Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 26.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 12:00, në fshatin Allgjat, Ndroq, në afërsi të liqenit të Kusit, ka rënë zjarr në pyllin me pisha, nuk ka rrezik për banesat dhe banorët. Po merren masa për fikjen e tij.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 21:30, tek Liqeni i Thatë, ka rënë zjarr në një kodër, ku po digjen shkurre dhe pemë. U dërguan shërbimet dhe zjarrfikëset.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 23:45, në fshatin Qinam, njësia administrative Zallher, ka rënë zjarr, në një faqe mali. U njoftuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset.

Më datë 25.07.2017, në Kashar Kodër, pranë depos së ujit, ka rënë zjarr, është djegur një sipërfaqe e papërcaktuar kullote dhe 30 rrënjë ullinj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 25.07.2017, në fshatin Kus, pranë liqenit të Purrezit, ka rënë zjarr, është djegur një sipërfaqe e papërcaktuar kullote. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 25.07.2017, ora 03:35,  në fshatin Fikas, Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr, ku janë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe disa rrënjë ullinj, në pronësi të shtetaseve S.LL dhe R.LL, vjeç 64 dhe 70, banues në fshatin Bradashesh. Punohet për përcaktimin e shkaqet e rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 11:20, në fshatin Qytezë, Ersekë, ka rënë zjarr, në një sipërfaqe kullotë dhe pyll, pronë private. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion Paraprak
Më datën 25.07.2017, ora 16:45, në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr dhe janë  djegur pajisjet elektrike në një dhomë te banesës së shtetasit B.K. Në vendin e ngjarjes ka shkuar shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.A, vjeç 71, banues në fshatin Lin, pasi dyshohet se , në Qafë Thanë, duke djegur mbeturina të lokalit të tij, është djegur edhe 1 parcelë me sipërfaqe 2 dynym me shkurre e cila ishte lënë djerrë. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, në fshatin Fitore, Devoll, ka rënë zjarr në kasollet e shtetasve
K.T, F.T, J.Ç, A.L dhe E.L, vjeç 62, 38, 72, 50 dhe 59, banues në Fitore, ku është djegur baza ushqimore, 1 lopë dhe  2 dele. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 15:55, në fshatin Zogas, Njësia Administrative Qendër, Skrapar, ka rënë zjarr po digjen shkurre dhe ferra, rrezikohen banesat, nuk hyjnë mjetet e zjarrfikëseve, kërkoni ndihmë nga ajri, si dhe në fshatin Kuç Njësia Administrative Gjerbës, po digjen pisha dhe shkurre por nuk ka rrezik për banesa, janë njoftuar zjarrfikëseve dhe pushteti vendorë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 25.07.2017, ora 18:20, ka rënë zjarr te ish kombinati tekstile, Berat, tek nje firme fasone janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë. Punohet për fikjen e zjarrit. Informacion paraprak.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 19:30, në Uznovë Berat, në “Poçallas”, ka rënë zjarr, digjen shkurre e pemë frutore fiq. U njoftuan shërbimet. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 12:10, në lagjen “Metaj”, në fshatin Belishovë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe ullinj e po rrezikohen banesat. Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe punonjësit e policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Z, vjeç 47, banues në fshatin Metaj, Libofshë, pasi dyshohet se më datë 23.07.2017, ka djegur 6 dynum tërshërë dhe 30 rrënjë pemë frutore të shtetasit M.L vjeç 66, banues në fshatin Libofshë. Neni 151 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 21:55, në fshatin Kasnicë, Patos, ka rënë zjarr në ullinj dhe shkurre dhe janë djegur 50 rrënje dru frutor ullinj dhe qershi.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 23:30, në fshatin Vajkan Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, hardhi dhe peme frutore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe të policisë, konfirmojnë se zjarri u fik.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 11:10, në lagjen “Tushaj”, në fshatin Sevaster, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr, rrezikohen dhe banesa. U lajmërua reparti Zjarrfikës dhe forcat e rendit. Punohet për fikjen e zjarrit

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 13. 00, në fshatit Dukat Fshat, ka rënë një zjarr, po digjen shkurre po ka rrezik që zjarri tu afrohet banesave. Kanë shkuar shërbimet e rendit dhe reparti zjarrfikës. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion Paraprak
