Operacion i përbashkët antitrafik ndërkombëtar në det.

Operacion i përbashkët antitrafik ndërkombëtar në det. (per video kliko mbi link)Sequence 01.00 03 15 10.Still001

Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me parnerët.

Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.

Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.

Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv.

Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord dhe konkretisht:

D. L, 27 vjeç nga Fieri.
K. S, 19 vjeç nga Fieri.
A. A, 37 vjeç nga Vlora.

Ndërkohë është rekuperuar në Kalabri në Itali, atje ku skafistët e kanë hedhur në det gjatë ndjekies nga policia, rreth 1403 kilogramë lendë narkotike

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë italiane Zyrën Interforcë dhe Guardia di Finanza e me Policinë Greke po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ketij rasti si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...