Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 1 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017, në Krrabë, te Lapidari, ka rënë zjarr në shkurre. Në vend ngjarje kanë shkuar zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë. Nuk ka rrezik për banesat. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017, në Krrabë, në kodër, ka rënë zjarr në shkurre me përmasa të mëdha. Për shkak se terreni është i vështirë, shërbimet zjarrfikëse nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017, në malin e Dajtit, në afërsi të antenave ka rënë zjarr në shkurre, ku rrezikohen dhe antenat. Janë njoftuar shërbimet e policisë, zjarrfikëset dhe emergjencat civile.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 31.07.2017, në fshatin Shijon, Njësia Administrative Bradashesh, ka rënë zjarr në një kodër me 7 dynym të mbjellë me pemë frutore ku janë djegur 200 rrënjë ullinj, në pronësi të shtetasve J.T dhe V.T, vjeç 60 e 56. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë në kazanin e plehrave në anë të rrugës dhe më pas është përhapur në kodra e Karroqit. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017, në malin e Çereshnikut, Bashkia Maliq, larg qendrave të banuara, ka rënë zjarr. U njoftua shërbimi zjarrfikës dhe zyra e Emergjencave Civile pranë Prefekturës. 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017, në malin e fshatit Radhimë, ka rënë zjarr i cili ka marrë përmasa dhe vazhdon në drejtim të fshatit Tragjas. Janë njoftuar Emergjencat Civile dhe Zjarrfikësja.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 31.07.2017,   në fshatin Palokastër, Njësia Administrative Cepo, Bashkia Gjirokastër, anës lumit është shfaqur një vatër zjarri. Në vend kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe të policisë.  Punohet për shuarjen e zjarrit.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me datë 30.07.2017, në rrugën e fshatit Grore, Pezë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga ku për pasojë është dëmtuar vetë dhe bashkëshortja, shtetasja H.G, vjeç 70, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 30.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja A.M, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, pranë një karburanti u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.B, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, pranë një karburanti duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin E.R, vjeç 35, banues në Tropojë,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues E.A, vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 16, pasi dyshohet se, në rrugën “Myslym Shyri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Mitsubishi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 19, banues në Babrru, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.GJ, vjeç 55 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kongresi Manastirit”, shtetasi E.T duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang” është përplasur me mjetin tip “Nissan” me me drejtues shtetasin G.GJ, për pasojë është dëmtuar lehtë E.T dhe pasi mori mjekim u largua për në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.GJ, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen e mitur vjeç 6, e cila ndodhet ne Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni  290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin R.GJ, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka përplasur këmbësorin L.K, vjeç 26, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim u largua për në banesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.H, vjeç 61 banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, u kap duke ushtruar aktivitet të këmbimit valutor pa licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë
Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.Ll 38 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 31.07.2017, në rrugën e Shënvlashit u kap nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip BMV në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.B, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Pogradec, ka përshtatur një ambient Bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.07.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.B, vjeç 37, banues në Drithas, Maliq, pasi dyshohet se në fshatin  Drithas, duke drejtuar mjetin tip “RAJYOTA ”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, vjeç 10 banues në Vloçisht, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin P.N, vjeç 66, banues në fshatin Seman, pasi dyshohet se në fshatin Baldëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur një karrocë që tërhiqej nga një kafshë, e drejtuar nga shtetasit N.M, vjeç 66, banues në Mbrostar Ferko, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.G, vjeç 51, banues në Krujë, pasi dyshohet se më datë 27.07.2017 në Radhimë, tek një karburant ka furnizuar me karburant mjetin tip “Volksvagen” dhe ka bërë pagesën me një kartëmonedhë 50 euro të falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.

Vlorë
Finalizohet me sukses, Operacioni Policor, ''Mashtrimi i Fundit''.
Mashtronte e merrte shuma parash në këmbim të siguruarit një vend pune.
Kapet shtetësja e shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave të marra nga policia për vënien para përgjegjshmërisë si edhe kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët rezultojnë me preçedentë penal, po ashtu edhe për shtetasit e shpallur në kërkim policor, Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë pas një hetimi të gjatë policor me metoda speciale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim:

B. K, 51 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kjo shtetase ka qënë e dyshuar për veprën penale ''Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda'', parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ''Arrest në burg'', prej Gjykatës së rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.
