Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16 Qershor 2017

INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 20171Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 15.06.2017, ora 18:00-19:00, në rrugën “Hamdi Sina”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.06.2017, ora 18:00-22:00,  tek sheshi “Nënë Tereza”, subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 19:20-20:00, në rrugën “ Ibrahim Basha”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 15.06.2017, ora 19:30-20:15, në rrugën “Bavaria”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.06.2017, ora 19:30-20:30, në fshatin Pezë Helmëz, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Ndroq, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 15.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Domje, në lagjet e “Elezëve” e “Karanxhëve”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.06.2017, ora 18:00-18:52, në lagjen nr. 3, Kavajë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 19:00-19:36, në lagjen nr.5, Kavajë, subjekti politik Partia Demokratik, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 19:31-20:00, në fshatin Bago, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 15.06.2017, ora 13:30-14:30, në fshatin Sinaballaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.06.2017, ora 19:00.20:00 dhe 20:00.21:00, në lagjet nr 11 dhe 17/1, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 18:00.19:00 dhe 20:00.21:00, në lagjen nr 14/1 dhe në fshatin Armadhe, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë  15.06.2017, ora 18:00-19:00, në Shijak, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017, ora 19:30-20:30, në Shijak, subjekti politik Partia Socialisti, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 15.06.2017, ora 19:00-20:00, në lagjen “Beqir Dardha”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017, ora 20:00-21:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, subjekti politik  Partisë Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017, ora 19:00-20:00, në lagjen “Vullnetari”, subjekti politik Partisë Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017, ora 11:00-12:00, në fshatin Funar, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë  15.06.2017 ora 19:00-20:00 dhe 20:00-21:00, në fshatrat Xibrrake e Shalës, subjekti politik Partisë Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë  15.06.2017 ora 14:30-15:30,në fshatin Hotolisht,subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017 ora 11:30-12:30,në fshatin Kuturman,subjekti politik Partisë Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  15.06.2017 ora 15:00-16:00,në fshatin Letem,subjekti politik  i Partisë Socialiste per Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 15.06.2017, ora 11:00-12:00,në qytetin Gramsh,subjekti politik  Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.
Më datë  15.06.2017 ora 10:00-11:00, 16:00:00-17:00, në Gramsh e në fshatin Tunjë, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 15.06.2017, ora 18:00-19:30 dhe 20:00-21:00, në lagjet “Goricë” e “Barikadë”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 18:30- 19:30, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 18:00- 19:00, në fshatin Roshnik, subjekti politik Partia Lëvizja  Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 15.06.2017, ora 16:30- 17:30, në qendër të qytetit, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.06.2017, ora 18.00-19.00, 19.10-19.30 dhe 19.40-20.10, në fshatrat Cakran, Frakull e Levan, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale të cilat përfunduan pa problem për rendin.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 15.06.2017, ora 18.00-18.30 dhe 19.25-20.30 në Çermë Sektor e Divjakë, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale të cilat përfunduan pa problem për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë
Më  datë 15.06.2017, ora 18:30-19:15, në qytet, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datën 15.06.2017, ora 20:00- 21:00, në parkun e Viroit, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datën 15.06.2017, nga ora 11:45-12:45 13:00-13:30 10:00-11:00 dhe 11:00-11:30, në Tepelenë dhe Memaliaj, subjekti politik Partia Socialiste zhvilloi 4 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datën 15.06.2017, ora 10:00-11:00, në fshatin Ballaban, Këlcyrë, subjekti politik Partia Demokratike,  zhvilloi takime elektorale, të cilat përfunduan  pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.06.2017, ora 18.00–20.00, në lagjen “Vojo Kushi”, subjekti politik Partia për Drejtësi Integrim e Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 15.06.2017, ora 18.30– 20.30, në lagjen “Dracin”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 15.06.2017, ora 11:00-13:00, në qytetin e Kukësit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 15.06.2017, ora 12:00-13:00, 17:00-18:00 dhe 18:50-19:30, në qytetin e Bajram Curri e në fshatin Dushaj, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 3 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 15.06.2017, ora 16:00-17:00 dhe 18:00-18:30, në fshatin Golaj dhe në qytetin e Krumës, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet të ketë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, motorin tip “Yamaha”. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Neni 141/a i Kodit Penal.

