Shkodër, Sekuestrohen në një lokal striptizmi 33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shkodër, Sekuestrohen në një lokal striptizmi  33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva. 26SHKODER

Arrestohen 3 shtetas  për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Procedohen në gjendje të lirë pronarët e lokalit për "Fshehje e të ardhurave"  dhe "Punësim i paligjshëm".

Në bazë të infromacioneve të marra në rrugë opertive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestmi në flagrancë i shtetasve:

A.Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë.

M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë,

S. G. 16 vjeçe, banuese në  Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të ketij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar  Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni  283 e 25 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nga  Sektori Kundër Krimit Financiar, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 180 e 170/a i  Kodit Penal,  në ngarkim të shtetasve

B. M, 46 vjeç, banues në Shkodër

K. P. 36 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Procedimi penal filloi pasi këta shtetas ushtronin  aktivitet të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet i kaluan  për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

26SHKODER1

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...