Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08.04.2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Konstatohen me lëndë narkotike Cannabis Sativa, 4 shtetas në pranga.
Sekuestrohen rreth 45 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva
Më datë 07.04.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
E.V, 23 vjeç, banues në Tiranë
K.D., 19 vjeç, banues në Tiranë
M.L., 25 vjeç, banues në Tiranë
K.A., 22 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i këtyre shtetasve, është kryer sepse në zonën e Shëngjergjit, në automjetin tip "Opel", me të cilin po udhëtonin, janë gjetur disa mbetje lënde të dyshuar narkotike, gjithashtu nga hetimet e kryera dhe kontrolli i territorit, në afërsi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
45.3 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sativa
Lënda ishte e paketuar në 12 thasë
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitjes e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 47, banues në Shijak, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg. Neni 114 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Policia e Tiranës, vazhdon e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo rast të “Korrupsionit”, ndaj punonjësit të Policisë.
Më datë 07.04.2017, në aksin rrugor Tiranë - Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
G.A, 38 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “BMW”, me shpejtësi tej normave të lejuara.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.G, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në pikën e një lloto sportive u konstatua se, transmetonte ndeshje sportive, në mënyrë të paligjshme dhe të pa autorizuar, që janë të mbrojtura nga një kompani private. Nenet 180, 143/b, 170/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.U., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Prokop Mima”, në një pikë lloto sportive, në administrim të tij, u gjetën e bllokuan 5 aparate transmetuese që transmetonin ndeshje sportive, në mënyrë të paligjshme dhe të pa autorizuar, që janë të mbrojtura nga një kompani private. Nenet 180, 143/b, 170/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.S. vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vaso Pasha”, në pikën e një lloto sportive u konstatua se, transmetonte ndeshje sportive, në mënyrë të paligjshme dhe të pa autorizuar, që janë të mbrojtura nga disa kompani private. Nenet 180, 143/b,170/ a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.GJ vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Barrikadave”, në pikën e një lloto sportive, transmetonte ndeshje sportive, në mënyrë të paligjshme dhe të pa autorizuar. Nenet 180, 143/b, 170/a dhe 149/a të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u ndalua shtetasja V.B., vjeç 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në kohë të ndryshme me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh shtetasit A.S, vjeç 67 banues në Çermë, Lushnjë, si dhe në vitin 2014, me mashtrim i ka marrë një sasi eurosh, shtetases N.A vjeç 68 banuese në Tiranë. Neni 143/3 i Kodit Penal..

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.L, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Abdyl Frashëri”, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 17, pasi dyshohet se në rrugën “Medar Shtylla”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Linkoln”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 26, banues në Maminas, pasi në rrugën e vjetër Sukth–Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar me vdekje biçiklistin, shtetasin Sh.K, vjeç 69 banues në Koxhas, Shijak. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 07,04.2017,  u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.M, vjeç 21 banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës  23:30, duke drejtuar mjetin  tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit  dhe pasagjeri G.K, vjeç  23, banues në Durrës, të cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve. Neni 290/1 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Arrestohen në flagrancë katër shtetas për ngjarjen e ndodhur në shesh parkimin e një lokali në fshatin Katund i Ri. Sekuestrohet një krëhër pistolete me 6 copë fishekë, 17 gëzhoja dhe 3 automjete. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasve:
H.B 33 vjeç, banues në Elbasan
A.GJ, 38 vjeç banues në Elbasan
K.GJ, 26 vjeç banues në Elbasan
E.GJ 22 vjeç banues në Rrogozhinë
Arrestimi i tyre u bë pasi në shesh parkimin e mjeteve në një lokal në fshatin Katund i
Ri, gjatë një konflikti për motive të dobëta i cili ka nisur me sende të forta dhe më
pas me armë zjarri. Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë shtetasit H.B dhe
F.G, 25 vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë shtetasit A.GJ, K.GJ dhe E.GJ
Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur dy
shtetas me armë zjarri dhe 2 shtetas të dëmtuar me sende të forta konkretisht:
H.B është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë
K.GJ, është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.
Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë kanë marrë shtetasit A.GJ
dhe E.GJ
Grupi hetimor, në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës
materiale:
Një krehër pistolete model 56 mm me 6 copë fishekë model 56 mm 17 gëzhoja, nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm
Tre automjete
Vijon puna për kapjen e shtetasit F.G, 25 vjeç banues në Elbasan i cili dyshohet të
jetë përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
Elbasan vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e
personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.K, vjeç 68 banues në fshatin Jagodinë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në aksin rrugor Elbasan Cërrik, në Mjekës, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, duke dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290  dhe 291 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z., vjeç 25, banues në Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Memlisht, iu gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 1 telefon celular tip “Samsung Galaksi”, 1 mjet ”Volkswagen”, dhe 1 palë çelësa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.04.2017, në I.E.V.P. Fier, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.Z, vjeç 28, banues në fshatin Mbrostar Ura, e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, në fshatin Libofshë, Fier, shtetasi E.DH vjeç 36, banues në fshatin Agim, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar me vdekje. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.D vjeç 50,  banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në lagjen “15 Tetori”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar drejtuesin e motorit tip “Lonçin”, shtetasin RR.K, vjeç 71, banues ne fshatin Hamil, Fier, i cili gjatë rrugës për në spital gjeti vdekjen. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 53 banues Vlorë, pasi në rrugën Drashovicë-Vlorë, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.B vjeç 28 banues në fshatin Topullaraj, Gjirokastër, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër-Valare, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin, tip “Suzuki. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin B.M bazuar ne nenin 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.D, vjeç 38, banues në Tiranë, përfaqësues i një kompanie private pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin K.I vjeç 33, banues në Sarandë, duke i marre një sasi eurosh për ti sjellë dy motorë uji të rinj, duke ja sjellë të përdorur. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit N.K dhe L.GJ, vjeç 65 e 43, banues në Fushë Krujë e Tiranë, administrator të  disa kompanive private pasi dyshohet se gjatë kontrollit, është konstatuar se mbanin nga 3 punonjës të cilët i paguanin nën minimumin e përcaktuar nga ligji. Nenet 180 e 143/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.R, vjeç 40, banues në Shkodër, pasi në rrugën Shkodër-Velipojë, në fshatin Trush, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motoçikletën “Vespa” ka dalë nga rruga dhe ka marrë plagë të lehta. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin D.GJ, vjeç 75, banues në Zogaj, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për 14 vjet. Neni 186 e 145 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin M.M, vjeç 75, banues në Babinë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet dhe ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar padrejtësisht pension për 10 vjet. Neni 186 e 145 i Kodit Penal.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.SH vjeç 26 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë mbi largimin nga shtëpia e fëmijës Tiranë,të fëmijës O. M, më datë 06.04.2017, nëna e fëmijës, shtetasja B.M vjeç 46, banuese në Fier, deklaron se fëmija është larguar me dëshirën e tij dhe do ta mbajë ajo në banesën e saj, në Fier. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës hyrëse të Komisariatit të Policisë. Nenet 150 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Xhabrahimëve”, Sauk, iu gjet e sekuestrua 1 dozë, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.M dhe R.E, vjeç 17 e 16, banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, gjatë kontrollit të mjetit tip “Opel”, me drejtues R.M., nën efektin e substancave narkotike iu gjetën e sekuestruan një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin A.M, vjeç 72, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.S, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një lokal ka kërcënuar me fjalë dhe ka goditur me sende të forta shtetasin R.K, vjeç 36, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, në rrugën “Studenti”, shtetasi A.N, vjeç 48, banues në Tiranë, përgjegjës i një pike karburanti, duke kontrolluar autobotin është rrëzuar aksidentalisht e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.L, vjeç 25, banues në Kamëz, i dënuar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.V, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, tek stacioni autobusëve, ka prishur qetësinë publike, duke ngritur muzikën me volum të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se te stacioni i autobusëve për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin I.V, vjeç 26 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Tiranë
Identifikohen dhe arrestohen autorët e vjedhjes së farmacisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësis ligjore të autorëve të vjedhjes së ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", më datë 25.03.2017.
