Ceremonia e fillimit të Kursit të XI “Për Patrullë të Përgjithshme”

Ceremonia e fillimit të Kursit të XI “Për Patrullë të Përgjithshme”(per video kliko mbi link)MINISTRI-0767

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë është zhvilluar ceremonia e fillimit të Kursit të XI “Për Patrullë të Përgjithshme” për 418 kursantë, të cilët u përzgjodhën pas përfundimit me sukses të fazave të konkurimit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Punëve të Brendshme Z.Fatmir Xhafaj, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Memaj.

Drejtori i Policisë së Shtetit Z.Çako gjatë fjalës përshëndetëse ka vlerësuar punën e bërë deri tani në transformimin e Akademisë së Sigurisë, ku theksoi se tashmë Akademia e Sigurisë është një shprehje e standartit të lartë dhe suksesit të Policisë së Shtetit, falë edhe mbështetjes së Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Z.Çako theksoi se Akademia e Sigurisë nga një Qendër formale dhe pa integritet, tashmë është kthyer ne një Qendër shumë të rëndësishme në nxjerrjen e Oficerëve të Policisë, ku një vlerësim merr dhe përfshirja e vajzave në Kolegjin e Lartë të Policisë sot në masën 12.5%.

Ai ka inkurajuar studentët e rinj, si e ardhmja në misionin e rëndësishëm të Policisë së Shtetit për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe policimit në komunitet, një e ardhme që kërkon përkushtim, përgjegjshmëri, ndershmëri, kreativitet dhe shpalosjen e vlerave më të mira qytetare nga punonjësit e rinj të Policisë.

Në fjalën e tij Ministri i Punëve të Brendshme Z.Xhafaj është shprehur se sot Shqipëria është një vend shumë më i sigurt nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike, konstatim ky i bërë dhe nga organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Ka një rritje të ndjeshme të besimit të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe sot, falë edhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë kemi një Polici më të mirë, më të trajnuar dhe më të përgatitur profesionalisht, në luftën kundër krimit të organizuar, kundër lëndëve narkotike, kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Me procesin zgjedhor që po afron Ministri i Punëve të Brendshme cilësoi se tashmë prej disa vitesh Policia e Shtetit ka krijuar një traditë të konsoliduar përsa i përket sjelljes së saj në raport me proceset zgjedhore.

Roli i saj në përputhje me ligjin në proceset zgjedhore është i vlerësuar pozitivisht nga të gjithë faktorët. 
Policia e Shtetit do të ushtrojë detyrat e ngarkuara nga ligji me paanësi, me qëllim mbarëvajtjen e sigurinë e tyre për të garantuar një proces të pacënuar dhe shembullor.

Në fjalën e tij Z.Xhafaj theksoi se do të ketë zero tolerancë dhe ndëshkim të rreptë për cilindo punonjës të Policisë së Shtetit që bëhet palë me krimin, zero tolerancë në luftën e hapur kundër fenomenit të kanabisit për ta hequr kështu Shqipërinë një herë e mirë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis.

"Së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe gjithë ekipin drejtues tuaj, jam angazhuar fort për konceptimin dhe realizimin e një hapi të ri në procesin e reformimit të Policisë së Shtetit edhe përmes kryerjes së një procesi Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, për të verifikuar dhe rivlerësuar integritetin, figurën e tyre morale dhe aftësitë profesionale (sipas standardeve dhe modelit të ndërtuar për Vettingun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të Reformës së Drejtësi). Një punonjës Policie i cili direkt ose indirekt është qoftë dhe vetëm mbështetës i një subjekti kriminal, përfaqëson një rrezikshmëri edhe më të lartë për shoqërinë tonë".

Në mbyllje të fjalës Ministri i Punëve të Brendshme iu ka uruar suksese kursantëve duke u kërkuar që të punojnë fort për t’u bërë pjesë e skuadrës së Policisë së Shtetit në këtë mision të rëndësishëm, duke u arsimuar dhe trajnuar profesionalisht: "Me qëllim garantimin e sigurisë publike për të gjithë ne, për familjet tuaja, për shqiptarët, për të gjithë ata që ju kanë mbështetur në ëndrrën tuaj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Një rrugën tuaj të re, e cila do t’ju ndryshojë dhe do t’ju lartësojë jo vetëm në formimin profesional por dhe jetën tuaj, shprehem besimplotë se vendi ynë do të jetë në duar edhe më të sigurta me gjeneratat që do të pasojnë".
Më pas Minsitri i Punëve të Brendshme ka vizituar muzen dhe bibliotekën e Akademisë së Sigurisë.


