Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 15 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14.06.2017, ora 18:40-19:10, te Pazari i Ri, subjekti politik “Libra”, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19:50- 21:05, në fshatin Krrabë, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 20:00-20:50, në fshatin Krrabë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 14.06.2017, ora 18:00-19:00, në Babrru, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 18:45- 19:30, në Babrru Shpat, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19:30-20:00, në Babrru Qëndër, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 14.06.2017, ora 18:10-18:50, në Marqinet 2, e Gërdec, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19:00–20:00, Në Marqinet 1, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 14.06.2017, ora 19:25-19:46, në fshatin Bago, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 17:00-18:40, në lagjen nr. 3, Kavajë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19:25-19:46, në lagjen nr. 3, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19:25-19:46, në lagjen nr. 3, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 18:00-19:00, në lagjen nr. 2 në Kavajë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 21:00-21:24 , në fshatin Memzotaj, Kavajë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë 14.06.2017, ora 19:37-20:05, në fshatin Blerimaj, Kavajë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 14.06.2017, ora 19:00-20:45, në fshatin Lekaj, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.06.2017, ora 18:30-19:30, në lagjen nr. 1, subjekti  politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 19:00-20:00, në lagjen nr. 15, subjekti  politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 19:00-20:00, në Sektor Rinia, subjekti  politik Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 19:00-20:00, në Sukth, lagja e Mesme, subjekti politik Partia Demokratike,  ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.06.2017, ora 19:00-20:00 në  Fushë Krujë, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 08.03.2017, ora 18:30-20:00, ne fshatin Xhafzotaj, subjekti politik Partia Socialiste,  ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 19:30-20:30 , ne fshatin Gjepalaj, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 14.06.2017, ora 12:00-13:00, në fshatin Steblevë, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017 ora 14:30-15:30, në fshatin Polis, subjekti politik Partia Demokratike, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017 ora 11:30-12:30, në fshatin Zdrajsh Orenjë, subjekti politik Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 16:00-17:00, në fshatin Arrëz Babje, subjekti politik  Partisë Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 14.06.2017, ora 09:30-10:30, në fshatin Lenie, subjekti politik  Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 11:00-12:00, në fshatin Grabovë e Poshtme, subjekti politik  Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  14.06.2017, ora 13:00:00-14:00, në fshatin Grabovë e Sipërme, subjekti politik  Partia Socialiste, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 14.06.2017, ora 20.00-21.00, në fshatin Zëmblak, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi një aktivitet elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 14.06.2017, ora 19:45-20:45, në fshatin Velabisht, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 14.06.2017, ora 11:00-14:30, në fshatin Velagosh, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 18:00-20:00, në fshatin Tapi, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 20:00-21:30, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 14.06.2017, ora 13:00-14:00, në qytetin Gjirokastër, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datën 14.06.2017, ora 20:10-21:30, në qytetin e Libohovës, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 14.06.2017, ora 20:00-20:40, në qytetin e Përmetit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.06.2017, ora 19.30-20.30, në Shenkollë, subjekti politik Partia Socialiste, ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 18.00-19.00, në Merqi, subjekti politik Partia Demokratike ka zhvilluar takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.06.2017, ora 11:30–12:00, në lagjen “Ahmet Haxhia”, subjekti politik Partia Libra, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 12:30–13:00, në lagjen “Ahmet Haxhia”, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 10:00–11:00, në fshatin Shtoj i Ri, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 11:30-12:00, në lagjen Ahmet Haxhia, subjekti politik Partia Libra, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 12:30-13:00, në lagjen Ahmet Haxhia, subjekti politik Partia Drejtësi Integrim Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Shtoj i Ri, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 14.06.2017, ora 09:00–10:00, në fshatin Shkoze, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 09:00-10:00, në fshatin Shkoze, Gjegjan, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 14.06.2017, ora 11:00-12:00, në fshatin Llugaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 13:00-14:00, 16:10-18:10 e 18:30-19:10, në lagjen Dardania, Bajram-Currit, në fshatin Dragobi e në fshatin Valbonë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 14:00-15:00, 16:00-16:45, 16:30-18:00 e 19:10-20:10, në qytetin e Bajram Currit, në lagjen Dardani, në fshatin Margegaj e fshatin Valbonë, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 14.06.2017, ora 12:00-13:30, në fshatin Selishtë, subjekti politik Partia për Drejtësi e integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 16:00-17:00 e 17:00–18:00, te Pallati i Kulturës e te sheshi i Pallati të Kulturës, Peshkopi, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.
Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 14.06.2017, ora 19:00-19:00, në qendër të qytetit Bulqizë, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 14.06.2017, ora 10.00-11.00, në fshatin Rukaj, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19.00-19.30, me banorë të lagjes “Pjetër Budi”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 14.06.2017, ora 19.15-1940, të qytetin e Klosit, subjekti politik Patia Demokratike. ka zhvilluar një takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.Z, vjeç 45, banuese në Tiranë, me detyrë infermiere, pasi dyshohet se i ka marrë 1000 lekë, një shtetaseje të paidentifikuar duke e pajisur me raport mjeko-ligjor. Neni 259 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim O.A, vjeç 53 banues në Tiranë, funksionar i drejtësisë, pasi Gjykata e Lartë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionareve të tjerë të drejtësisë“ e kryer në bashkëpunim. Nenet 319/ç e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Xh dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.M, vjeç 54 e 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepa”, te tregu ushqimor, iu gjetën dhe bllokuan 210 steka cigare pa pullë fiskale, të markave të ndryshme, të dyshuara si kontrabandë. Nenet 178, 179, 180 e 149/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja D.GJ vjeç 33 banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka përplasur këmbësoren E.H, vjeç 51, banuese në Tiranë dhe është larguar nga vendngjarja. E aksidentuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Z, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Seat, është përplasur me mjetin tip “Pezho”, me drejtuese shtetasen B.LL, vjeç 31, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjerja XH.S, vjeç 22, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, në rrugën e ‘‘Dibrës‘‘, një mjet i pa identifikuar ka aksidentuar këmbësorin V.D, vjeç 67, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.E, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Vaqarr, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.T, vjeç 26 e 21, banues në Tiranë e në fshatin Ndroq, pasi në fshatin Ndroq, F.S duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me motorin tip “Dayang”, me drejtues H.T pa leje drejtimi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Port- Durrës.
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Portin e Durrësit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durres në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve kanë parandaluar dhe goditur tentativën për të trafikuar lendë narkotike drejt Italisë.
Sekuestrohen 207 kg Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi I mjetit dhe shpallet në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike.
Sherbimet e Drejtorise Vendore te Kufirit dhe Migracionit në bashkëpunim me  Efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një tjetër rast.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi I mjetit, shtetasi:
J.M 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi:
E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 14.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobuz, tip Skania me drejtues shtetasin J.M ,pas nje analize risku te hollesishme dhe verifikimeve te tjera speciale nga Specialistet e Kontrollit u konkludua se në brendësi të tij dyshohej te kishte lëndë narkotike. Ata vendosen për verifikim më të hollësishëm dhe kthyen autobuzin per kontroll në Skaner.
Në përfundim u konkludua  një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi I lëndëve narkotike" në bashkëpunim, e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/ a/ 2,  22 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.06.2017, shtetasi  E.T, vjeç 35 banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 13.06.2017, në  marketin në Rinas, një person i paidentifikuar ka blerë një stekë cigare “Malbora” me 100 euro, e cila dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.P, vjeç 20, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën e “Dëshmorëve”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçikletistin O.K, vjeç 31, banues në Durrës, i cili ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Neni290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.Ç, vjeç 61, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen Brigada 17 Sulmuese, i ka dhëne 8 copë kartëmonedha, prerje 200 lekë, të falsifikuara, shtetasit XH.L,vjeç 55, banues në Elbasan, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Neni 180 i Kodit Penal.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MARKETI”.