Më datë 07.04.2017, është arrestuar shtetasi:
F.K 18 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin K.Ç, 18 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se janë autorë të vjedhjes me dhunë të ndodhur në një farmaci në Rrugën e "Kavajës", ku kanë arritur të marrin një sasi lekësh.
Aktualisht shtetasi K.Ç, ndodhet i ndaluar në ambientet e Paraburgimit, sepse më datë 26.03.2017, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, që kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest shtëpie", pasi ishte i dënuar për veprën penale "Vjedhja".
Nga kontrollet e kryera në banesat e shtetasve të sipërpërmendur janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Veshjet të cilat dyshohen të jenë përdorur nga të dyshuarit në momentin e kryerjes së ngjarjes
Gjithashtu këta shtetas janë të dyshuar si autor të disa vjedhjeve me dhunë të tjera.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vepren penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.P vjeç 31 banues Kamëz, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim F.H, vjeç 31 banues në Elbasan, i dënuar më parë, pasi më datë 07.04.2017, në rrugën ”Petrit Radovicka”, iu gjeten e sekuestruan 3 doza, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.04.2017, në rrugën “Dervish Luzha”, në banesë, është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetesore shtetasi E.M, vjeç 30, banues në Tiranë. Nga veprimet e para rezulton se, ky shtetas dyshohet se vuan nga një sëmundje tumorale në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën e B.B,  vjeç 23, ka vjedhur  3 palë atlete. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.P, vjeç 46, banues në fshatin Lana Bregas, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 06.04.2017, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin S.M, vjeç 45, banues në fshatin Shëngjergj. Punohet për kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje të një telefoni, më datë 07.04.2017, shtetasja B.H., ka deklaruar se më datën 06.04.2017, e ka gjetur telefonin tip “Iphone S-5”, të hedhur në oborrin e banesës, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017,  shtetasi E.M, vjeç 42, ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza L.M, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.C, vjeç 47, pasi dyshohet se bashkëshorti B.C, vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006. "Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare".

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.R, vjeç 55, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.LL, vjeç 22, banues në Paskuqan, i dënuar më parë, pasi dyshohet se më datë 01.04.2017, në Bulevardin Blu, Kamëz, ka vjedhur motorin tip “Kimko”, pronë e shtetasit R.B., vjeç 44, banues në Kamëz. Punohet për kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen U.L, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi S.B., vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Fushë Prezë –Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë së rendit. Punohet për kapjen e tij. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrim prone”, më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin M.R, vjeç 38, banues në Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.E. vjeç 49 banues në Durrës, administrator i firme private.Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.I, vjeç 39, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi H.I vjeç  55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin SH.M, vjeç 63, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, po ndërtonte një ballkon pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.A, vjeç 64, banues në Golem, pasi dyshohet se, në Golem, në oborrin e një bar restoranti ka prerë një pemë te llojit pishë. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C vjeç 24, banues në Kalush, pasi dyshohet se në fshatin Kalush, gjatë një konflikti, ka goditur me mjete të forta shtetasin N.S, vjeç 56 banues në Kalush. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.H, vjec 39, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  ish bashkëshorti G.A, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës datë 04.04.2017, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases S.H, vjeç 17, banuese në Durrës, u gjet dhe iu dorëzua familjareve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjec 41, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti R.M, vjeç 60, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K vjeç 31, banues në Shijak, bazuar ne nenin 150 i Kodit Penal.

Durrës, më 08.04.2017.
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Durrësit arreston një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:
G.T 40 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Gjykata e Romës në Itali me Vendimin Nr. 818/ 2011 , dt. 15.04.2011 e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprat penale" Përdhunimi" dhe "Vjedhje me dhunë" parashikuar në nenet 110, 609, 628 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.F, vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti F.F, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.P vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti A.P vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëjetuesi I.L vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, parkuar para banesës, shtetasit G.A, vjeç 59 i kanë vjedhur mjetin tip “BMV”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, në Xhavzotaj, tek një fabrikë këpucësh, në kontinierin e presimit të mbetjeve të pjesëve të këpucëve, me administrator shtetasin A.B, vjeç 37, banues në Durrës, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet hetimore rezulton se, zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
Krujë, më 08.04.2017.
