QAFË-THANË, Finalizohet me sukses operacioni policor ikoduar “DIEZEL”

Kontrabandonin naftë nga shteti Maqedonas dhe më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme. 

06op.diezel

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.

Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër të procedimit penal nr 402 të vitit 2016 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë finalizuar me sukses operacionin “DIEZEL” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

1. V.B., 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë–Pogradec

2. R.E., 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht-Pogradec

3. E.M., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë–Pogradec

4. A.S., 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas–Pogradec

5. M.Q., 54 vjeç, banues në Pogradec

6. E.E., 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec-Pogradec

7. K.H., 32 vjeç, banues në Pogradec

8. M.Y., 30 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme-Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të një hetimi disa mujor, të filluar në muajin Tetor 2016, rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore.

Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.

Pas verifikimit të mjeteve dhe personave, si dhe ambienteve të cilat përdoreshin për depozitimin e naftës kontrabandë, më datë 05.04.2017 u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve .

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë” parashikuar nga nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal.

06op.diezel2

06op.diezel3

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...