Më datë 25.07.2017, ora 22:40, mbi fshatin Bolenë, Vranisht, Bashkia Himarë, në faqe të malit, ka rënë zjarr dhe po digjen kullota e shkurre. U njoftuan shërbimet. Punohet për fikjen e  zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 25.07.2017, në Kavajë, në plazhin e Vilebashtovës, është mbytur në det shtetasi M.H, vjeç 58, banues në fshatin Gosë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i mbytjes është nga problemet kardiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 25.07.2017, shtetasja gjermane A.K, vjeç 24, banuese në Gjermani, e cila kishte marrë në përdorim mjetin tip “Fiat Panda”, kallëzon se, më datë 03.07.2017, në Jalë, Himarë, në mjet, i kanë vjedhur një valixhe me veshje dhe një valixhe me sende tualeti. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion Paraprak
Më datë 26.07.2017, në Ksamil, në një banesë-plazhi, është sëmurur dhe ka vdekur duke u transportuar për në spital i shoqëruar nga familjarët, shtetasi A.T, vjeç 45, banues në Patos Fier. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 25.07.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim F.F, M.M dhe S.O, vjeç 27, 23 e 19, banues në fshatin Guraj e Karkavec, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.H, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në numrin e shasisë të mjetit tip “Yamaha”, dhe më pas e ka shitur atë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti dhe dokumentacioni i tij. Nenet 190 dhe 141/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Porsche”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin autobus tip “Iveko”, ka aksidentuar biçikletistin B.B, vjeç 52, banues në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.GJ, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin G.D, vjeç 27, banues në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.GJ vjeç 79, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 17 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.N, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjerja D.N vjeç 34, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 26.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi tek bulevardi “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin dhe ka kundërshtuar e fyer punonjësit e policisë. Nenet 291, 242 dhe 236 të Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen R.D, vjeç 60, banuese në Durrës, nëpunëse e gjendjes civile, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017,  ka bërë kallëzim shtetasja L.B, vjeç 30, banuese në Durrës, e cila sqaron se kjo shtetase ka lëshuar një certifikatë personale me emrin e saj personave të tjerë të paautorizuar dhe pa dijeninë e saj. Neni 248 Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 25.07.2017, shtetasi A.N vjeç 51, banues në Kamzë, Tiranë, kallëzon se, në vitin 2004, vëllait V.LL, vjeç 64, banues në Durrës, shtetasi GJ.B, banues në Durrës, me anë të mashtrimit, i ka marre nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e shtetasit GJ.B. Neni 143 Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 24.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, më datë 26.07.2017, ka gjetur vdekjen në spital, fëmija vjeç  9, banues në Katund Sukth, Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin GJ.M vjeç 62, banues në Tiranë , me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore, pranë nje kompanie private në Elbasan, pasi dyshohet se në vitin 2016, duke falsifikuar nënshkrimin dhe dokumentet, shtetasit XH.B, vjeç 64 banues në Elbasan, i ka kërkuar të firmos një dokument që të vërtetojë i cili është larguar nga puna në mënyrë të vullnetshme dhe në vitin 2012 dhe nuk i ka paguar 2 muaj sigurimet shoqërore. Nenet 164 e 181  i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Berat
Procedohen penalisht dy shtetas për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Më datë 25.07.2017, Seksioni për Krimin Ekonomik & Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
L.S. 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i P.M.N.Z.SH Berat,
F.R 48 vjeç, banues Berat, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Administrimit të Pyjeve, Ujërave dhe Shërbimeve Veterinare Berat.
Procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar dëm ekonomik për sipëfaqen e djegur dhe shpenzimet e kryera për shuarjen e zjarrit në “Malin Partizan” Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, filloi procedimi
penal në gjendje të lirë për shtetasit:
B.H. 65 vjeç, banues në Berat,
H.H. 50 vjeç, banues në Berat.
Procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga
shtetasia B.T. 54 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se dy shtetasit e proceduar i kanë
përvetësuar një sipërfaqe toke prej 2 dynym, në fshatin Hingë, Berat, me anë të
mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale
“Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 186
të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi procedimi penal dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: A.M. 29 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia F.V. 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi A.M. nëpërmjet kërcënimit, i ka marrë nje sasi Paund dhe Lekësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penal
“Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Delvinë
Policia sekuestron 4 kg e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia arreston në flagrancë dy vëllezër, posedues të lëndës narkotike.
Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëvë narkotike, strukturat e policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë kanë vazhduar kontrollet në disa zona të territorit të Delvinës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shijan, konkretisht në banesën e shtetasve:
H.SH 25 vjeç, banues në Shijan,Delvinë.
F.SH, 23 vjeç, banues në Shijan,Delvinë, shërbimet e policisë kanë konstatuar një sasi prej rreth 4 kilogramë e 250 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u përket dy vëllezërve.
Policia ka bërë të mundur menjëherë arrestimin në flagarncë të tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Borsh, Sarandë
Policia arreston në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.
Shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të tjerë të kësaj ngjarje.
Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:
P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.
E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
D.K., 24 vjeç, banues në Borsh
E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:
R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu është finalizuar operacioni dhe për kapjen e dy autorëve shpallur në kërkim të konfliktit të ndodhur në Borsh të Sarandës.
Në operacion u përfshinë 30 forca policore, konkretisht:
Dy grupe të FNSH-së, forca nga Komisariati i Policisë Sarandë, Stacioni i Policisë
Himarë dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Si rezultat i operacionit, ku u rrethua gjithë zona, u kapën dy autorët e tjerë të
dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Operacioni në pyllin e fshatit Kudhës.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha
strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-
në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të
dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në
fshatin Borsh dhe konkretisht:
TH.H 26 vjeç, banues në Borsh.
XH.M 20 vjeç, banues në Vlorë.
Autori tjetër i dyshuar R.SH, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në
flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.R, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi në Nartë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin tip “Daimler Chrysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Gjirokastër.
Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Asgjësohen 1500 bimë Cannabis Sattiva të kultivuara në kubik.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën kultivimit të bimëve narkotike, më datë 24.07.2017, në vendin e quajtur "Mavrambël", në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër, në një ambjent mes pemëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, kanë konstatuar 1500 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të kultivuara në kubik.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend.
Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestuan në flagrancë shtetasit :
DH.K 33 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").
E.K 29 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.
(Për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike").
A.XH, 58 vjeç, banues në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër.( pronari i tokës)
(Për veprën penale "Moskallëzim i krimit".)
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.H vjeç 36, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në Kordhocë, duke drejtuar  mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues B.M, vjeç 43, banues në Prishtinë, Kosovë, për pasojë është dëmtuar shtetasi B.M, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin N.L, vjeç 62, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në vitet 2005-2010, me anë të mashtrimit e shpërdorimit të detyrës, shtetasit M.N, vjeç 70, banues në Grykë-Manati, Lezhë, nuk i ka dhënë shtesat në pagesën e pensionit të invaliditetit. Nenet 248 e 143/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 25.07.2017, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.P, vjeç 43, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se në Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip ”Smart”, me drejtues shtetasin GJ.K, vjeç 29, banues në Rrilë. Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit “Smart”, GJ.K, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 16.01.2017, që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi e shitja e narkotikëve”, me datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.N, vjeç 46 banues në fshatin Dobraç i Ri, Shkodër. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.V, vjeç 55, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Zues, në lokalin e tij, iu gjet një çertifikatë shërbimi për dezinfektim, e nje kompanie private e falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Shkodër
Humb jetën 60 vjeçari, ndalohet punonjësi i policisë i përfshirë në aksident.
Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë - Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ‘'OPEL'’, me drejtues mjeti P.P, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip 'Yamaha'. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.