Tiranë
Finalizohet operacioni "Chat Line 2"
Arrestohen në flagrancë 6 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjera
Më datë 15.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Chat Line 2", në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset:
L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)
J. H., 19 vjeçe (Neni 113)
E. T., 18 vjeçe (Neni 113)
K. A., 32 vjeçe (Neni 113)
I. U., 22 vjeçe (Neni 113)
E. A., 22 vjeçe (Neni 113)
Gjithashtu janë proceduar në gjendie të lirë shtetaset:
Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)
E. L, 24 vjeçe (Neni 113)
K. M., 23 vjeçe (Neni 113)
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L.B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
7 njësi kompjuteri
7 ekrane kompjuteri
7 kamera për komunikime video online
Sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, "Prostitucion", “Shfrytëzim për prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe "Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.H, vjeç 55, banuese në Tiranë, me profesion inxhiniere ndërtimi, pasi dyshohet se në vitin 2009, me anë të mashtrimit, i ka shitur një apartament, i banuar nga persona të tjerë, për një sasi Eurosh, shtetasit J.RR, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D vjeç 35, pasi dyshohet se në vitin 2008, me anë të mashtrimit, ka marrë kredi një sasi lekësh dhe nuk e ka likuiduar, duke vendosur si garant shtetasin N.M vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Urani Pano”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.N, vjeç 28, banues në fshatin Vaqar, pasi në rrugën “Robert Zhvars”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur M.Gj, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Ford’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.Ç, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ‘’Benz’’ ka aksidentuar shtetasen V.H, vjeç 42, banuese në Lushnjë, e cila pas mjekimit në spital u largua  në banesë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dervish Hekali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “T. Max”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 36, banues në Durrës, pasi në Shen Vlash, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasit GJ.N dhe S.K, vjeç 53 e 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen 12, shtetasi GJ.N, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motoçikletën tip “YINXIANG”, me drejtues shtetasin S.K,  pa leje drejtimi, i cili është aksidentuar dhe pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.06.2017 u ndalua shtetasi në kërkim A.F, vjeç 24, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.Ç, vjeç 57 banues në Cërrik, pasi dyshohet se në tregun e fshatit Mollas, nga kontrolli i ushtruar ju gjet e sekuestrua një sasi e konsiderueshme duhan i grirë, pa faturë tatimore. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 57, banues në fshatin Murras, pasi dyshohet se në tregun e fshatit Mollas, nga kontrolli i ushtruar ju gjet e sekuestrua një sasi e konsiderueshme duhan i grirë, pa faturë tatimore. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.A, vjeç 58, banues në Berat, pasi në rrugën Skrapar-Berat, në fshatin Mbrakull, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” ka dale nga rruga dhe ka rënë në kanalin anës rrugë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Patos, pasi dyshohet se në aksin rrugor Patos- Fier, drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” i drejtuar nga shtetasi XH.S, vjeç 21, banues në Patos, për pasojë është dëmtuar pasagjeri në mjetin “Benz”, shtetasi E.S, vjeç 21, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.B, vjeç 27, banues në fshatin Cukalat, Berat, pasi në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Verbas, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka goditur shtetasin A.D, vjeç 54, banues në fshatin Zharëz, i cili udhëtonte me biçikletë e ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.K, vjeç 55, banues në Fushë Milot, Kurbin, më detyre faturist pranë O.Sh.E.E. Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i ka mbi faturuar 400 kë energji elektrike, shtetases L.K, vjeç 52, banuese në Milot. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 16.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin e mitur K.M, vjeç 14, pasi dyshohet se më datë 15.06.2017, në aksin rrugor Fushëkuqe-Patok, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin e mitur V.B, vjeç 16, pasi dyshohet se në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Hyundai”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.GJ, vjeç 72, banues në fshatin Bushat, Vau Djes, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit, duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me motoçikletën tip “Hyundaj”, të drejtuar nga shtetasi K.GJ vjeç 60, banues në fshatin Barbullush, ku për pasojë është dëmtuar pasagjeri P.V, vjeç 79, banues në fshatin Barbullush, i cili mori mjekim në spital e u kthye në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 67 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, në banesë, ka kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A, vjeç 42, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, L.A, vjeç 37. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.Q, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se motra E.K, vjeç 59, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.N, vjeç 54 e 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, në banesë, F.N u konstatua duke kryer ndërtim pa leje dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të hapur derën, ndërsa A.N nuk u ka hapur derën e banesës punonjësve të policisë pas thirrjeve të tyre, gjithashtu në banesë u gjet një punëtor që po kryente punime. Nenet 199/a, 170/a, 301 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 16.