Sekuestrohen 310 paketa cigare të llojeve të ndryshme pa pullë fiskale dhe 1360 paketa cigare me pullë fiskale por pa dokumentacion përkatës
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “MARKETI”
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
D.SH 50 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, është konstatuar nga efektivat e policisë duke tregtuar paketa cigare që dyshohen të kenë qenë pa pullë fiskale dhe pa dokumentacion përkatës
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
310 paketa cigare pa pullë fiskale
1360 paketa cigare me pullë fiskale por pa dokumentacion përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë", “Ruajtja apo depozitimi I mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi I taksave dhe tatimeve” parashikuar nga nenet 178,179, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.B, vjeç 53, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në aksin rrugor Elbasan-Metarlugji, duke drejtuar mjetin tip “Saburu ”, ka aksidentuar shtetasin A.S, vjeç 16, banues në fshatin Bradashesh, i cili ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
QAFË-THANË
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike".
Sekuestrohen 117 fara të dyshuara si narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë transportuesja, një shtetase franceze.
Më datë 14.06.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasja franceze:
M.C 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për narkotikët e trafikun e paligjshëm
në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.J, vjeç 52, banues në Libonik, Maliq, pasi dyshohet se kryen aktivitet të shitjes së drithërave bujqësore i pa liçensuar. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin SH.G, vjeç 52 banues në Berat, pasi dyshohet se kryen blerje të drithërave bujqësore pa lëshuar faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.Q vjeç 50, banues në Korçë, pasi dyshohet se me mjetin kamjon tip “Volvo”në pronësi, kryen transport mallrash dhe nuk lëshon faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit R.G dhe M.S, vjeç 20 e 40, banues në fshatin Goriçanë, Ura Vajgurore dhe Pajovë, Peqin, pasi dyshohet se mjeti tip “Volsvagen”, figuron i vjedhur në Itali. Nen 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.M, vjeç 25, banues në Llakatund, pasi dyshohet se mjeti në pronësi, tip “Audi”, ka rezultuar i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 26, banues në fshatin Babicë, pasi në lagjen “Pavarësia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit V.A dhe V.H, vjeç 54 e 58, banues në Tiranë e Gjirokastër, pasi dyshohet se duke ushtruar funksione publike, dyshohet se kryejnë veprimtari të kundërligjshme të futjes dhe tregtimit të mallrave kontrabandë. Nenet 172, 174, 244 e 259 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin M.SH, vjeç 67 banues në Gjirokastër,pasi dyshohet se duke ushtruar funksione publike në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kryen veprimtari korrupsioni. Nenet 244 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasit M.K dhe B.B, vjeç 51 e 31, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se duke ushtruar funksione publike, dyshohet se kryejnë veprimtari korrupsioni. Nenet 244 e 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 26, banues në Gjirokastër, pasi në rrotullimin e lagjes “Puntore”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasit V.I dhe K.I, vjeç 53 dhe 33, banues në  Gjirokastër, të cilët ndodhen në spitalin nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetësja M.K dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.T, vjeç 41 e 28, banuese në Lezhë e në Rrasfik, Mirditë, M.K me leje drejtimi, pasi në Kune-Shengjin, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me një motor, që drejtohej nga K.T si pasojë është dëmtuar K.T, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M vjeç 27, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në aksin rrugor Blinisht-Troshan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.L, vjeç 38 banuese në Tirane, pasi dyshohet se në bulevardin “Bujar Bishanaku”, Shkodër, në një biznes Call Center, u gjetën 17 punëtor të pasiguruar. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor "HIGJENA"
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër

Sot me datë 14.06.2017 u finalizua me sukses Operacioni Policor “Higjena”, ku pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nr. 535 dhe 537, datë 14.06.2017 e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 186/2 të Kodit Penal, ndaj shtetasve:
D.G, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetit Shkodër.
