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Ali Ibra”, po kryenin punime pa leje. Punohet për kapjen e L.K. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.L, vjeç 73 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Aleksandër Martini”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për rrëzimin nga ballkoni i shtetasit B.H, më datë 24.07.2017, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 24.07.2017, në Tufinë, tek qendra Tranzitore e Emergjencave, si pasojë e një cigareje, është djegur çadra e shtetasit kosovar B.B vjeç 77  banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.C dhe E.D, vjeç 35 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se , në rrugën e “Dajtit”, kanë goditur me sende të forta, shtetasit B.L dhe E.K, vjeç 49 e 48, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.C dhe E.D. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 24.07.20017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses S.T, vjeç 20. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 24.07.2017, shtetasi E.G, vjeç 25 banues në Kamzë, kallëzon se më datë 21.07.2017, në Kamzë, në rrugën “New York”, i kanë vjedhur të mjetit tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 25 banues në Kamzë, pasi dyshohet se  në Kamzë, i ka vjedhur motorin tip “Dayang” shtetasit L.D, vjeç 33. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur I.L, A.M, U.M dhe SH.M, vjeç 16, 16, 16 e 15, pasi dyshohet se  gjatë natës, në Paskuqan, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit SH.R, vjeç 65. Nenet 134, 25 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H.C dhe O.C, vjeç 32 e 64, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, shtetasi M.V vjeç 68, banues në Tiranë, kallëzon se, në linjën e autobusit Tirana e Re, është goditur me grusht nga fatorinoja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A vjeç 26, banues në Kombinat, pasi dyshohet se  në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetaset D.F dhe B.L, vjeç 33 e 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Besim Alla”, kanë kanosur njëra tjetrën.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.Y, vjeç 36, banues në Turqi, pasi dyshohet se  më datë 20.07.2017, nëpërmjet rrjetit social i ka dërguar mesazh kërcënues me foto pistolete, ish bashkëshortes V.X, vjeç 33 banuese në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, shtetasi I.D, vjeç 46, banues në Durrës, punonjës Policie, kallëzon se në Stacionin e Policisë Golem, është fyer për shkak të detyrës nga shtetasi SH.M, vjeç 55 banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Kavajë.
Informacion.
Arrestohet në flagrancë shtetasi  S.V.
Më datë 24.07.2017 shërbimet e Policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin S.V 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën "Durrës-Rogozhinë" në vendin e quajtur "Mbikalimi Vorrezave", duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip "Iveco" me drejtues shtetasin B.Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi:
Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip "Mercedes".
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S.V., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit S.T e D.M, vjeç 45 e 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në Golem, tek nje lokal kanë goditur me grusht, shtetasin N.V, vjeç 29, banues në Kavajë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 24.07.2017, në lagjen nr. 15, në oborrin e banesës të shtetasit T.Q, vjeç 55, është gjetur e hedhur 1 granatë luftarake, e cila u çmontua nga Njësia Antieksploziv. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin  e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin D.H, vjeç 63, banues në Durrës, pasi dyshohet se  dhëndri, A.D  vjeç 38, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.RR, vjeç 49, banues  në   Durrës, pasi dyshohet se  në lagjen nr. 13, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.D dhe M.D, vjeç 26 e 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se   lagjen nr. 16,  kanë  goditur me sende të forta,  shtetasin D.Ç vjeç 50, banues Durrës.  Nenet  89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, tek Shkëmbi Kavajës, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi A.E, vjeç 74. Nga veprimet e kryera  rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin  e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.M vjeç 51, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  djali, T.M, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 24.07.2017, në ambientet e I E V P Fushë Krujë, tek dushet u gjet e fshehur dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 11 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 283/1 e 324/b të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 38, banues në Kosovë, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Fushë  Krujë– Laç, në fshatin Hasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.H, vjeç 77, banues  në Fushë  Krujë, i cili ndodhet në  spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin D.R, vjeç 27, banues në  Krujë, pasi dyshohet se, në fshatin Hasan, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.B vjeç 29, banues në fshatin Koxhas, pasi dyshohet se  në Koxhas, pranë banesës, u kap, duke ndërtuar një garazh pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin  e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin  R.H, vjeç 57, pasi dyshohet se  bashkëshortja, H.H, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20106, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen H.H, vjeç 57, banuese në Shijak, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj bashkëshortit R.H, vjeç 57. Neni 130/a i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.S, vjeç 27 banuese në Elbasan, pasi dyshohet se  më datë 21.07.2017,  në banesë, bashkëshorti, K.S, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.P, vjeç 50, banues në fshatin Mamël, pasi dyshohet se  në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin A.B vjeç 57, banues në Mamël. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.H, vjeç 37, banues në Durrës, pasi dyshohet se  ndërmjet telefonit ka kanosur shtetasin Q.S vjeç 33 banues në Elbasan.Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.K, vjeç 60, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka dëmtuar banesën e shtetases A.C, vjeç 50, banuese në Cërrik. Neni 150 i Kodit Penal.  

