Kavajë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Polici i Rremë "

Kavajë. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Polici i Rremë " (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)kavaje001

Arrestohen 2 shtetas.

Sekuestrohen celularë dhe dokument i rremë policie.

Më datë 01.08.2017 shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :

- F.A, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.

- E.B, 26 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek "Mali i Robit" në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit.

- 3 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal.

kavaje002

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...