Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 01 Gusht 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 27 personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 5 persona për Narkotikët dhe Krimin Ekonomik e Financiar.
7 persona në kërkim.
5 persona për Krime ndaj personit.
2 persona për veprën penale “Vjedhja”.
Janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa si dhe 914 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 46 persona.
Gjatë 24- orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme, konkretisht:

1-Vlorë
Finalizohet me sukses, Operacioni Policor, ''Mashtrimi i Fundit''.
Mashtronte e merrte shuma parash në këmbim të siguruarit një vend pune.
Kapet shtetësja e shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave të marra nga policia për vënien para përgjegjshmërisë si edhe kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët rezultojnë me preçedentë penal, po ashtu edhe për shtetasit e shpallur në kërkim policor, Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë pas një hetimi të gjatë policor me metoda speciale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim.

2-Kavajë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Polici i Rremë ".
Arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen celularë dhe dokument i rremë policie.
Më datë 01.08.2017 shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :
F.A, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.
E.B, 26 vjeç, banues në Kavajë.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek "Mali i Robit" në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë

3-Shkodër
Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 680 bimë Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim dy shtetas si autorë të dyshuar për kultivim.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...