M.M, 29 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë Specialist në Inspektoriatin Shtetëror të Shëndetit Shkodër
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
D. M, 37 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetit Shkodër.
Këta shtetas duke pasur detyrë të kontrollonin subjektet tregtare dhe të shërbimeve, për paisjen me çertifikatë shërbimet për “Desinfektim, desinsektim dhe deratizim”, në vend që të aplikonin ndëshkimin administrativ ndaj bizneseve për mungesë dokumentacioni, i paisnin subjektet me çertifikata shërbimi të fallsifikuara, kundrejt shumave prej 5.000 lekë.
Nga ana jonë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 çertifikata të falsifikuara të dhëna subjekteve nga të dyshuarit, të subjektit “Neo Vita” me administratore shtetasen Z. S. e liçencuar për “dezifiktim, disinsektim, dhe deratizim”, me aktivitet kryesisht në Tiranë, subjekt ky i çrregjistruar në QKB që në muajin Janar 2016.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor "ZGJIMI"
Ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër është finalizuar me sukses Operacioni policor "Zgjimi ", ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative është bërë i mundur ndalimi i shtetasit:
B.K, 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Zyra Qëndrore Interpol Tirana e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaros e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”, parashikuar nga nenet 81-110 190/2 i Kodit Penal Italian.
Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H vjeç 22, banues në Shkodër pasi në rrugën “Ludovik Saraçi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 14.06.2017, shtetasja E.G, vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, i kanë vjedhur telefonin e markës “Samsung Galaxy S6”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u ndalua  shtetasi në kërkim E.I, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.Ç, K.D e E.S, vjeç 17, 15 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në Sauk i Vjetër, kanë goditur me grushte shtetasit e mitur E.Z e E.XH, vjeç 17 e 16, banues në Tiranë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim A.G vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Tiranë
Vidhte celularët nga tavolina dhe largohej me biçikletë.
Në pranga 39 vjeçari.
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin "Taktika", ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
E.V, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën "Luigj Gurakuqi", ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 12.06.2017, në rrugën e "Kavajës", ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H.Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e "Ibrahim Rugova", ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një telefon i markës HTC
Një biçikletë e markës Gial
Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.H, vjeç 24, banues Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Tuneleve”, në Farkë, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz” ka shtypur 4 dele, të shtetasit A.Q vjeç 36 banues në Tiranë, dhe është larguar me shpejtësi, ku për pasojë 1 dele ka ngordhur. Punohet për kapjen e L.H. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, gjatë natës, në fshatin Dobresh, është vjedhur magazina e shtetasit B.SH, vjeç 43, banues në Tiranë, ku kanë marrë 1 saldatriçe, 3 gur fresibël, 1 trapan dhe disa çelësa të ndryshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Johan Fan Han”, i ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, dhe ka goditur me grushte, shtetasin D.D, vjeç 18, banues në Tiranë. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017 u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.H, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, B.H, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.B, vjeç 20, banues në Fier, pasi dyshohet se, në rrugën “Prokop Mima”, në mjetin tip “Opel”, gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sali Butka”, në një supermarket u kap duke vjedhur produkte të ndryshme ushqimore. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.T, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Myslym Shyri’’, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Emin Duraku”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Punohet për kapjen e tij. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 14.06.2017, në rrugën “Pjetër Bogdani”, u konstatua duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, shtetases Z.L, vjeç 27, banuese në Tiranë, duke i thyer xhamin e mjetit tip “Fiat” i kanë vjedhur një çantë me një sasi lekësh dhe disa sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 14.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.D, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti, I.D, vjeç 54, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.B, vjeç 68 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti S.B, vjeç 74, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.SH, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti B.SH vjeç 75, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.05.2017, shtetasi XH.Z, vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se, gjatë natës, në rrugën ‘‘Kastriotët“, i kanë vjedhur mjetin tip ‘‘Benz“. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

U arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Kastriotët’’, në mjetin tip ‘’Audi’’ iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait A.GJ, vjeç 66. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Lule Bore”, ka kanosur shtetasin GJ.GJ, vjeç 52, banues në Tiranë.Punohet për kapjen e K.P.Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.P, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para 3 muajsh, në rrugën “Çamëria”, në dyqanin e tij të celularëve, ka mashtruar për një telefon tip “Iphone”, shtetasen A.K, vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.SH, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, i ka vjedhur një sasi lekësh kushëririt S.SH vjeç 63 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e O.SH. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.G, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti K.G, vjeç 61, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.K, vjeç 22, banues në Babrru, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Deliu”, në kasetën qendrore të matësve të energjisë elektrike, ka vjedhur disa aparate matës të energjisë elektrike. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.S, vjeç 35, banues në Bathore, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 27, banues në Kamëz, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Kasall, ka vjedhur motorrin tip “Dayang”, në përdorim të shtetasit B.N, vjeç 42, banues në fshatin Kasallë. Punohet për kapjen e V.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Q, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Valias, ka vjedhur një sasi lekësh, në banesën e motrës së tij, F.U, vjeç 23, banuese në Kamëz. Punohet për kapjen e A.Q. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.L, më datë 14.06.2017, u gjet e dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.F, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Fiat”, pronë e shtetasit M.A, më datë 14.06.2017, i cili u gjet i braktisur në qytetin e Kukësit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.K, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën dytësore Vrrozen–Luz i Vogël, ka kanosur me pistoletë shtetasin V.R, vjeç 58, banues në Kavajë. Punohet për kapjen e A.K. Nenet 84 e 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në Rrogozhinë, në ambientet e I.E.V.P, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 324/a/1 të Kodit Penal.

Kavajë
Ushtruan dhunë mbi një aktivist të një force politike, arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim.

Specialistët e për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Z.B 31 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë.
B.XH, 30 vjeç, banues në Kavajë.
A.XH, 43 vjeç, banues në Kavajë.
Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit:
G. K., 37 vjeç, banues në Kavajë
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajës, është paraqitur shtetasi, A.T., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili ka kallzuar se më datë 14.06.2017, rreth orës 12:30, në Lagjen Nr 4, Kavajë është dhunuar edhe kanosur nga shtetasit e sipër përmendur me qëllimin që shtetasi A. T., të mos angazhohej në fushatën elektorale të një Subjekti Politik.
Nga kqyrja fizike që i është bërë shtetasit A.T, ka rezultuar se ka patur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe krahut të djathtë, por pa rrezikshmëri për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojmë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje", parashikuar nga Neni 329/3 I Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.P dhe M.P, vjeç  19 e 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në lagjen 18, kanë goditur me sende të forta shtetasit P.M, S.SH, A.GJ dhe S.GJ, vjeç 15, 53, 59 e 43, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.S, F.B dhe A.S, vjeç  28,40 e 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në lagjen nr. 13, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit B.A, J.A dhe E.A,  vjeç  61, 32 e 28, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, në fshatin Draç, shtetasit I.XH, vjeç 41, banues në Sukth Vendas, Krujë, i kanë vjedhur 1 orë dore, në mjetin tip BMW, dhe shtetases B.T, vjeç 24, banuese në Tiranë, në mjetin tip Volzvagen, i kanë vjedhur një çantë dore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.S, vjeç 26, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se në Kodër Thumanë, u konstatua një ndërtim pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin H.V vjeç 56, banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi dyshohet se në Arrameras, u konstatua se po kryente një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.D, vjeç 53, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases L.D, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e punohet për kapjen e shtetasit G.M, vjeç 40, banues në Sallmone, pasi dyshohet se në Sallmone, te shinat e trenit, ka kanosur me armë gjahu çifte dhe ka goditur me mjete të forta, shtetasit A.S dhe D.S, vjeç 56 e 19. Me cilësinë e provës materiale në banesë, u sekuestruan 2 armë gjahu tip “Beretta”, dhe  1 armë sportive tip “Reimgton”, të cilat i kishin me leje. Nenet 89 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 14.06.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K, vjeç 50, banues në Elbasan, pasi dyshohet se pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dëshmitar, ka dhënë deklarim të rremë. Neni 306/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje në bashkëpunim të televizorit të shtetasit E.S më datë 14.06.2017, shtetasi L.B, vjeç 24, banues në Elbasan, ka deklaruar pasi dyshohet se para disa ditësh ka blerë një televizor plazmë 55 polesh tip samsung, shtetasit M.L, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H, vjeç 37, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës T.H,  vjeç 37 duke dëmtuar dhe derën e banesës dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Nenet 130/a, 150 dhe 236  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.V, vjeç 51, banues në lagjen “Viserion Xhuvani”, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, i ka dhunuar banesën shtetasi J.GJ vjeç 57, banues në Librazhd. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.XH, vjeç 21, banues në lagjen 8, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në lagjen 8, ka tentuar ti vjedhë me dhunë biçikletën shtetasit A.V, vjeç 53, banues në lagjen 8. Neni 139 e 22 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.P vjeç 59, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1, ka ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.K, vjeç 21, banues në fshatin Dvoran, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 14.06.2017, në lagjen “Donika Kastrioti”, shtetasi L.DH, vjeç 12, banues në Berat, në rrugë, gjeti një qese plasmani e tejdukshme me 3 gr, material bimor e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 14.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.C, vjeç 39, banuese në Fier, pasi dyshohet se i vëllai, R.C, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.06.2017, në lagjen “Mbrostar Ferko”, në banesë, është vet’helmuar me tableta kundër brejtësve shtetasja B.H vjeç 22, banuese Fier, e cila ndodhet nën kujdesin e e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Fier
Nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
A.G, 57 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimi penal ndaj këtij shtetasi u bë pasi në datën 14.06.2017 në orën 14:00 u paraqit në Stacionin e Policisë Patos shtetasi O.G, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth orës 13:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në trup si dhe i është thyer telefoni i tij nga shtetasi A.G.
O.G, 18 vjeç, banues në Belinë, Patos.
Procedimin penal ndaj këtij shtetasi filloi pasi sot në datën 14.06.2017, në orën 16:00, u paraqit shtetasi A.G, 57 vjeç, banues në Belinë, Patos, i cili ka kallëzuar se në datën 14.06.2017 rreth ores 12:00 pas një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar në fytyrë me grushta nga shtetasi O.G
Policia ka dhënë vendimin për kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor për shtetasit A.G dhe O.G.
U krye kqyrja e personave ku u vërejt se shtetasit A.G dhe O.G kishin dëmtime të lehta.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Shkatërrim prone" parashikuar nga Nenet 90 dhe 150 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A.G.
Për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga Neni 90 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit O.G

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin O.J, vjeç 22 , banues në Fier, pasi dyshohet se  në lagjen 15 Tetori, duke drejtuar mjetin  tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 14.06.2017, shtetasi zviceran F.H vjeç 39, banues në Weuchate, Zvicër, pushues në plazhin e Divjakës, ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit, në Divjakë, i kanë vjedhur një çantë dore, ku ka patur dokumentet dhe pasaportën zvicerane. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen I.Z vjeç 51 , banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 10.06.2017, në lagjen Kongresi, në dyqanin e tij, shtetases A.R vjeç 44, banues në Lushnjë, i ka vjedhur dy portofola dhe një palë shapka. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.N, vjeç 66, banues në Lushnjë,  pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Klubi i shoferit” , ka kanosur shtetasin A.A vjeç 49, i cili do merrte një objekt me qera për qëllime biznesi. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.06.2017, në lagjen “Pavarësia”, është djegur plotësisht automjeti tip “Toyota” pronë e shtetasit D.D vjeç 38, banues në Vlorë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.06.2017, gjatë natës, në Orikum është  vjedhur banesa e shtetasit P.H, vjeç 63, banues në Orikum, ku kanë marrë një televizor plazma, nje sasi lekesh dhe një kokë dushi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.06.2017, në fshatin Radhimë, është vjedhur banesa e shtetasit  S.L, vjeç 63, ku kanë marë një televizor plazma 42 polësh, një laptop, një tablet, një armë gjahu dhe një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, shtetasi A.Q, vjeç 34 banues në Vlorë, ka bërë kallëzim se, më datë 11.06.2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Omonias”, 2 persona të pa identifikuar, e kanë kanosur me armë zjarri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.A, vjeç 69, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maji”, është kapur duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.H, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në datë 13.06.2017, në lagjen “Pavarësia”, ka goditur me grushte shtetasin I.D, vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin XH.B vjeç 17, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në datë 13.06.2017, në lagjen “Pavarësia”, ka goditur me grushte, shtetasin N.E. vjeç 15, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H, vjeç 55, banues në lagjen “Partizani”, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, ka goditur me sende të forta shtetasin A.RR, vjeç 46, banues në lagjen “Partizani”. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, shtetasit M.GJ, vjeç 33, lindur e banues në Sukthi i Ri, Durrës, duke punuar i kanë marrë çantën e dorës me një sasi lekësh dhe lejen e drejtimit. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.L vjeç 71, banues në Dhërmi, Himarë, pasi dyshohet se më datë 12.06.2016, në lagjen Dhrale, ka kundërshtuar punonjësit e IKMT Tiranë, të cilët po prishnin disa objekte pa leje. Neni 235 i Kodit Penal.

Më date 15.06.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.Z, vjeç 30, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti D.B, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 14.06.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.H vjeç 20, pasi dyshohet se në banesën e tij, është vet’plagosur me thikë në bark, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin O.H, vjeç 31, banues në Ksamil, pasi dyshohet se në datë 13.06.2017, në Ksamil, me vetëgjyqësi, ka hedhur një sasi gurësh, duke i bllokuar sheshin e ndërtimit shtetasit Z.M, vjeç 50, banues në Ksamil. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, L.H, vjeç 25, banues në Belsh, Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurori e Rrethit Gjyqësor Lezhe, për shtetasin Z.N, vjeç 22, banues fshatin Gjobardhaj, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup shtetasit GJ.T dhe L.T, vjeç 60 e 22, banues fshatin Gjobardhaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin  D.M vjeç 61, banues në Balldre i Vjetër, pasi dyshohet se në banesë ka bërë një ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin A.M vjeç 23, banues në Torovicë, pasi dyshohet se ka goditur me grushta shtetasin L.D vjeç 48, banues në Torovicë. Neni 90/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasin  SH.K vjeç 53 banues në Milot, pasi dyshohet se në Fushë-Milot, në anë të autostradës Lezhe-Laç, është  konstatuar se po kryente një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 14.06.2017, ka bërë kallëzim shtetasi P.N vjeç 61, banues fshatin Tarazh, pasi gjatë natës, në kasolle, i kane marrë një lope dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.S, vjeç 32, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar 4 muaj burg për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen telefonit shtetasit H.Ç, më datë 14.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.K, vjeç 24, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.V, vjeç 46, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ndoc Mazi”, jashtë ambienteve të një lokali, ka goditur me shishe shtetasin P.A, vjeç 43, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen T.M, vjeç 50 banuese në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se në fshatin Guri Zi, ka goditur me grushte kunatën V.M, vjeç 42, banues në fshatin Guri Zi. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 13.06.2017, në Q.S.U. Tiranë, janë paraqitur 8 shtetas të cilët kanë shfaqur shenja helmimi nga ushqimi i ngrënë  në një restorant.