Tiranë. Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari

Tiranë. Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.tirane

Policia arreston shtetasin E.B., si autor të krimit, si  dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.

Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30  në rrugën " Gjin Bue Shpata",  shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij  shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi  si autor i ngjarjes i  shtetasit:

- E.B, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :

-     D.B, 19 vjeç, banues në Tiranë.

-     K.A, 19 vjeç,
banues Tiranë .

- M.A, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...