Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 18 Qershor 2017


INFORMACIONE PËR AKTIVITETET E PROCESIT ZGJEDHOR, QERSHOR 2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë 
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.06.2017, ora 12:30- 13:30, në rrugën “Mihal Grameno”, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 18:30-19:30, tek kopshti Botanik, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 17.06.2017, ora 12:00-13:00, në rrugën “Dora Distria”, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 17.06.2017, ora 19:00-20:00, në Laprakë, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:00-20:00, në sheshin “Bukureshti”, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 17.06.2017, 18:30-19:00, në Qesarak, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 17.06.2017, ora 11:30-12:30, në Qendër Kamzë, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:00-20:30, te Pallati i Kulturës Kamzë, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:00-23:00, në Kamzë, në rrugën “Bukuresht”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 17.06.2017, ora 18:30-19:00, lagjja nr.4, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 20:00-20:30, lagjja nr.1, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:45-20:30, në Manel Helmas, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 17.06.2017, ora 18:00-21:00, në Spille Kryevidh, subjekti politik Partia Drejtësi, Integritet dhe Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:00-20:30, në Helmas, Mamel, subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë  17.06.2017, ora 19:00-20:00,në lagjen “5 Maj”, subjekti politik Partia Demokratike , zhvilloi  1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë  17.06.2017, ora 19:00-20:00, në lagjen “5 Maj”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi  1 takim elektoral,i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë  17.06.2017, ora 18:00-19:00,në qytetin e Cërrikut, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë  17.06.2017 ora 18:00-19:00, në qytetin e Cërrikut, subjekti politik  Partia Demokratike, zhvilloi 1takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë  17.06.2017, ora 17:00-18:00, në lagjen “5 Maj”, subjekti politik Partia Demokratike , zhvilloi  1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë  17.06.2017, ora 17:00-18:00, në lagjen “Xhile Liçi”, subjekti politik  Partia Socialiste, zhvilloi   1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Më datë  17.06.2017, ora 17:00-18:00, në lagjen “Holta”, subjekti politik  Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi  1 takim elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 18.06.2017, ora 20:30-21:00, në fshatin Qafë Zezë, subjekti i Partisë Demokratike, zhvilloi aktivitet elektoral, i cili përfundoj pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 16.06.2017, ora 18:00-19:00, në lagjen ‘’Dëshmorët e Kombit’’, subjekti politik Lëvizja  Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 16.06.2017, ora 20:00-21:00, në lagjen ‘’Kushtrim’’, subjekti politik Partia  Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 16.06.2017, ora 18:30-19:30 dhe 19:30-21:00, në lagjen ‘’11 Janari’’ dhe Kodra e Përpunimit, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 2 takime elektorale, të cilat përfunduan pa probleme për rendin.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datën 17.06.2017, nga ora 19:00-19:40, në qytetin e Gjirokastrës, subjekti politik Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i  cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 17.06.2017, ora 17:30-19:00, në Qytetin e Lezhës, në lagjen “Besëlidhja”, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 16:30-17:30, në Qytetin e Shëngjinit, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 20:00- 21:00, në Qytetin e Shëngjinit, subjekti politik Partia Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Blinisht, subjekti politik Bashkimi Demokristian i Shqipërisë, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 17.06.2017, ora 19:35–20:30, në sheshin para Bashkisë Shkodër, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin. 

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 17.06.2017, ora 18:00-19:00, në fshatin Osmanaj, subjekti politik Partia Socialiste,  zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:15- 20:15, në lagjen nr.5, subjekti politik Partia  Lëvizja Socialiste për Integrim,  zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi pa probleme për rendin.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 17.06.2017, ora 17:00–18:30, në fshatin Sllovë, subjekti politik Partia për Drejtësi  Integrim dhe Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.