U arrestua në flagrancë shtetasi P.P, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.S, vjeç 79, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhavit Demneri”, ka prerë tubacionet e ujit që furnizojnë depozitën e shtetasit P.P, vjeç 66, banues në Tiranë.Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.G, vjeç 80 banuese në fshatin Koçaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.K vjeç 43 banuese në fshatin Kakunj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.G vjeç 55 banuese në fshatin Koçaj, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.K dhe P.SH, vjeç 54 dhe  45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, në shesh parkimin e terminalit të autobusëve, kanë organizuar një protestë, pa leje. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, tek rezidenca Kodra e Diellit, kanë thyer xhamin trekëndësh të mjetit tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit A.I vjeç 52, banues në Tiranë, duke vjedhur 1 aparat fotografik. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.Ç, vjeç 27, banues në fshatin Stermas Tiranë, pasi dyshohet se me anë të vetëgjyqësisë i ka marrë shtetasit XH.SH, vjeç 61, banues në Tiranë, 1 dhi, me pretendimin se i kishte shkaktuar dëme në disa rrënjë ullinj. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I vjeç 65, banues në fshatin Isufmuçaj, pasi dyshohet se në Isufmuçaj, në punishten e tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Q.H vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bilal Sina”, në banesë, u konstatua se po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 25.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen SH.L, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet në banesë, ish bashkëshorti A.S, vjeç 55, banues në Tiranë, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017, u arrestua shtetasi E.Q, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Artan Lenja”, në dyqanin, në pronësi të shtetasit B.H, vjeç 38, banues në Tiranë, ka vjedhur 1 kondicioner. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, brenda ambienteve të Spitalit Ushtarak, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, pranë urës së “Institutit”, në nje market, menaxheri E.T, vjeç 30, banues në Kamzë, ka kapur duke vjedhur shtetasit e mitur J.R dhe A.M, vjeç 12 e 14, banues në Kamzë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 26.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.D, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Reshit Petrela”, iu gjet dhe sekuestrua 3 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.K, vjeç 48 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 52 banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017 u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.M, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.M, vjeç 35 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.SH vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Myslym Keta”, në magazinë, ka kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.L vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Musa Agolli”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.M vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të telefonit shqetëson dhe kërcënon në mënyrë të vazhdueshme, shtetasin E.P, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 25.07.2017, shtetasja S.M, vjeç 18, kallëzon se, më datë 23.07.2017, në nje rrjet social i kanë dërguar mesazhe me përmbajtje fyese dhe shqetësuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.T, vjeç 40, banues në Tiranë, me profesion shofer, pasi shtetasi N.N, vjeç 42 banues në Tiranë, me detyrë administrator i nje firme private, kallëzon se në fshatin Balltic, K.T është furnizuar me produktet e magazinës së firmës, duke bërë shitjen e mallrave pa kthyer nje sasi lekesh. Punohet për kapjen e K.T. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.D, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në bagazhin e mjetit tip “Seat” pronë  e shtetasit L.L, vjeç 19, banues në Tiranë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 28.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Thoma Koxhaj”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.R, vjeç 31 banues në Kavajë, pasi në fshatin Qerret, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.T, vjeç 55, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se pranë bishtit të Zhurit, ka vjedhur një thes me misra në pronën e shtetasit H.H, vjeç 53. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.GJ vjeç 35, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në banesë, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes SH.GJ vjeç 31, banuese në Kavajë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 33, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se tek stacioni i trenit Rrogozhinë, ka kanosur dhe goditur me sende të forta, shtetasin A.V, vjeç 44, banues në Rrogozhinë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nenet 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 25.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.K, vjeç 29, pasi dyshohet se bashkëshorti M.K, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.S vjeç 33, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshortja K.S, vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit V.GJ  dhe M.P, vjeç 15 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në lagjen nr 12,  i kanë marrë telefonin “Iphone” 5S, nga dora shtetasit A.K, vjeç 15, banues në Durrës. Neni 134/2 Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 42, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 1, në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2  i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, në  Sukth , është gjetur e vdekur në banesë shtetasja A.H vjeç 59.Nga veprimet e kryera   rezulton vdekje natyrale pasi ka qenë e sëmurë. Materialet i  kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Më datë 25.07.2017, në Rrushkull, në banesë, shtetasi E.K, vjeç 25, duke qenë me depresion ka pirë një sasi aspirinash dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit M.RR dhe B.RR, vjeç 40 dhe 45, banues  Tiranë dhe në Thumanë Krujë, pasi dyshohet se në ambientet e nje kompleksi në Thumanë Krujë, të cilët janë pronarë të kompleksit, kanë kanosur e penguar për zbatimin e një vendimi gjyqësor, përmbaruesen N.B vjeç 38 banuse në Tiranë, dhe kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Nenet 238 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, gjatë natës, në fshatin Hasan Fushë Krujë, është vjedhur banesa e shtetasit A.K, vjeç 45, ku kanë marrë 1 celular të markës “LG” dhe nje sasi Eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 26.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim T.D, vjeç 29, banues në Shijak, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”  në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Informacion Paraprak
