Dibër. Vijon operacioni "Roja e Gjelbër"

Dibër.26roja

Vijon operacioni "Roja e Gjelbër".

Goditet një tjetër rast i "Prerjes së paligjshme të pyjeve".

Sekuestrohen 6  metër kub lëndë drusore dhe automjeti që i transportonte.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër  në zbatim të Planit të masave  për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:

 •H.L, 37 vjeç, banues në Selishtë, Dibër.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me automjetin kamion tip "IFA", pa dokumentacionin përkatës.

Materialet  do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër , për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”  parashikuar nga  neni  205,  i Kodit Penal.

26roja1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...