Më datë 17.06.2017, ora 19:00–20:30, në fshatin Kastriot, subjekti politik Partia për Drejtësi  Integrim dhe Unitet, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 17.06.2017, ora 11:00–12:00, në fshatin Shupenze Bulqizë, subjekti politik Lëvizja  Socialiste për Integrim, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 17.06.2017, ora 17:00–18:00, në qytetin Burrel, subjekti politik Forumi Rinor i Partisë Demokratike, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.
Më datë 17.06.2017, ora 19:00–20:00, në qytetin Klos, subjekti politik Partia Socialiste, zhvilloi 1 takim elektoral, i cili përfundoi  pa probleme për rendin.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Tiranë
Në datën 17.06.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë në ngarkim te shtetasve:
M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
M. Z., 30 vjeç, banues në Tiranë
A. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
Hetimet filluan pasi D.V.P. Tiranë është vënë në dijeni nëpërmjet sallës operative dhe zyrtarisht me shkresën nr.5402 nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në lidhje nxjerrjen, publikimin dhe përdorimin për fushatë elektorale të një dokumeti zyrtar, një urdhër “Për shpalljen e fitueveve  për stafin Civil ne I.E.V.P Shkodër”, i nënshkruar nga ish-Drejtori i Përgjithëshëm i Burgjeve M. K., dhe i vulosur me vulën e institucionit shtetëror të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se janë shpallur fitues të një liste me 20 persona për tu punësuar pranë Institucionit të Ekzkutimit të Vendimeve Penale Shkodër.
Ky urdhër pritej të vihej në funksionim në periudhën në vijim.
Urdhëri dyshohet se eshte fiktiv dhe është  nxjerrë nga funksionare të lartë në bashkëpunim në kundërshtim me ligjin gjatë kohës në detyrë dhe është përdorur në fushatë elektorale në qarkun e Shkodrës, në datën 15.06.2017 duke ju premtuar zgjedhesve vende pune në kundërshitm me ligjet në fuqi.
Gjatë edicioneve të lajmeve në nje TV lokal ne Shkodër nga përfaqësuesi i një subjekti politik pjesëmarrës në zgjedhje, eshte shfaqur dokumenti i siperpermendur.
Dyshohet se haptazi jane konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje duke premtuar për vend pune ose favorizime të tjera në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin, veper penale e parashikuar nga neni  238 i KP .
Nga verifikimet e kryera nga ana e Specialistëve të këtij Seksioni ka rezultuar se procesi i rekrutimit të personelit për I.E.V.P Shkodër është ende në fazat fillestare të tij dhe aktualisht nuk vijon si proces.
Nga hetimet e kryera dyshohet se personat e sipërpërmendur duke përdorur vulën e institucionit kanë falsifikuar këtë shkresë, duke premtuar vende pune gjatë fushatës zgjedhore me qëllim përfitime elektorale.  
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni  328-25 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për plagosjen e rëndë të shtetasit S.N më datë 17.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.M, vjeç 38, banues në Kamzë. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.K, vjeç 25, banues në Babrru, Tiranë, pasi dyshohet se më datë 17.06.2017, në Babrru, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin U.M vjeç 36, banues në Babrru, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pistoleta “TT”, model 56 dhe 2 kapsolla të goditur. Nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Tiranë
Finalizohet operacioni "Bankomat"
Arrestohet një shtetas, tre në kërkim
Zbardhen 5 vjedhje bankomatesh të ndodhura në qytete të ndryshme
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqsorë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Bankomat“, në kuadër të të cilit është arrestuar shtetasi:
Y.G 31 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu është bërë shpallja në këkim e shtetasve:
N. G., 24 vjeç
I.G., 30 vjeç
I. G., 24 vjeç
Për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore, se janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të ndodhura:
Më datë 30.12.2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë.
Më datë 08.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Berat.
Më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë Q.S.U.T.
Më datë 20.02.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Gjirokastër.
Më datë 11.03.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një Banke të nivelit të dytë në Patos, Fier.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Një automjet i markës "Nissan Yuke", i cili rezulton i vjedhur në Tetor 2016, në qytetin e Tiranës
Dy pajisje prerëse metali me bombula gazi si ato të saldimit.
Disa komplete me vegla pune të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomateve.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes së Bankave dhe Arkave të Kursimit“ e kryer në bashkëpunim dhe  “Vjedhja“, parashikuara nga Nenet 136/2 dhe 134 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar këmbësoren K.M, vjeç 66, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.LL, vjeç 25, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në Kamzë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren E.K vjeç 22 banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motorin tip “Gemini”, ka aksidentuar këmbësoren M.A, vjeç 19 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.GJ vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Don Bosko”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi  mjetin tip “Seat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P vjeç 31, banues në fshatin Kasall Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “BMV”, të drejtuar në gjendje të dehur nga shtetasi M.M, vjeç 30 për pasojë është dëmtuar motoçiklisti, i cili pas mjekimit në spital është larguar. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit S.V dhe A.V, vjeç 18 dhe 20 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 17.06.2017, në lagjen “Brigada”, ju gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit  Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e A.V.Neni 283 i Kodit Penal.  

