Shkodër, konstatohet një mjet lundrues, në afërsi të bregut të detit

Shkodërgomone001

Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Lezhë, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëvizte në afërsi të bregut të detit.

Me pas shërbimet e Policisë Kufitare përgjatë vijës bregdetare, në vendin e quajtur 'Rana e Hedhun' fshati Rrjoll, Velipojë kanë konstatuar mjetin lundrues teksa digjej.

Mjeti rezultoi një gomone rreth 6 metra e gjatë.

Shërbimet e Policisë Kufitare fikën flakët që kishin përfshirë gomonen.

Në vendngjarje shkuan specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Shkodër si dhe grupi hetimor.

Nga hetimet paraprake rezulton se në një gjatësi rreth 100 metër në të dy krahët përgjatë bregut të detit ku po digjej gomonia, u konstatua lëndë narkotike e dyshuar

Cannabis Sativa e shpërndarë në mënyrë të çrregullt, me peshë 50 kg.

Gjithashtu në breg të detit, afër gomones u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një bidon plastik me rreth 10 litra benzol, i cili dyshohet se është përdorur

nga autori/ët.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 283/a/22

i Kodit Penal.

 

gomone003

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...