Dibër Shpallet në kërkim një shtetas i cili dyshohet se është autori i djegies së një sipërfaqeje prej 10 dynim (pyll, shkurre- p

Dibër 27zjarr

Shpallet në kërkim një shtetas i cili dyshohet se është autori i djegies së një sipërfaqeje prej 10 dynim (pyll, shkurre- pisha)

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit :

N.M, 55 vjeç, banues në njësinë administrative Maqellarë-Dibër.

Më datë 10.07.2017, në fshatin Kërçisht i poshtëm, të Njësisë Administrative Maqellarë në vendin e quajtur "Krasta e Bogdanit" është djegur një sipërfaqe toke prej 10 dynim (pyll, shkurre-pisha).

Në përfundim të veprimeve të kryera rezulton se shtetasi N.M, dyshohet se është autori i zjarrvënies në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

27zjarr1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...