Më datë 26.07.2017, në fshatin Kuqan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit LL.K, vjeç 67, ku është djegur tërësisht banesa dhe orenditë shtëpiake. Dëme në njerëz nuk ka. Punohet për përcaktimin dhe shkaqet e rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 25.07.2017, gjatë natës, në fshatin Banjë, është vjedhur, banesa e shtetasit B.H, vjeç 67 , ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.U vjeç 56, banues në fshatin Dritaj, Përrenjas, pasi dyshohet se në fshatin Dritaj, u konstatua duke ndërtuar  një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.U vjeç 61 banues në fshatin Dritaj, Përrenjas, pasi dyshohet se, në fshatin Dritaj, u konstatua duke ndërtuar  katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.D, vjeç 55, banues në fshatin Rrajc Fushë pasi dyshohet se në fshatin Ladorisht, në vitin 2014, me anë të mashtrimit shtetasit maqedonas XH.D, vjeç 61, banues në Strugë, i ka marrë nje sasi eurosh e nuk ia ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.T, vjeç 32, banues në Gramsh, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në Gramsh, në mjetin tip “Benz”, ju gjet e  sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit M.Z, M.Z dhe A.Z, vjeç 50, 22 dhe 17, banuese në fshatin Dërsnikë,  pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në Dërsnik, kanë goditur me grusht shtetasit A.P, E.G dhe E.G, vjeç 40, 38 dhe 18, banues në Dërsnik. Nenet 90 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.D, vjeç 75 banuese në Korçë, pasi dyshohet se e bija E.D, vjeç 42 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 25.07.2017,  u ndalua shtetasi B.S, vjeç 25, banues në Korçë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij, si autor i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin DH.K, vjeç 53, banues në Korçë, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Perimorja”, nga pakujdesia ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke, ku ka patur bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasve LL.B dhe E.B, vjeç 64 e 38, banues në Korçë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 26.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi  R.V, vjeç 45 banues në Korçë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës për urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme për vajzën G.V, vjeç 16, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Nenet 321/2 e 130/a/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 25.07.2017, në fshatin Bitinckël, në banesën e shtetasit S.K, vjeç 57 banues në Bitinckë, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si rezultati i një mase të llambës elektrike në dhomën e gjumit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të informacionit datë 24.07.2017,  që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 24.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.B, vjeç 27, banues në Pogradec. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetases A.M, vjeç 22, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Alarup, në banesë, shtetases B.M, vjeç 22, i ka vjedhur disa rroba, 1 unazë dhe 1 varëse floriri.  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 42, banues në fshatin Laktersh, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur për vdekje, me një armë gjahu babain I.B, vjeç 75. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasen:
R.R. 17 vjeçe, banuese në Berat, pasi në lagjen “Kushtrim”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen A.S. 17 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dëmtime
të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë kapja e shtetases të shpallur në
kërkim:
B.B. 28 vjeçe, banuese në Berat, pasi më datë 17.06.2017, ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Braktisja
e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasin:
E.Gj. 36 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta, ka goditur me shkop shtetasen M.Z. 20 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja
e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë
për shtetasin:
I.O. 51 vjeç, banues në Berat, pasi nuk ka lejuar të hyjë në mjediset e kompanisë të administruar prej tij, duke mos lejuar të kryejë detyrën shtetasin E.L. 51 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i A.M.A.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundështimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik.”, parashikuar nga neni 235/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 24.07.2017, është sjellë nga familjarët, në spitalin Fier, i vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasi M.P, vjeç 31, banues në fshatin Vidhishtë, i cili më datë 25.07.2017, ndërroi jetë. Materialet u referuan  Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin L.V, vjeç 66, banues në fshatin Metaj, pasi dyshohet se më datë 23.04.2017,   ka djegur 1500 balla jonxhë të thatë të shtetasit B.Z vjeç 47 banues në fshatin Metaj. Neni 151 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:
M.K., 34 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë
të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.K, 31 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën
penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/ i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.O, vjeç 18, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses A.M, vjeç 17.Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.N, 27 vjeç, banues në Libofshë, Fier.