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 14.06.2017, shtetasi Ç.I, vjeç 67, banues në “Bajram Curri, kallëzon se, djali i tij E.I, vjeç 27, ka shfaqur çrregullime mendore, pasi dyshohet se në kompjuter përdor një lojë të rrezikshme. Me cilësinë e provës u sekuestrua njësia qendrore e kompjuterit dhe dy celular smartfonë me ekran. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 99 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.I dhe E.I, vjeç 50 e 44, banues ne Itali, pasi dyshohet se ne date 11.06.2017, ne dalje te Portit Durrës, kane ndihmuar për te kaluar kufirin shtetëror ne mënyre te paligjshme shtetasin e kthyer inad nga pala italiane A.K, vjeç 45 banues ne Shijak. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 297 e 298 te Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit Kosovar F.K, vjeç 66, banues ne Gjermani, pasi dyshohet se gjate kontrollit ne dalje te Portit Durres, u kap dokumente udhëtimi te falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 14.06.2017, në P.K.K, Kakavi, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin O.S, vjeç 26, banues në Berat, kthyer deportiv nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 06.05.2017, në afërsi të P.K.K, Kakavi, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë te paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.M, vjeç 30, banues në Maliq, kthyer deportiv nga Mali i Zi, pasi më datë 28.05.2017, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme në afërsi të P.K.K. Qafë–Thanë. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.T vjeç 26, banues në Bllicë, Dibër, pasi ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë e falsifikuar. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Morinë-Kukës.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas nga Policia Kufitare, për veprën penale
“Trafikimi i mjeteve motorike”.
Më datë 14.06.2017, specialistët e Policisë Kufitare Morin-Kukës, në zbatim të planit të
masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
V.K, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në hyrje të SPKM Morinë, gjatë kontrollit, rezultoi se
mjeti tip “Jaguar”, me ngjyrë blu që drejtonte, dyshohet mjet i vjedhur në Bernë-Zvicër.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Kukës, për veprën penale“Trafikimi i mjeteve motorike”, parashikuar nga neni
141/a i Kodit Penal.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 35 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët dhe Krimin Ekonomik.
7 persona në kërkim. 
12 persona për veprat penale Kanosje, Vjedhje, Dhunë në familje dhe Armëmbajtje pa leje. 1 person për veprën penale “ Dëshmi e rremë”
Janë sekuestruar rreth 207 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 3 armë zjarri dhe 1 armë e ftohtë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 69.

Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e koduara, konkretisht:
--- Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MARKETI”.
Sekuestrohen 310 paketa cigare të llojeve të ndryshme pa pullë fiskale dhe 1360 paketa cigare me pullë fiskale por pa dokumentacion përkatës
Arrestohet në flagrancë një shtetas. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji”, është konstatuar nga efektivat e policisë duke tregtuar paketa cigare që dyshohen të kenë qenë pa pullë fiskale dhe pa dokumentacion përkatës
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
310 paketa cigare pa pullë fiskale
1360 paketa cigare me pullë fiskale por pa dokumentacion përkatës.

---Tiranë
Vidhte celularët nga tavolina dhe largohej me biçikletë.
Në pranga 39 vjeçari.
Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin "Taktika", ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
E.V, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

----Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor "HIGJENA"
Arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër
Sot me datë 14.06.2017 u finalizua me sukses Operacioni Policor “Higjena”, ku pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër nr. 535 dhe 537, datë 14.06.2017 e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fallsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 259 dhe 186/2 të Kodit Penal. Këta shtetas duke pasur detyrë të kontrollonin subjektet tregtare dhe të shërbimeve, për paisjen me çertifikatë shërbimet për “Desinfektim, desinsektim dhe deratizim”, në vend që të aplikonin ndëshkimin administrativ ndaj bizneseve për mungesë dokumentacioni, i paisnin subjektet me çertifikata shërbimi të fallsifikuara, kundrejt shumave prej 5.000 lekë.


---Shkodër
Finalizohet me sukses operacioni policor "ZGJIMI"
Ndalohet një shtetas në kërkim ndërkombëtar
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër është finalizuar me sukses Operacioni policor "Zgjimi ", ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative është bërë i mundur ndalimi i shtetasit

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...