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.H, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur shtetasen G.Z, vjeç 26, banuese në Tiranë, duke i shkaktuar një gjëndje ankthi dhe frike. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 16.06.2017, u ndalua shtetasi SH.Q, vjeç 34, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, punohet për kapjen e shtetasit Q.M, vjeç 22, banues në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se SH.Q dhe Q.M janë autorët e kësaj ngjarje, ndërsa A.D u ka blerë kabullin elektrik pa dokumentacionin. Nga veprimet hetimore rezultoi se SH.Q dhe Q.M, janë autor të ngjarjeve të tjera. Nenet 134, 25 e 287/b të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke thyer urdhrin e mbrojtjes, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, A.K, vjeç 23, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e A.K.Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen B.F, vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën e Dajtit, ka vjedhur mjetin tip furgon pronë e shtetasit A.A, vjeç 30, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.C. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer urdhrin e mbrojtës dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.H, vjeç 37, banuese në Tiranë. Nenet 130/a e 321/2 të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Z, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Meka”, për motive gjakmarrje, ka kërcënuar me jetë, shtetasin E.Z, vjeç 54, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 83/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 66, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Kastrioti’’, në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 48, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.SH, vjeç 35 banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 45, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.R, vjeç 44, banues në fshatin Laknas, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.XH, vjeç 53, banues në Tiranë, me detyrë administrator i prodhimit të pllakave të trotuarit, pasi dyshohet se në Kamzë, në rrugën ‘’Korabi ‘’, ka ndotur ambientin, duke shkaktuar zhurma akustike. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 36, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Brezare‘’, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T vjeç 35, banues në Paskuqan Nr.1, pasi dyshohet se në lagjen ‘’Karl Topia’’, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 49, banues në Kamzë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Çekrez’’, në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.C, vjeç 43 banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në lagjen “Kodër e Kuqe”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luxhëria”, në Laknas, u konstatua duke kryer një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 16.05.2017, në Zallmner, pranë një shkolle ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit B.M, ku rrezikohet dhe banesa ngjitur. Nuk ka dëme në njerëz, Punohet për sqarimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.XH, vjeç 54, banues në Yrshek, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Nozllakët’’, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.J dhe A.G, vjeç 46 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandri i Madh”, janë konfliktuar me me njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 33, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur për jetën, bashkëshorten, K.K vjeç 22, banuese në Tiranë dhe familjen e saj. Punohet për kapjen e E.K.Nenet 130/a e 84 të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.SH dhe A.M, vjeç 39 e 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bedri Karapici”, për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushta me njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 52, banues në fshatin Gjokaj, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 41, banues në fshatin Bëxullë, pasi dyshohet se në banesë u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 31 banues në Lushnjë, ish punëtor në një lokal, pasi dyshohet se më datë 09.06.2017, në rrugën “Kryqëzimi i Prezës”, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, pronarit shtetasit E.P, vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e M.K.Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.A, vjeç 61, banues në Kavajë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka hequr kioskën shtetases S.RR, vjeç 58, banuese në Kavajë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.D, vjeç 23, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në Kavajë, ka goditur me grusht në fytyrë shtetasit e mitur A.Rr dhe F.Rr, vjeç 14 e 17, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 16.06.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.S, vjeç 43 pasi dyshohet se bashkëshorti, V.S vjeç 47 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.S, vjeç 27, banues në fshatin Mushnik, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me grusht bashkëfshatarin, shtetasin XH.S, vjeç 62. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.SH vjeç 57 banues në fshatin Fllakë, pasi dyshohet se   në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017,  gjatë natës, në fshatin Shënvlash, në një shkollë 9 vjeçare kanë grisur disa fletore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethi Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin  RR.I, vjeç 40, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në vitin 2011, në  lagje nr. 5, ka ndërtuar një garazh  pa leje.