V.GJ, 53 vjeç, banues në fshatin Daullas, Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi të papaisur me leje drejtimi, në aksin rrugor
Libofshë-Agim, shtetasi A.N duke drejtuar një traktor rrugor me goma, pa
targa, është përplasur me një motomjet të markës “Yamaha” pa targa, që drejtohej
nga shtetasi V.GJ
Si pasojë ka ngelur i dëmtuar shtetasi V.GJ i cili ndodhet i shtruar në spitalin
Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat
penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të
parregullt” parashikuar nga Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin
e shpallur në kërkim:
A.A 41 vjeç, banues në Patos fshat, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 21.06.2017 e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, parashikuar nga Neni 321/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
U arrestua në flagrancë shtetasi:
RR.F, 46 vjeç, banues në fshatin Gajde, Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Savër-Plug, u kap duke drejtuar në
gjendje të dehur mjetin tip “Benz Kamioçinë”.(Neni 291 i Kodit Penal).

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 25.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes për shtetasen L.M vjeç 50, pasi dyshohet se më datë 25.07.2017, bashkëshorti F.M, vjeç 51,  ka ushtruar  dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.L, vjeç 74, banues në Fier, pasi dyshohet se në fshatin Lapulec, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.RR, vjeç 49, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se në Hekal, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 25.07.2017, u ndalua shtetasi K.Y, vjeç 33, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, 20.06.2017 dhe 23.06.2017, në lagjen “28 Nëntori”, te “Sheshi i Flamurit” dhe lagjen “Pavarësia”, u ka vjedhur telefonat celular të markave “Dodge”, “Samsung” dhe “Smartphone”, shtetasve K.T, K.H, N.H dhe K.K, vjeç 16, 20 , 15, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.M, vjeç 74, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në pallatin në ndërtim ka bërë një shtesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B, vjeç 21, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, bashkë me shtetasin minoren A.O, vjeç 14, banues në Librazhd, tek nje hotel në Dhërmi, kanë vjedhur nje sasi eurosh dhe lekesh dhe më datë 15.07.2017, në Himarë, në një banesë, kanë marrë disa bizhuteri dhe në Dhërmi, në një shtëpi kanë vjedhur nje sasi lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, shtetasi P.M, vjeç 80, banues në Himarë, kallëzon se, në lagjen “28 Nëntori’, i kanë vjedhur portofolin ku kishte nje sasi lekesh dhe disa dokumente. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, në fshatin Dushkarak, njësia administrative Sevaster, në territorin e Bashkisë Selenicë, në vendin e quajtur “Zatok”, pronë publike, me informacion policor, territor i Komisariatit Vlorë, u gjet 1 parcelë e hapur rishtas u gjetën dhe asgjësuan 15 bimë narkotike Cannabis Sativa me lartësi 60-120cm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 42, banues në Orikum, pasi dyshohet se më datë 20.07.2017, në fshatin Dukat, në vendin e quajtur “Glyrat”, ka vendosur një kioskë me konstruksion hekuri, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.R, vjeç 63, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në lagjen “15 Tetori”, ka goditur me grusht shtetasen T.G vjeç 57, banues Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.G, vjeç 18, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në lagjen “Hajro Çakërri”, në Poliklinikën e qytetit, ka goditur me grusht, ndihmësmjekun V.XH, vjeç 47, banues në Vlorë. Nen 237 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, gjatë natës, në fshatin Radhimë, është tentuar të vidhet banesa e pabanuar, e shtetasit P.K, vjeç 64, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.B vjeç 20, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “24 Maji”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Në vijim të komunikatës datë 13.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, më datë 25.