Njoftim lidhur me incidentin në Lezhë, rreth kanosjes me armë zjarri drejt nje shtetaseje

Lezhëlezhe

Në datë 18.06.2017, rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër

është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të

mundur dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër

janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip 'Benz', nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë

për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:

- S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë

- G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë

- A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...