Më datë 15.06.2017,  shtetasi A.H vjeç 28, banues në Elbasan, ka bërë kallëzim se tek stacioni trenit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur me mashtrim, duke luajtur me letra bixhozi, një sasi eurosh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.B, vjeç 76, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja E.B, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie  familjare”.

Më datë 15.06.2017, u plotësua kërkes-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.LL, vjeç 48, banuese në  Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi F.LL, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie  familjare”.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 13, ka goditur me sende të forta shtetasen P. R, vjeç 18, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 15.06.2017, gjatë natës, në Fushë Krujë pranë banesës, shtetasve A.M dhe E.A, vjeç 26 e 43, banues në fshatin Nikël, i janë djegur përkatësisht mjetet tip “Audi” dhe “BMË” . Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.D, vjeç 67 banues në fshatin Barkanesh, pasi dyshohet se në fshatin Barkanesh, Bashkia Krujë, në vendin e quajtur “Prroi i fshatit”, në afërsi të banesës,  ambient i hapur, territor i Komisariatit Krujë, gjatë kontrollit të territorit, u konstatuan 2 parcela dhe u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 138 bimë narkotike Cannabis Sativa. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2917, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 28, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Krujë, me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje, është vetëplagosur dhe ndodhet në spitalin e  Traumës, nën kujdesin e  mjekëve. Gjatë hetimit ka penguar zbulimin e të vërtetës. Punohet për gjetjen e armës se zjarrit dhe të shkaqeve të kësaj ngjarje. Nenet 278/2 e 301 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 16.06.2017, ne fshatin Luz, ka rënë zjarr në mjetin tip “Skania” pronë e shtetasit XH.B, i parkuar te kryqëzimi i fabrikës së çimentos. Punohet për përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.06.2017 u plotësua kërkes padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.A, vjeç 26, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, F.M, vjeç 31 banues në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Nr Unik 201706150060.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.S, vjeç 30, banues në Shetel, pasi dyshohet se në Shetel, ka goditur me grushte shtetasin R.T, vjeç 55, banues në Shetel. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për ushtrim dhune në familje, më datë 15.06.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen T.H, vjeç 37, banuese në Elbasan. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.K, vjeç 61 banues në lagjen “Shënkoll”, pasi dyshohet se më date 13.06.2017, në lagjen “Skëndërbej”, ka vjedhur dy rosa në pronësi të shtetasit E.D, vjeç 18. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Informacion paraprak
Më datë 16.06.2017, ka rënë zjarr në dyqanin me artikuj të ndryshëm të shtetases R.K, ku ka dëme materiale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.T, vjeç 34, banues në Peqin, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Xhami”, para banesës, shtetasit I.P vjeç 39, në mjetin tip “Ford” i kanë vjedhur një çantë me tesha. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.M vjeç 27, banues në fshatin Prevall, pasi dyshohet se më datë 14.06.2017 në pyllin e fshatit Përvallë, Njësia Administrative Lunik, Bashkia  Librazhd, në vendin e quajtur “Mjollë”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit  Librazhd, në një sipërfaqe iu gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 3 bimë narkotike fidanë . Punohet për kapjen e S.M.Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.LL, vjeç 43, banues në fshatin Dardhë, pasi dyshohet se në fshatin Dardhë, ka kanosur shtetasen I.Q, vjeç 40, banuese në fshatin Dardhë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.H vjeç 75, banues në fshatin Gizavesh, pasi dyshohet se në fshatin Gizavesh, ka kanosur shtetasen F.R, vjeç 61. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.H, vjeç 26, banues në Librazhd, pasi dyshohet se në Librazhd, ka kanosur shtetasen M.B, vjeç 20, banuese në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Në vijim të informacionit datë 13.06.2017, që bën fjalë, për vjedhjen e çantës me dokumente, të shtetases N.Z, më datë 15.06.2017, u ndalua shtetasi N.A, vjeç 28, banues në Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.T, vjeç 41, banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetasi V.P, vjeç 81, ka bërë kallëzim se i ka vendosur një çezmë në murin e banesës i cili si rrjedhojë ka lagështirë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin SH.Z, vjeç 69, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Ura Vajgurore, në një lokal, ka goditur me sende të forta shtetasin F.M, vjeç 63, banues në Ura Vajgurore. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.06.2017, në lagjen “8 Shkurti” në banesën e pabanuar të shtetasit E.M, i cili më datë 10.06.2017, ka ndërruar jetë (vdekje natyrale), më datë 15.06.2017, u gjet një automatik dhe një krehër me 20 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 278/ i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 33, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait, shtetasit M.S vjeç 62, duke kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.H, vjeç 51, banues në Patos, pasi dyshohet se shtetasi A.O, vjeç 45, banues në Fier, administrator i një firme private, ka bërë kallëzim se në pusin nr. 6 në Visokë, ka konstatuar se ishin vjedhur 107 tubo nafte dhe 50 purteka të cilat janë gjetur në pikën e grumbullimit të skrapit të shtetasit G.H. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit A.L, B.K dhe I.K, vjeç 42, 61 e 45, banues në Lushnjë pasi dyshohet se nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit, për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, nga Zyra Përmbarimore Lushnjë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 14.06.2016, u arrestuan në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 29, banues në fshatin Lofkën, pasi më datë 14.06.2017, në fshatin Lofkën, Njësia Administrative Qëndër, Bashkia Ballsh, në pyllin pranë fshatit, pronë publike, ambient i hapur, në sipërfaqe 8 m², në një siperfaqe u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 bimë narkotike Cannabis Sativa të mbjella nga M.B. Neni 284/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 15.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.J, vjeç 23, banues në Vlorë,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka  dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja“. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, shtetasi SH.M vjeç 46, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 10.06.2017, në lagjen “4 Heronjtë”, kanë tentuar ti vjedhin me thyerje banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.L, vjeç 59, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 14.06.2017, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 16.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.V, vjeç 18, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Modenas”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.06.2017, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim G.H, vjeç 52, banues në Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 15.06.2017, gjatë kontrollit të territorit, në vendin e quajtur “Ura e Ramadanit”, pronë publike, njësia administrative Xarrë, bashkia Konispol, territor i Komisariatit të Policisë Sarandë, në 1 sipërfaqe 45m2 dhe u asgjësuan 20 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit O.M, SH.SH dhe G.R, vjeç 36, 46 e 41, banues në Himarë e Sarandë, pasi dyshohet se , në fshatin Berdenesh, po bënin ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.M vjeç 64 banues në fshatin Shën Todër, pasi dyshohet se në fshatin Shën Todër, në vendin e quajtur “Ura e Miticës”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.D vjeç 28, banues në fshatin Balldre, pasi dyshohet se më datë 12.06.2017, në këtë fshat, ka goditur me grusht, bashkëfshatarin, shtetasin F.D vjeç 29. Neni 90/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin I.XH vjeç 30, banues në fshatin Gjorm, pasi dyshohet se gjatë natës, i ka dëmtuar derën e banesës, shtetasit B.Z, vjeç 47, banuese në Laç. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, gjatë natës, në rrugën Fushe Kuqe-Adriatik, tek një firme shtetasit V.Ç, vjeç 54, banues në Shkodër, i kanë vjedhur një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 15.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z,B, vjeç 20, banues fshatin Hebe, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim, shtetasi L.LL, vjeç 57, banues fshatin Perlat i Eperm, se më datë 14.06.2017, ka hedhur test enësh, tek depozitat e ujit të pishëm. Neni 203 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.Ç, vjeç 69, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se në fshatin Golem, është  konstatuar duke ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin A.GJ, vjeç 32, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, D.GJ, vjeç 19. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.K, vjeç 34, banues në Breglumë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte e ofenduar, shtetasin B.H, vjeç 27, banues në Bushat. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.T vjeç 25, banues në Kalimash, pasi dyshohet se me datë 10.06.2017, nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin P.B, vjeç 40, banues në Shishtavec. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 15.06.2017, në rrugën Kastriot-Peshkopi, ne ish komuna Kastriot, një shtetas i paidentifikuar, duke drejtuar një motoçikletë, ka aksidentuar shtetasen L.LL vjeç 45, banues në fshatin Kander, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Dibër
Më datë 15.06.2017, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.M, 22 vjeç, banues në njësinë Luzni-Dibër, i cili ka kallzuar se rreth orës 21.00 datë 15.06.2017, shtetasi A.(B).Sh, në bashkëpunim me persona të pa njohur, i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh, dhe pas një debati i kanë dëmtuar me gurë automjetitn tip "Benz", në pronësi të tij.
