Rinas, Interpol Tirana ekstradon 2 shtetas, 1 shtetas Shqiptar dhe 1 shtetas Turk, të dënuar nga drejtësia Shqiptare.

Rinas, Interpol Tirana ekstradon 2 shtetas, 1 shtetas Shqiptar dhe 1 shtetas Turk, të dënuar nga drejtësia Shqiptare. interpol

Ekstradohet shtetasi Shqiptar F.H i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.

Ekstradohet shtetasi Turk A.C i dënuar me 3 vite e 1 muaj burg për veprat penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" parashikuar nga Kodi Penal.

Konkretisht:
--Më datën 15.06.2017, u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F.H, vjeç 54, lindur në Dukat-Vlorë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin penal nr. 77 datë 21.06.1996, shtetasin F.H e ka dënuar me 18 vjet në burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

-- Më datën 15.06.2017, u krye ekstradimi nga Bukureshi/Rumani drejt vendit tonë, i shtetasit turk A.C, vjeç 53.


Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 04.05.2014, nje shtetas Turk ka tentuar të kalojë pikën e Kontrollit Kufitar në Aeroportin "Nënë Tereza" nëpërmjet një pasaporte bullgare e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjate hetimeve ka rezultuar se dokumenti i fallsifikuar i është siguruar nga shtetasi tjetër turk A.C kundrejt shumës prej 1000 GBP i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport.


Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bukureshtin, u bë i mundur arrestimi i tij në Rumani, dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...