Gjirokastër, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VIROI".

Gjirokastër.viroi001

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "VIROI".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër.

Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër se në rrugën nacionale Tepelenë -

Gjirokastër po lëvizte një automjet në të cilin dyshohej se kishte lëndë narkotike, menjëherë u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar "VIROI".

Si rezultat i operacionit, në vendin e quajtur "Ura e Viroit", në hyrje të qytetit Gjirokastër, nga kontrolli që u krye në automjetin "BMV", me drejtues shtetasin P. N., dhe me

pasagjer shtetasin Ç. Ç., u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. N., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ç. Ç., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

viroi002

viroi003

viroi004

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...