Më datë 23.07.2017 në fshatin Floq, ka rënë zjarr dhe është djegur 300 m2 me barë të thatë e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 206/a.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin K.K, vjeç 63, banues në fshatin Gjocaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas bënë ndalimin e shtetasit në
kërkim:
L.LL, 31 vjeç banues në Prrenjas.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë
11.07.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236
i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin D.SH vjeç 36, banuese në Korçë, pasi dyshohet se  bashkëshortja, M.SH, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet Familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 37, pasi dyshohet se  bashkëshorti G.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.D, vjeç 21, pasi dyshohet se bashkëshorti E.H, vjeç 30 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Ndalohet një shtetase për veprën penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e
shtetases :
M.B 54 vjeçe, banuese në Pogradec.
Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendim nr 99, datë
23.07.2017, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën
penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit
Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin SH.D vjeç 53 banues në Tiranë, administrator i nje firme private dyshohet se në lumin Shkumbin, tek “Ura e Golikut”, ka dëmtuar shtratin e lumit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec,  për shtetasin J.B, vjeç 27, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes K.B  vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 24.07.2015, nga Seksioni i policimit në komunitet, u plotësua kërkesë-padia
për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen:
F.P. 51 vjeçe, banuese në Berat, pasi djali i saj shtetasi E.D 50 vjeç, banues në Berat ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669 datë
18.12.2006.

Më datë 25.07.2017, nga Seksioni i policimit në komunitet, filloi procedimi penal në
gjendje të lirë për shtetasin:
L.Z. 43 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur shtetasin F.A. 52 vjeç, banues në
Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penal “Kanosja’’,
parashikur nga neni 84 i Kodit Penal.

Berat
Ushtron dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes.
Arrestohet nga policia.
Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.Z 43 vjeç, banues në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.Z. 42 vjeçe, banuse në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penal ‘’Dhuna në
familje’’, parashikur nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 24.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasin:
B.K. 49 vjeç, banues në Skrapar, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin A.Sh 41 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penal “Dëmtime
të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit
në kërkim:
E.S, 20 vjeç banues në Elbasan
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë
13.07.2016, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” parashikuar
nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 49, banues në Fier, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait, LL.K, vjeç 53. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen A.K, vjeç 32 pasi dyshohet se  në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës, RR.K, vjeç 54. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 24.07.2017, rreth orës 18:45, në lagjen “Gafur Muço” Lushnje, në banesën e shtetasit K.P, 30 vjeç, në katin e fundit të banimit të pallatit nëntë katësh, ka shpërthyer një bombul gazi.
