Shkodër Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Shkodër07shkoder

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Më datë 06.04.2017 në bazë të Planit të Veprimit të D.V.P Shkodër nr 61 datë 30.03.2017 " Për zbulimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike" si dhe kontrolleve të pandërprera në gjithë territorin e Qarkut Shkodër.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore Policisë gjatë kontrolleve në ambientet e banesës së shtetasit Paulin Kola në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, konkretisht, në një miniserë u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale, 87 kubik të kultivuara në gota plastike dhe kuti polesteroli.

U kryen veprimet hetimore dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-P.K., 35 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, (person me precedent kriminal) për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim" e parashikuar nga neni 284 e 25, Kodit Penal.

2- Z.K., 59 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Gur i Zi, Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ne bashkëpunim" e parashikuar nga neni 284 e 25, Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale "Moskallzim Krimi", e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shtetasit:

1- P.M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Gur i zi, Bashkia Shkodër.

2-K.M., 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Rrenc, Njesia Administrative Gur i zi.

3-R.K., 58 vjeçe, banuese në Rrenc, Njësia Administrative Guri Zi, Shkodër.

4-M.K., 30 vjeç, banues në Rrenc, Njësia Administrative Guri Zi, Shkodër.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lidhur me këtë rast nga Drejtoria Vendore Shkodër ka filluar procedimi disiplinor, ku do të kryhen veprimet nga SH.Ç.B.A dhe Drejtoria e Standarteve Tiranë, për punonjësit e Policisë:

1- Komisar S.B. me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, për shkelje të lehtë të disiplinës.

2-Komisar I.H. me detyrë Shef i Policimit në komunitet, për shkelje të lehtë të disiplinës.

3- N/Komisar E.SH. me detyrë referent i SPZ, për shkelje të rendë të disiplinës.

4- N/Komisar A.H. me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, për shkelje të rëndë të disiplinës.

5- Inspektor E.M. me detyrë N/Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, i cili u pezullua paraprakisht nga detyra.

 

07shkoder1

 

07shkoder2

 

07shkoder3

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...