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen E.Ç, vjeç 44, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, shtetasja M.P, vjeç 55, banuese në Elbasan, kallëzon se nga muaji Nëntor 2009-2013, E.Ç, ka mashtruar duke mos paguar sigurimet shoqërore dhe nuk ka deklaruar pranë organit tatimor, një biznes në lagjen “5 Maj”. Nenet 143, 180 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.06.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi LL.T, vjeç 57, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen M.Ç, vjeç 72 banues në fshatin Barç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit apo prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Policia e Vlorës ka sekuestruar 23 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në në fshatin Tragjas, e cila ishte e vendosur në 4 thasë sintetike, ku i'u bë sekuestrimi i saj në cilësinë e provës materiale.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve në lidhje me këtë rast.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 19, banues në Vlorë, pasi në vendin e quajtur “Aleksandria”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Gjirokastër.
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VIROI".
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër.
Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në rrugën nacionale Tepelenë - Gjirokastër  po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, menjëherë u organizua dhe  u zhvillua operacioni i koduar "VIROI".
Si rezultat i operacionit,  në vendin e quajtur "Ura e Viroit", në hyrje të qytetit Gjirokastër,  nga kontrolli që u krye në automjetin "BMV", me drejtues shtetasin P.N dhe me pasagjer shtetasin Ç.Ç, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
P.N 38 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ç.Ç, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 17.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.T, vjeç 38, banues në Malbardhë, Milot, Kurbin, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nenet 333/a, 334 e 284/2 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Shkodër
Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe  punohet për kapjen e shtetasit  P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se u  ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një  kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.
Vepra penale në ngarkim të shtetasit  P.P.  është "Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve" parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Vau Dejës- Shkodër.
Informacion paraprak.
Më datë 17.06.2017 rreth orës 21:00  në një lokal  në Vaun e Dejës njoftohemi se shtetasi M.N, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur lehtë  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N, 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Grupi hetimor  në kohë rekord ka kryer veprimet në vendngjarje,  ku ka sekuestruar prova materiale të vlefshme  që do shërbejnë për dokumentimin e plotë  të autorësisë së kësaj ngjarjeje.
Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia,  rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qënë të ulur  në të njëjtën tavolinë në lokal.
Shtetasi F. N, është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rreziku për jetën. 
Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.
Theksojmë se autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për "Armbajtje pa leje".

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.Z vjeç 20 banues në fshatin Shelqet,  pasi dyshohet se  në Shelqet, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motoçikletën tip “Yamaha”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 290, 291 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk e lejon ish-bashkëshortin L.T, vjeç 36, banues në Tiranë, të marrë në shtëpi vajzën e mitur , 6 vjeçe. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 54, banues në rrugën “Shefqet Ndroqi” pasi dyshohet se u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, në një parking privat në rrugën “Konstandin Kristoforidhi”, ka goditur me grusht rojën e parkingut, M.F, vjeç 32 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.A, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në lokal, ka goditur me sende të forta bashkëshortin D.A, vjeç 59. Punohet për kapjen e B.A. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, gjatë natës, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasit A.R, vjeç 22, banues në Durrës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.F, vjeç 22, banues në Fier, roje parkingu, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, në rrugën “Kajo Karafili”, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje sasi lekesh  menaxherit të parkingut A.H, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, gjatë natës, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur targat të mjetit tip “Hyundai”, pronë e shtetasit D.B, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Porkurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A, vjeç 23 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, ka kanosur me fjalë për jetën punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të masës administrative ndaj mjetit tip “Ford”. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, shtetasi K.S, vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Dibrës”, është kanosur nga një shtetas me inicialin e emrit Sh. Punohet për saktësimin e gjeneraliteteve dhe kapjen e tij. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.M. dhe E.M., vjeç 16 dhe 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, në rrugën “Dalip Topi”, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.P, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti B.P, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.M, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti I.M, vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

 Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.SH, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se motra B.M, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.Z, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mahmut Allushi”, më vetëgjyqësi nuk e ka lejuar ish bashkëshortin XH.Ç, vjeç 49, të shfrytëzoj me të drejta të plota një apartament të cilën e ka me çertifikatë pronësie. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëshortët shtetasit E.M dhe B.M, vjeç  28 dhe 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes F.B, vjeç 28. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 16.06.2017, në lagjen “Bregu i Lumit”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M.L, vjeç 33. Nga veprimet e kryera rezulton, se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 17.06.2017, në Laknas, në banesë, shtetasi I.B, vjeç 46, është vetëhelmuar me pesticide perimesh, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 17.06.2017 u ndalua shtetasi në kërkim I.H, vjeç 44, banues në Paskuqan 1, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Neni 151/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.K, vjeç 71, banues në Paskuqan 2, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 60, banues në Paskuqan 1, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.L, vjeç 18, pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet mesazheve shtetasen e mitur R.K, vjeç 17. Neni 275 i Kodit Penal.


Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 21, banues në Paskuqan 1, pasi dyshohet se në Paskuqan 1, ka vjedhur banesën e shtetasit I.E, vjeç 39, ku ka marrë nje sasi lekesh. Punohet për kapjen e A.B.Neni 134 i K. P.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.K vjeç 58, banues në rrugën “Besim Alla”, pasi dyshohet se është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.J, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fadil Adushaj”, u kap duke vjedhur 1 lavatriçe, në banesën e shtetases B.K, vjeç 60.Nga veprimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjeve  te tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.T, vjeç 46 pasi dyshohet se bashkëshortja N.T, vjeç 47, banuese në Tiranë, kallëzon se D.T, ka 10 vjet që ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 17.06.2017, në fshatin Marqinet, në banesë, është mbytur aksidentalisht në një fuçi me ujë shtetasja M.K, vjeç 47. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 17.06.2017, bashkëshortët shtetasit SH.D dhe XH.D, vjeç 63, 70, banues në Durrës, kallëzojnë se më datë 16.06.2017,  janë kërcënuar me anë të telefonit nga një person. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, te Gjiri i Lalëzit, është futur në det për tu larë dhe ka rënë pa ndjenja shtetasi N.V, vjeç 60, banues në Tiranë, ku më pas ka gjetur vdekjen në Ambulancën e Manzës. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i vdekjes mendohet nga një atak kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Më datë 17.06.2017, tek “Ura e Dajlanit”, Plepa, një mjet, ka aksidentuar këmbësorin e mitur vjeç 10 banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.P, vjeç 50, pasi dyshohet se bashkëshorti  Q.P vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669 datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.06.2017, gjatë natës, në lagjen nr 13, është vjedhur banesa e shtetasit I.M vjeç 61, banues në Durrës, ku kanë  marrë 1 orë dore dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.T, vjeç 19 banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr 1, në mjetin tip “Passat”, iu  gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i  Kodit Penal.

Durrës, më 18.06.2017.
Lëvizte në qytet me armë zjarri me vete.
Arrestohet në flagrancë poseduesi I armës.
Sekuestrohet një armë armë zjarri pistoletë dhe një kreher.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me FNSH, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në terren, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Sh .S 34 vjeç, banues në Vlorë.
Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu iu gjet  dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
një armë zjarri tip pistolet model 77B dhe
një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.M, vjeç 42 pasi dyshohet se bashkëshorti A.H, vjeç 47 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit B.RR e M.RR, vjeç 45 e 40, banues në Thumanë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në kryqëzimin e rrugës Thumanë, kanë vendosur blloqe betoni, duke penguar lëvizjen e automjeteve. Neni 293 i Kodit Penal.

