Durrës,Qëllon me armë zjarri automatik në ajër.Tenton të vrasë për motive pronësie punëtorët e një firme që rikonstruktonin rrugën Lalëz-Bizë.

Durrës,Qëllon me armë zjarri automatik në ajër. 26dr

Tenton të vrasë për motive pronësie punëtorët e një firme që rikonstruktonin rrugën Lalëz-Bizë.

Kapet autori pas një operacioni të pandërprerë nga Forcat e Policisë Durrës.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 28 fishekë.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe të pandërprerë që më datë 19.07.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• E.Gj 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Me të marrë njoftim Efektivet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;
• një kreher me 28 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepratpenale" Kanosja"dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...