Dibër, Vijon kontrolli i territorit nga ajri e toka për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Dibër, Vijon kontrolli i territorit nga ajri e toka për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. (per video kliko mbi link)26DIBER

Goditen 2 raste në Bulqizë dhe Mat

Asgjësohen 66 bimë të kultivuara të dyshuara Cannabis Sativa

Arrestohen 6 shtetas, ndër ta  dhe një kryeplak fshati.


Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy  raste.

Në bazë të monitorimit ajror,  ka rezultuar  se në njësinë administrative Baz  janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll  në territorin e  fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë  narkotike.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit :

P.D, 28 vjeç,

R.D, 59 vjeç,

R.D, 21 vjeç

S.D, 50 vjeç (të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi B.N, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale "Moskallzim Krimi", "Shpërdorim Detyre".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale  "Kultivim i bimëve narkotike", "Moskallzim Krimi", "Shpërdorim Detyre", parashikuar nga nenet  284, 248, 300 të Kodit Penal.
___

Gjithashtu në vijim të verifikimit të kordinatave të ardhura nga monitorimi ajror,  në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi :

Z.D, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

26DIBER1

26DIBER2

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...