Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " END OF JULY"

Tiranë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " END OF JULY"(PER VIDEO KLIKO MBI LINK)endofjuly001

Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë atë e bir.

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.

Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare "Casa Italia", duke lëvizur me automjetin tip "Ford Focus", të cilin e drejtonte shtetasi A.E.

Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.E, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij B.E, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë  të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.

Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve :

A.E, 34 vjeç dhe B.E, 66 vjeç, atë dhe bir,  banues në fshatin Mener.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 55 kg lëndë narkotike.

- automjeti tip "Ford Focus".

- 2 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.     

endofjuly002

endofjuly003

endofjuly004                  

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...