Gjirokastër. Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Gjirokastër.25gjr

Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme,  për parandalimin e kultivimit të bimëve  narkotike, si dhe  goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në vijim të kontrolleve të  territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike,  më datë 24.07.2017,  në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve   shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar  1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dh (R) K, 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").

E(N)K, 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
 (Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").

A.Xh, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës)
(Për veprën penale "Moskallëzim i krimit")

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.

25gjr1

25gjr2

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...