Lëvizte në qytet me armë zjarri me vete.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe kreher me fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave me preçedentë kriminalë, sekuestrimin e sendeve të paligjshme dhe arrestimin e poseduesve të tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
B.M 24 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në Fushë- Krujë, rreth orës 02:00, gjatë kontrollit personal iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
një armë zjarri tip pistoletë, model “ZORAKI M 906 – B”;
një kreher me 1 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278/ 2 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në fshatin Larushk, është vjedhur mjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit E.B, vjeç 25, banues në Larushk.Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.D vjeç 24, banues në Krujë, pasi dyshohet se në aksin dytësor Luz-Fushë Krujë, në fshatin Luz, duke drejtuar kamionin tip “Benz” ka aksidentuar te miturin, vjeç 6, i cili ndodhet në spital Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.C vjeç 32 pasi dyshohet se vëllai  A.K, vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Krujë, më 08.04.2017.
Informacion Paraprak.
Më datë 08.04.2017, rreth orës 02:30, në fshatin Borizanë, Krujë, është vëndosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale në transformatorin e kabinës elektrike që furnizon me energji elektrike guroren e shtetasit R.Sh.
Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale në transformatorin e energjisë elektrike, ndërsa biznesi i shtetasit R.Sh. nuk ka pësuar dëme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 07.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.H, vjeç 47, banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, e ka dënuar me 45 ditë burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.04.2017, shtetasi M.S, vjeç 60, banues në Elbasan, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali E.S, vjeç 30. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.S, vjeç 64, banues në fshatin Mengël, pasi dyshohet se në fshatin Mengël, u konstatua se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.S, vjec 29 pasi dyshohet se  vjehrri  XH.S, vjeç 78, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M.GJ., vjeç 53, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1 në tarracën e një pallati, për motive të dobëta, ka dëmtuar katër antena satelitore te nje firme private. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç, vjeç 43 pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike  ndaj vajzës së  tij të mitur  B.Ç, vjeç 17. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.M, vjeç 48, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në banesën e tij, u kap lidhje e paligjshme e ujit dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e ujësjellës kanalizimeve Pogradec. Nenet 159 dhe 235 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.B vjeç 77, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen D.I, vjeç 18. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.M, vjeç 42, banues në Berat, pasi dyshohet se ka goditur nënën H.M, vjeç 76. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në Kutalli, është vjedhur banesa e shtetasit E.S, vjeç 33, me ku kanë marrë një xhaketë dhe nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit Z.V dhe SH.V, vjeç 74 e 23, banues në fshatin Paraspuar, Poliçan, pasi dyshohet se i kanë dëmtuar 35 rrënjë qershi dhe kanë kanosur shtetasin I.V, vjeç 80 banues në fshatin Paraspuar. Nenet 150 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin G.A vjeç 38, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim i ati, shtetasi D.A, vjeç 75, se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, në garazh, shtetasit G.B, vjeç 62 i kanë vjedhur një motor tip “Jamaha” dhe disa vegla pune marangozi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 30, banues në Patos, pasi dyshohet se më datë 06.04.2017, gjatë natës, në lagjen “29 Marsi”, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.L, vjeç 64, ku ka marrë enë kuzhine. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.D, vjeç 41 pasi dyshohet se bashkëshorti K.D vjeç 44, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit R.F, vjeç 52,  banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “Sheq i madh Fier”, në karburantin në pronësi të tij, ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen  E.M, vjeç 22, banuese në Fier, pasi dyshohet se në lagjen 8 Shkurti, për motive dobëta, ka kanosur shtetasin A.N, vjeç 25 banues në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Në vijim të informacionit të datës 06.04.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.04.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.V, vjeç 30 banues në Kuçovë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen  E.T, vjeç 35, banuese në fshatin Ferras, pasi dyshohet se në fshatin Ferras, me vetëgjyqësi, ka penguar të punojë në tokat e mara me qera shtetasi A.A, vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen DH.D, vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshorti A.D vjeç 36, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen B.B vjeç 32, pasi dyshohet se bashkëshorti D.B vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 07.04.