Tiranë, Finalizohet një tjetër operacion nga Seksioni Kundër Trafiqeve të paligjshme.

Tiranë, Finalizohet një tjetër operacion nga Seksioni Kundër Trafiqeve të paligjshmetirane

Shfrytëzonin vajza për prostitucion, arrestohen në flagrancë 4 shtetas

Më datë 16.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Real", në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë të shtetasve:

1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.

Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

Këtë aktivitet te kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.

Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klienteve të tyre me makine.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- 9 aparate telefonik
- 2 automjete

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,
“Prostitucioni” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...