Shtetasi A.(B).Sh, pas këtij konflikti është larguar, por është kapur pak orë më vonë nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim dhe konsultë të plotë me Prokurorinë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.(B).Sh, 46 vjeç, banues në njësinë Administrative Luzni-Dibër. (Vepra penale "Shkatërrim i pronës me dashje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150, 25 të Kodit Penal).
Bazuar në deklarimet e shtetasit B.M, dyshohet që shkaku i konfliktit ka ndodhur për motive politike.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Dibrës në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Rinas
Interpol Tirana ekstradon 2 shtetas, 1 shtetas Shqiptar dhe 1 shtetas Turk, të dënuar nga drejtësia Shqiptare.
Ekstradohet shtetasi Shqiptar F.H i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.
Ekstradohet shtetasi Turk A.C i dënuar me 3 vite e 1 muaj burg për veprat penale të "Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave" dhe "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" parashikuar nga Kodi Penal.
Konkretisht:
--Më datën 15.06.2017, u krye ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F.H, vjeç 54, lindur në Dukat-Vlorë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin penal nr. 77 datë 21.06.1996, shtetasin F.H e ka dënuar me 18 vjet në burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma/Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Milano/Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Më datën 15.06.2017, u krye ekstradimi nga Bukureshi/Rumani drejt vendit tonë, i shtetasit turk A.C, vjeç 53.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 04.05.2014, nje shtetas Turk ka tentuar të kalojë pikën e Kontrollit Kufitar në Aeroportin "Nënë Tereza" nëpërmjet një pasaporte bullgare e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjate hetimeve ka rezultuar se dokumenti i fallsifikuar i është siguruar nga shtetasi tjetër turk A.C kundrejt shumës prej 1000 GBP i cili e ka shoqëruar edhe gjatë kalimit në aeroport.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bukureshtin, u bë i mundur arrestimi i tij në Rumani, dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.K, vjeç 24, banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 30.03.2017, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 15.06.2017, u kap shtetasi në kërkim A.F, vjeç 24, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 15.06.2017,  u shoqërua shtetasi E.S, vjeç 38, banues në Tiranë, për tu marrë në pyetje, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 14.06.2017, në P K K Port, në mjetin tip “Benz” u gjet e bllokua rreth 207 kg lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.E,  vjeç 28,  banues në fshatin Rrasë, Elbasan pasi dyshohet se në P K K Kapshticë, në pasaportë ju gjet një vulë greke e falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pasaporta. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 15.06.2017, në S P K Muriqan, u kap shtetasi N.R,vjeç 44, banues në fshatin Bërdicë, pasi dyshohet se më datë 14.06.2017, DVP  Shkodër, ka dhënë njoftimin për ndalimin e tij, për veprën penale “Mashtrim”.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 15.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit I.D dhe E.L, vjeç 45 e 26, banues në  Durrës e Tiranë, pasi dyshohet se në afërsi të fshatit Kllobeçisht Maqellarë, kanë tentuar të kalojnë kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri. 
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 7 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 2 persona për narkotikët dhe Krimin Ekonomik.
5 persona në kërkim. 
6 persona për veprat penale Kanosje, Vjedhje, Dhunë në familje dhe Ndërtim pa leje.
6 persona për veprën penale “Prostitucion”.
1 person për veprën penale “Përndjekje”.
1 person “Armëmbajtje pa leje”
1 person për “Ndotje e ujërave”.
Janë sekuestruar 1armë zjarri , 1 krehër dhe 20 fishekë.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 69.
Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i koduar, konkretisht:
Tiranë
Finalizohet operacioni "Chat Line 2"
Arrestohen në flagrancë 6 shtetase dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjera.
Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L.B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...