Haki Çako:

”Ështe kënaqësi e veçantë për mua që kam mundësinë të prezantoj sot një nga momentet më të rëndësishme të fillimit të një rrugëtimi të gjatë shprese, pritshmërie dhe pasioni të djemve dhe vajzave që startojnë sot Kolegjin e Lartë të Policisë në Akademinë e Sigurisë.

Sigurisht që gjithkush prej jush ka ardhur në këtë dite pas një procesi ligjor dhe konkurues, shprehje e qartë e standartit tashmë të vendosur prej tre vitesh në rekrutimin e kandidatëve për në Kolegjin e Lartë të Policisë në Akademinë e Sigurisë.

Ju jeni fidanishtja e një të ardhme të rëndësishme, në misionin e rëndësishëm të Policise së Shtetit për ruajtjen e rendit, sigurisë kombëtare dhe të Policimit në komunitet.

Në një këndvështrim kohor ku ishim ku jemi dhe ku do të shkojmë, shprehemi krenar për çfarë është bërë. Prej tre vitesh Akademia e Sigurisë është transformuar tërësisht duke u shndërruar nga një Qendër formale dhe pa integritet, ne një Qendër shumë të rëndësishme në nxjerrjen e Oficerëve të Policisë, sot ne jemi krenare pasi gjatë kësaj periudhe janë pranuar mbi 2000 studente, pjesa më e konsiderueshme e tyre tashmë kontribuojnë me sukses në Policinë e Shtetit.

Për të theksuar është fakti se 44 %, e tyre kanë përfunduar arsimin e larte në fakultete të ndryshme.
Një vlerësim i jashtëzakonshëm është bërë në përfshirjen e vajzave në Kolegjin e Policisë ku rreth 35 % e tyre sot kanë ndryshuar ndjeshëm raportin nga 8 % në Policinë e Shtetit ku u gjet, ato përfaqësohen sot në masën 12.5 %. 
I gjithë ky transformim në saj të vlerësimit maksimal të bërë nga Qeveria Shqiptare në mënyrë të veçantë Kryeministri i vendit Z. Edi Rama dhe Ministri i Punëve të Brendshme, lidhet ngushtësisht me rëndësinë e misionit dhe detyrat e rëndësishme që ka sot Policia e Shtetit e në vazhdim.

Profesioni që ju zgjodhët nuk është i lehtë. Ai kërkon prej jush përkushtim, përgjegjshmëri dhe tolerancë. Kërkon që ju të shpalosni vlerat më të mira qytetare, kërkon kreativitet dhe novacion, kërkon prej jush të jeni shembulli më i mirë në të gjithë shoqërinë.

Detyrimi juaj është të angazhoheni për të dhënë maksimumin për të mbyllur me sukses këto studime. Të përkushtoheni ndaj çdo detyre që do t’ju jepet nga instruktorët tuaj, të kërkoni edhe më shumë për t’u pajisur me dijet e nevojshme për të ecur përpara.
Pranë stafit të Akademisë së Sigurisë do të gjeni instruktorë të talentuar, të përkushtuar, të gatshëm për t’ju asistuar në këtë proces mësimdhënie, të aftë për t’ju plotësuar çdo nevojë tuajën, do të gjeni miq, kolegë shumë të mirë tuaj.

Në përfundim, duke ju uruar suksese, ju falënderoj për zgjedhjen që keni bërë për t’u orientuar drejt Policisë së Shtetit për të qenë punonjës Policie, si dhe falenderoj familjet dhe prindërit tuaj për mbështetjen e dhënë.

Suksese në shkollimin në jetë dhe në profesion.

 

MINISTRI-0717

 

MINISTRI-0692

 

MINISTRI-0660

 

MINISTRI-0674

 

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...