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.S vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti S.S, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.04,2017 u arrestua shtetasi S.R, vjeç 45, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Isa Boletini”, ka tentuar të vjedh naftë në mjetin në pronësi të shtetasit F.B, vjeç 46, banues në Vlorë, Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Në vijim të komunikatave  datë 09.02.2017 dhe datës 08.03.2017, më datë 07.04.2017, në dhomat e paraburgimit të I.E.V.P. Sarandë, u ekzekutua vendimi i  Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.H vjec 29  banues  në fshatin Krahës, Memaliaj, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin D.R, vjeç 26 banues në fshatin Humelicë, pasi dyshohet se në fshatin Humelicë, ka goditur me sende të forta shtetasin K.D vjeç 17. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, në Parkun e Virot, te nje lokal në katin e parë të lokalit, në përdorim me qera nga shtetasi E.G vjeç 26, banues në Tiranë është hedhur dhe ka plasur një sasi lënde plasëse, ku ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion paraprak

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 07.03.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.C, vjeç 58, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja V.C vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.04.2017, është paraqitur në spital shtetasi P.K, vjeç 51 banues në Balldre i Ri, i cili duke punuar në banesë, është rrëzuar nga një lartësia ku si pasojë ka pësuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në Laç, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit K.T, vjeç 24 banues Zhejë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, gjatë natës, në Fushë-Mamurras, është vjedhur banesa e shtetasit  SH.M, vjeç 33 ku kanë marë një motorsek, një televizor plazma dhe një makine për korje bari. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.04.2017, shtetasit S.K vjeç 58, banues ne Rrëshen, ka bërë kallëzim se, i është vjedhur me thyerje banesa ku i kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, rreth ores 21.00, në rrugën e Kombit, në Reps, në afërsi të nje karburanti, një mjet tip “Golf”, ne ecje, pas një debati te çastit për një parakalim mjetesh, ka kanosur duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Z, vjeç 34 banues në Tiranë, nuk ka dëme në njerëz. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorëve. Nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit S.K, vjeç 22, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autor i vjedhjeve datë 02.04.2017, dhe datë 06.04.2017. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.S, vjeç 66, banues në fshatin Baks, Velipojë, pasi dyshohet se në fshatin Baks, është konstatuar duke ndertuar në një lokal, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.GJ vjeç 73, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë, pasi dyshohet se në fshatin Gomsiqe e Re, ka ndërtuar një shtëpi banimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.H vjeç 57, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Pulaj, Velipojë, është konstatuar duke bërë një shtesë të shtëpisë së pushimit, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 07.04.2017, në fshatin Plan, në vendi i quajtur Tebrek, në territorin e Njësia administrative Pult, në një pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Shkodër, në një kasolle, është gjetur një sasi mbetjesh të bimëve narkotike dhe 50 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbira në mënyrë të çrregullt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.Ç vjeç 24 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Mgullë, për motive pronësie, ka djegur barin e livadhit në pronësi të shtetasit B.D vjeç 47 banues në Mgullë, si dhe e ka ofenduar me fjalë. Neni 151 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit Y.C, vjeç 45 banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, pas një konflikti, ka goditur me grushte dhe ofenduar me fjalë, shtetasin R.O, vjeç 42, banues në Kukës. Neni 90 e 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 07.04.20017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit A.I, vjeç 19 banues në Burrel, pasi dyshohet se më datë 06.04.2017 në Burrel, duke drejtuar një motor, ka aksidentuar shtetasen F.C, vjeç 59, banuese në Burrel, jashtë rrezikut për jetën. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2017 gjatë natës, në lagjen Drita, është vjedhur zdrukthëtaria e shtetasit M.M, vjeç 50 ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.GJ, vjeç 51 banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se gjatë muajit Mars 2017, ka braktisur fëmijën e mitur në Suedi, duke e lënë në përkujdesjen e shtetit. Neni 124 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 07.04.2017, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.GJ, vjeç 26 banues ne Fier, pasi dyshohet se me date 28.03.2017, ne PKK, Kapshtice, ka kaluar kufirin shtetëror ne mënyre te paligjshme.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...