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.I, vjeç 31, banues në Sarandë. Neni 237 Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.B vjeç 53, banues në Fier, pasi dyshohet se në mjetin tip “Benz”, te “Ura e Kranesë”, bashkia Finiq, i janë sekuestruar disa arka me pije freskuese, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin në kërkim policor S.I vjeç 31 banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017, në Ksamil, në afërsi të nje lokali për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësit e OSHE, të Drejtorisë Rajonale Gjirokastër. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim, V.Ç, vjeç 41 dhe 24, banues në fshatrat Salari, Tepelenë dhe Havaleas Kuçovë, pasi dyshohet se në fshatin Çlirim, Finiq, V.Ç, ka vjedhur në magazinën e shtetasit  F.S, vjeç 60, banues në Çlirim Finiq, disa materiale të ndryshme pune dhe ja ka dhënë shtetasit A.H në stanin e tij në Finiq, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 1 saldatriçe dhe 2 tripan. Nenet 287/b, 300 dhe 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 25.07.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastëri dhe punohet për kapjen e shtetasve XH.M dhe M.S, vjeç 37 dhe 38, banues në fshatrat Lazarat dhe Prongji bazuar në nenin 110/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 24.07.2017, në Përmet, është vjedhur banesa e shtetasit S.C, vjeç 35, ku kanë marrë disa bizhuteri me vlerë. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 25.07.2017, gjatë natës, në Memaliaj, në segmentin rrugor  nacional, te “Ura e Memaliajt”, është prerë dhe vjedhur 150 metra kabull tokësor, në pronësi të nje firme private. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Tepelenë.
Asgjësohen 650 bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Gusmar.
Në datë 25.07.2017, në fshatin Gusmar, në vendin e quajtur “Lajthizë”, në një ambient të hapur, nga shërbimet e Komisariatit Tepelenë u gjetën të kultivuara 650 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për shtetasin:
E.K, 29 vjeç, banues në Gusmar, Tepelenë, (kryeplak i fshatit Gusmar).
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 24.07.2017, në fshatin Dajç, ka rënë zjarr në mjetin tip “Fiat Punto”, në pronësi të shtetasit B.D, vjeç 31, banues në Bushat, Shkodër, ku mjeti është djegur plotësisht. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në kroskotin e mjetit. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.GJ, vjeç 17, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se në Shëngjin, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, nuk u ka ndaluar shërbimeve të policisë në pikë kontrolli, është larguar. Nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 25.07.2017, në lagjen nr. 2, është vjedhur banesa e shtetases K.G vjeç 68, banuese në Laç, ku kanë vjedhur 2 televizorë plazma. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.P, vjeç 38 banues në Durrës, pasi dyshohet se në Shkopet, në kodër “Pergjokaj”, ju gjeten një grumbull me qymyr druri i mbuluar me plasmas, një vatër me drurë të djegur dhe një stivë me 25 m³ dru zjarri, nuk ka leje për shfrytëzim të pyllit dhe prodhim qymyri. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, në Mamurras, kanë tentuar të vjedhin zyrën e informatikës, të shkollës 9 vjeçare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 25.07.2017, është paraqitur në spitalin Rrëshen, shtetasi i mitur O.R, vjeç 14, banues në Rrëshen, i cili kishte një dëmtim të lehtë në këmbë me një mjet prerës. Materialet u referohen në Prokurorinë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 25.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.N, vjeç 36, banues në Velipojë, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në plazh Velipojë, në ambientet e lokalit tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës u bllokuan 4 makineta lojëra fati pa dokumentacion. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.SH vjeç 47, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Vojo Kushi”, po ndertonte një shtesë pallati pa leje, dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Nenet 199/a dhe 236 të Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit B.H, vjeç 30, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëshortes R.K vjeç 36. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen Z.T, vjeç 64, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Manush Alimani”, në garazhin pranë banesës, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 419 fishekë model 56. Neni 278 i Kodit Penal.

