Reagim i Policisë së Shtetit për sulmin e sotëm nga ana e një lideri politik

Reagim i Policisë së Shtetit1Drejtoria PPSH.1

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën

politike të incidentit.

Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen.

Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i

motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve

politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...