Lezhë, goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Lezhëkokaine001

Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe ndalohet një shtetas në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve

Sekuestrohen 46, 67 gr. lëndë narkotike Kokainë dhe arrestohet në flagrancë një shtetas

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për "Grup i strukturuar kriminal" "Kultivimi i bimëve narkotike"

Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

si dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

E. Gj., 46 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar tek Kryqëzimi i Shënkollit, në mjetin e tij tip BMW të cilin po e drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 46,67 gr. lëndë e dyshuar

narkotike Kokainë.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit

Penal.

Ndalohet shtetasi në kërkim :

A. T., 38 vjeç, lindur në Malbardhë - Kurbin

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Grup i strukturuar kriminal " " Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i

strukturuar kriminal" dhe "Kultivimi i bimëve narkotikëve" parashikuar nga nenet 284/2 , 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...