Shkodër
Vijon operacioni antikanabis për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 210 bimë Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim një shtetas
Me datë 25.07.2017 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau Dejës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, dhe monitorimit nga ajri, ku gjatë kontrollit të territorit, ne vendet e quajtura Fosek e Stana, fshati Kroni Madh dhe “Lugu Bene”, Njësia Administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 210 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen si autor i dyshuar i kultivimit të bimeve narkotike, shtetasit:
P. N. 22 vjeç, banues në qytet Shkodër.
U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 26.07.2017, në urgjencën e spitalit Shkodër, ka vdekur shtetasi D.P, 47 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet për vdekje natyrale nga infarkti. Punohet për sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të komunikatës datë 22.07.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Puke, për shtetasen L.O, vjeç 59, banuese në fshatin Micoj Fushë Arrës. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banues në Kukës, punonjëse e nje kompanie telefonike Kukës, pasi dyshohet se nje kompani private me qendër në Tiranë, e ka nxjerr debitor shtetasin T.P vjeç 68, banues në fshatin Vranisht, Has, i cili nuk ka patur numër tek kjo kompani telefonike. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.T, vjeç 86 banues në Fushë Alie, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 24.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe punohet për kapjen e  shtetasit O.B, vjeç 39, banues në fshatin Fushë Çidhën, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.M, vjeç  60, banues në Bllatë të Epërme, pasi dyshohet se në Bllatë të Epërme, ka bërë një ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 17.07.2017, që bën fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.C vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 242 i Kodit Penal.


Dibër
Vijon kontrolli i territorit  nga ajri e toka për parandalimin, evidentimin dhe goditjen  e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste në Bulqizë dhe Mat.
Asgjësohen 66 bimë të kultivuara të dyshuara Cannabis Sativa.
Arrestohen 6 shtetas, ndër ta  dhe një kryeplak fshati.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy  raste.
Në bazë të monitorimit ajror,  ka rezultuar  se në njësinë administrative Baz  janë fotografuar dy mini parcela të kultivuara me bimë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë ushtruar kontroll  në territorin e  fshatit Kalivaç, njësia Administrative Baz-Mat, ku janë konstatuar të kultivuara 55 bimë  narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u arrestuan në flagrancë shtetasit :
P.D 28 vjeç,
R.D, 59 vjeç,
R.D, 21 vjeç
S.D, 50 vjeç (të gjithë banues në fshatin Kalivaç-Njësia Administrative Baz, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike.
Në lidhje me këtë rast u arrestua edhe shtetasi B.N, 59 vjeç, me detyrë Kryeplak fshati, banues në fshatin Drita, njësia Baz, për veprat penale "Moskallzim Krimi", "Shpërdorim Detyre".
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale  "Kultivim i bimëve narkotike", "Moskallzim Krimi", "Shpërdorim Detyre", parashikuar nga nenet  284, 248, 300 të Kodit Penal.
_____

Gjithashtu në vijim të verifikimit të koordinatave të ardhura nga monitorimi ajror,  në Bulqizë është arrestuar nga Policia shtetasi :
Z.D, 54 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, në pronën pranë banesës së tij janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 11 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 33, banues në Dibër, pasi dyshohet se, në PKK Rinas, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale nje sasi Eurosh, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.L vjeç 22, banues në Miras Devoll, pasi dyshohet se më  datë 25.07.2017, në fshatin Mirasl, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni  297 i Kodit Penal.

Më datë 25.07.2017 në PKK Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim K.Ç, vjeç 33,  banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ''Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve''. Neni 190/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 25.07.2017, në PKK Port Durrës, u ndalua shtetësia B.B, vjeç 28, banuese në Berat, e shpallur në kërkim për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur''. Neni 124 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.A vjeç 32, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 24.07.2017, në afërsi të PKK Kakavijë,  ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit më datë 24.07.2017, që bën fjalë për kapjen e 3 shtetasve të huaj, më datë 25.07.2017, u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

 

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...