Në momentin e shpërthimit, në banesë ka qënë duke gatuar bashkëshortja e shtetasit K.P, shtetasja A.D, 26 vjeçe e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë si edhe shërbimi zjarrëfikës të cilët evakuan banorët e tjerë të pallatit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Zjarri tashmë është fikur dhe nuk ka persona të lënduar.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.C, vjeç 45, banues në fshatin Dukas, pasi në Ballsh,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.L, vjeç 92, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  nusja e djalit,  D.L, vjeç 50, banuese në Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 24.07.2017, shtetasi I.H, vjeç 42 banues në Orikum, kallëzon se në Karaburun, tek gjiri i “Shën Janit”, duke gjuajtur peshk me pushkë deti, është dëmtuar nga shpërthimi i një lëndë plasëse në det. Punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.R, vjeç 53, banues fshatin Hysoverdhë, pasi dyshohet se  më datë 20.07.2017, në ambientet e spitalit, i ka marrë celularin, shtetases D.N banuese në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.Z, vjeç 61, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi, J.DH, vjeç 66, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj,  Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.A, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit H.T dhe R.T, vjeç 76 e 51, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se  më datë 23.07.2017, në lagjen “Punëtore”, kanë goditur me mjete te forta shtetasit M.Ç, B.Ç dhe R.Ç, vjeç 30, 35 dhe 35, banues në Gjirokastër.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.P, vjeç 69, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se, në fshatin Lazarat, në kopshtin pranë banesës, ju gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 15 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me lartësi 100-170 cm. Neni 284 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 24.07.2017, në fshatin Labovë e Vogël, Njësia Administrative Odrie, Bashkia Gjirokastër, nga kontrolli i ushtruar, në një ambient të hapur janë konstatuar 1500 gropa, ku pranë tyre ndodheshin 1500 fidanë në kubik të dyshuara të llojit Canabis Sativa.  Punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H vjeç 54, banues në Lezhë, pasi tek kryqëzimi i Shëngjinit, u kap duke drejtuar pa me leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 24.07.2017, shtetasi T.N vjeç 45 banues në fshatin Grykë Lumi, kallëzon se më datë 07.07.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja R.N, vjeç 30. Materialet u referuan në Prokurorinë e  e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Më datë 24.07.2017 në Shëngjin, tek nje kompleks shtetasi M.LL, vjeç 26, banues në Shëngjin, duke pedaluar me biçikletë, ka humbur kontrollin, për pasojë është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.N vjeç 43 pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë ndaj babait,  N.N vjeç 67. Punohet për kapjen e B.N.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për kapjen e shtetasve GJ.P dhe D.B, vjeç 38 e 31 banues në Durrës dhe Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se  në Shkopet, në banesën e GJ.P nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike, kurse D.B i punësuar çoban bagëtish tek GJ.P ju gjet dhe bllokua 1 automatik, 1 krehër, 50 fishekë dhe 1 armë gjahu me 1 fishek. Punohet për kapjen e GJ.P dhe D.B. Nenet 137, 278/2/3 dhe 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.G, vjeç 61 banues në Rubik, Mirditë, pasi dyshohet se  në Rubik, ka kanosur më fjalë, shtetasin F.K vjeç 52, banues në Rubik. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 22.07.2017, në lagjen “Guerrile”, pranë banesës është dëmtuar me një shufër hekuri, shtetasi A.B, vjeç 57, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.Z, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  në lagjen “Naim Gjylbegu”, ka kanosur me fjalë, shtetasen O.T, vjeç 25, banuese në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.B, vjeç 40, banues në Bahçallëk, pasi dyshohet se  në fshatin Beltojë, ka ndërtuar një parking pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 24.07.2017, në fshati Rripë, nga këputja e një teli elektrik është djegur 15 dynym me shkurre e kullota. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.N, vjeç 51 pasi dyshohet se  bashkëshorti B.N, vjeç 48, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Pukë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.C vjeç 33, banues në fshatin Pobreg, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 7, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.SH vjeç 19 pasi dyshohet se  në banesë, ka goditur me grusht, babain Q.SH, vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 23.7.2017, në fshatin Vranisht, ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit Q.C, vjeç 41, ku është djegur baza ushqimore. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç vjeç 58, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se  më datë 21.07.2017, në fshatin Vajkal, ka vjedhur lopën e shtetasit H.GJ, vjeç 32. Neni 134/1, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin D.LL vjeç 22, pasi dyshohet se  më datë 23.07.2017, në  banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait, M.LL, vjeç 59. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.P vjeç 33, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases E.LL vjeç 21. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasit XH.XH, J.XH dhe Y.R, vjeç 64, 25 e 46, banues në fshatin Suç, pasi dyshohet se  në këtë fshat, kanë goditur njëri tjetrin me  sende të forta. Neni 89 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.D vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në P K K Rinas, u kap me një kartë identiteti të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim L.M vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më  datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.K, vjeç 44, banues në Tropojë, pasi dyshohet se  në Kune, Shëngjin iu bllokua një motor deti i paregjistruar të cilin e përdorte pa autorizim. Nenet 24, 29 të ligjit 8663 datë 18.09.2000. 

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Vlorë, për shtetasin D.L vjeç 34, banues në Dukat, Vlorë, pasi dyshohet se, në Karaburun, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një skaf i braktisur, në pronësi të tij. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, nenet 13 dhe 29 pika 1.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 23.07.2017, në fshatin Vrisera, u kap 1 shtetas sirian, emigrant i paligjshëm, i cili mbas intervistimit u procedua me urdhër largimi vullnetar.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...