Krujë
Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit evidentohen disa vende të mbjella rishta me bimë narkotike Cannabis Sativa.
Asgjësohen me anë të djegies 850 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore  e Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike,  Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua  operacioni policor për kontrollin e territorit me monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtaz me gjithësej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit Cannabis Sativa.Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve.
Operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 48, banues në Elbasan, me leje drejtimi, pasi në lagjen “Shënkoll”, te “Kryqëzimi i Cërrikut”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, në lagjen “Haxhias”, është hedhur nga shkallët e pallatit, shtetasi H.H, vjeç 24 dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin S.A, vjeç 54, pasi dyshohet se djali A.A, vjeç 29 në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj tij.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.06.2017, në lagjen Nr.3, në banesë, shtetasi P.C, vjeç 33 aksidentalisht, ka rënë nga një karrocë e tërhequr me kalë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 17.06.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi P.V, vjeç 16 banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes R.M, vjeç 58.  Neni 130/a i  K.P.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 17.06.2017, në fshatin Rakickë, është vetëhedhur në pusin pranë banesës dhe ka vdekur shtetasi A.B, vjeç 35. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit F.M dhe R.N, vjeç 33 dhe 39, banues në fshatin Paskuqan, Tiranë dhe në fshatin Alie, Dibër, pasi dyshohet se më datë 17.06.2017, në fshatin Zëmblak, në mjetin tip “Benz”, ju gjetën dhe u bllokuan sendet e vjedhura në garazhin e  shtetasit K.B, vjeç 38 banues në Bilisht. Nenet 134/2 e 22 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 18.06.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, vjeç 28, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.M, vjeç 20. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetases R.T vjeç 20, pasi dyshohet se vjehrri A.SH, vjeç 54,  kallëzon se është larguar duke braktisur dy fëmijët, 4 vjeç e 10 muajsh. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetases B.B, vjeç 28, banuese në Berat, pasi dyshohet se bashkëjetuesi J.M, vjeç 40, banues në Berat kallëzon se është larguar nga banesa para 10 ditësh, duke braktisur fëmijët 5 e 8 vjeç. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.A, vjeç 23 banues në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti D.A, vjeç 30, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë  Fier. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes për shtetasen F.I,  vjeç 38, pasi dyshohet se djali A.I, vjeç 20, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë  Fier. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes për shtetasen J.P, vjeç 32, banues në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti V.LL, vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Fier. Ligji Nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 16.06.2017, në lagjen “Apolonia”, në katin e parë të një pallati, janë djegur 24 matës elektrik në boks. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.G, vjeç 19, banues në fshatin Belinë, pasi dyshohet se në fshatin Belinë, duke drejtuar pa leje drejtimi motojetin tip “Lonçin”, ka dalë nga rruga, për pasojë u dëmtua vetë  dhe pasagjeri shtetasi E.G, vjeç 22 banues në Belinë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit B.T, vjeç 29 banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 17.06.2017, ka kërcënuar dhe ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A.P, vjeç 24, banuese në Fier. Neni 110 dhe 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 19, banues në fshatin Imshtë, pasi dyshohet se në Imshtë, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin bujqësor zetor, ka dalë nga rruga për pasojë është aksidentuar shtetasi L.K, vjeç 38, banues në fshatin Bubullimë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin S.Ç vjeç 58, pasi dyshohet se vëllai F.Ç, vjeç 62 ushtron dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Leshnje. Ligji Nr 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.F, vjeç 57, banues në Fier, pasi në fshatin Kremenar, u kap duke vjedhur 1 kec të shtetasit E.M, vjeç 30, banues në Kremenar. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.Q, vjeç 48,  banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti K.Q, vjeç 48, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i u kaluan Gjykatës Rrethit  Gjyqësor  Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin GJ.F, vjeç 56, banues në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në Lukovë, te “Gryka e Lerës”, pasi kanë pirë ujë i kanë ngordhur 15 dhi, pronë e shtetasit M.Q, vjec 50, banues në Lukovë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 13.06.2017, në Himarë, ka rënë zjarr në nje pike karburanti të shtetasit A.N, vjeç 52 banues në Himarë, ku nuk ka patur dëme materiale. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 27 banues në Delvinë, pasi në supermarketin e shtetasit P.K i ka vjedhur shtetases M.R, vjeç 62 telefonin të markës “Samsung”, i cili iu gjet në xhep dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.06.2017, në fshatin Rusan, parkuar pranë banesës, është djegur mjeti pronë e shtetasit M.K, banues në fshatin Rusan. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14.06.2017, gjatë natës, në fshatin Aliko, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit S.SH vjeç 59, banues në Aliko. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, gjatë natës, në fshatin Mursi, shtetasit I.P vjeç 64 banues Ksamil, i kanë marrë 260  bilbila të sistemit vaditësi dhe shkopinjtë plastik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.M vjeç 18 banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datën 16.06.2017, në lagjen “Grehot”, ka goditur me grusht, shtetasin F.I, vjeç 35, banues në Gjirokastër. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.06.2017, që bënë fjalë për veprat penale “Plagosja me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, më datë 17.06.2017, punohet për sqarimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 89, 150 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.M, vjeç 60, banues në Kodërmarlekaj, pasi dyshohet se në Kodërmarlekaj, u kap duke ndërtuar katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 17.06.2017, shtetasi A.GJ, vjeç 27, banues në Ndërfushas, kallëzon se gjatë natës, në stallë pranë banesës, i kanë vjedhur  1 lopë dhe 1 viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.D, vjec  40, banues në Shkodër,pasi dyshohet se në lagjen “Salo Halili”, ka kanosur me armë shtetasen F.Z, vjeç 65, banuese në Shkodër. Në banesë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë,  tip “Beret”, pa numër, me mbishkrimin U.S 9 mm. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, vjeç 18, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, në lagjen “Qemal Stafa”, u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, dhe nuk i është bindur patrullës së policisë për shoqërim. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.N, vjeç 33 banues fshatin Pog, pasi dyshohet se më datë 16.06.2017, në fshatin Pog, në vendin e quajtur “Kodra Ahishteve”, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në 1 parcelë u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 230 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, fidanë. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.R, vjeç 27, banues në fshatin Boks, pasi në fshatin Hot i Ri,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar motoçiklistin L.L, vjeç 41 banues në Hot i Ri, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, në lagjen “Partizani”, ne një pemë në oborrin e banesës, është vetëvarur me litar shtetasi A.M, vjeç 51,  i cili ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.RR, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, gjatë natës, në lagjen “3 Herojt”, është vjedhur dyqani i shtetasit R.P, vjeç 31, ku kanë marrë 1 kamer dhe nje sasi lekesh. Punohet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit M.K. vjeç 44, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.N, vjeç 28, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se vëllai P.N, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.L, vjeç 31 banues në fshatin Bushat, pasi dyshohet se në Bushat, u konstatua duke hedhur kolonat për të ndërtuar një soletë, pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 17.06.2017, në fshatin Lepushë, në banesë, shtetasi GJ.Q, vjeç 47, duke pastruar një motosharrë aksidentalisht, është dëmtuar e ndodhet në spital, në gjendje të rendë. Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 17.06.2017, në PKK Rinas, u kap dhe iu dorëzua autoriteteve policore kosovare në PKK Vërnicë, shtetasi kosovar G.Z, vjeç 39 banues në Kosovë, shpallur ne kerkim nga Interpol Beogradi .

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 17.06.2017, në Rrjoll Lezhë, afër bregut, është konstatuar e djegur plotësisht 1 gomone, me 2 motorë të montuar, marka “Yamaha 150 hp” dhe në si përfaqen e bregut të detit, u gjetën boçe bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor, me tonazh nën 20NT”. Neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për  shtetasit F.R vjeç 61, banues në Durrës, pasi dyshohet se përballë Apolonisë, Durrës, është konstatuar në det, skafi, me mbishkrimin “Rio”, në pronësi, ku është zhvendosur pa autorizimin përkatës. Neni 29, pika 1 e ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000 ”Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim”.

Më datë 17.06.2017, në P.K.K. Porti Durrës, u kap shtetësia P.R, vjeç 18, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.K, vjeç 31, banues në Fier, pasi dyshohet se në P.K.K. Porti Durrës, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pasaport e një shtetasi tjetër, të cilën ka tentuar ta përdori me anë të ngjashmërisë. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 17.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.C, vjeç 39 banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 31.03.2017, në PKK Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 

 

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...