Krujë, monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.

Krujëmonitorim001

Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kutivimit të bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit evidentohen disa vende të mbjella rishta me bimë narkotike Cannabis Sativa.

Asgjësohen me anë të djegies 850 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore e Policisë

Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike, Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua operacioni policor për kontrollin e territorit me

monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të

hapura rishtaz me gjithësej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit Cannabis Sativa.

Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

monitorim002

monitorim003

monitorim004

monitorim005

monitorim006

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...