Nga hetimet e mëtejshme që janë kryer prej Specialistëve të Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetësja B. K, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, dhjetor 2016 dhe maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t'iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.
Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si edhe vazhdon kryerjen e hetimeve për vënien përpara ligjshmërisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë së mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin I.N, vjeç 47 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjergj Kastrioti”, pranë rrethrrotullimit te “Posta e Çoles”, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Crysler” ka goditur e si pasojë ka dëmtuar shtetasen M.L, vjeç 49 banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u arrestuan shtetasit K.Z dhe A.D vjeç 21 dhe 20, banues në Vlorë, në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi tek një karburant, K. Z. duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” është përplasur me mjetin tip “Toyota” drejtuar nga A.D, ku si pasojë ka marrë dëmtime K.Z, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit E.S. dhe Sh.Gj, vjeç 22 e 26, banues në  Gjirokastër, pasi dyshohet se në aksin rrugor pranë fshatit Jorgucat, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale nga dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Neni  283  i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.07.2017, në Kune, Shëngjin, u gjet një thes me 29 kg. e 640 gram, e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorise së Krimeve të Rënda. Neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Sekuestrohen në një lokal striptizmi  33.4 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa
Arrestohen 3 shtetas  për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".
Procedohen në gjendje të lirë pronarët e lokalit për "Fshehje e të ardhurave"  dhe "Punësim i paligjshëm".
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në D.V.P. Shkodër me datën 31.07.2017, u bë e mundur arrestmi në flagrancë i shtetasve:
      Ll, 31 vjeç, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë.
M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë,
S. G. 16 vjeçe, banuese në  Lezhë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plastmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet do t'i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni  283 e 25 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër.
Zbardhet ngjarja e ndodhur në "Fushë të Cukalit", ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P,  i cili  humbi jetën në Spital si pasojë e plagës së marrë.
Arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:
Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore.
Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe  arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:
P. P., banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë. Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.T, vjeç 32, banues në Malësi e Madhe, pasi më datë 30.07.2017, në aksin rrugor Shkodër-Hot, në fshatin Alijaj, Malësi e Madhe, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Chrysler” është përplasur me mjetin tip “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi K.V, vjeç 39, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ku për pasojë janë dëmtuar në gjendje të rëndë pasagjeri i mjetit shtetasi F.L, vjeç 18 banues në Vermosh, si dhe drejtuesi i mjetit K.T, ndërsa drejtuesi K.V, ka pësuar dëmtime të lehta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R, vjeç 23, banues në Malësi e Madhe, , pasi në rrugën Koplik - Shkodër, në fshatin Shtoj i Vjetër, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”, ka humbur kontrollin e mjetit, është rrëzuar, ku është dëmtuar lehtë pasagjerja, shtetasja S.M., vjeç 19, banuese në fshatin  Shtoj i Vjetër, e cila pas mjekimit në spital, u largu për në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.N, vjeç 18, banues në Kukës, pasi dyshohet se në rrugën e ish-uzinës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.07.2017, në spitalin e Sanatoriumit, ka vdekur shtetasi R.K, vjeç 63, banues në Tiranë, i cili ka qenë i shtruar në spital. Pritet akti i ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 31.07.2017, rreth orës 17:00, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas të mbytur tek Liqeni Artificial.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe grupi i polumbarëve të Renas.
Rreth orës 19 : 20 nga grupi i polumbarëve u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë nga liqeni.
Nga verifikimet  paraprake  rezulton se trupi i pajetë i përket një shtetasi të gjinisë mashkull, rreth moshës 50 vjeç, rreth 1 e 70 i gjatë dhe me flokë të rëna. Po punohet për identifikimin e trupit të pajetë. Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, shtetasi është futur në liqenin Artificial për tu larë dhe nuk ka dalë më. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ll, vjeç 34, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, pasi dyshohet se në rrugën “Komuna e Parisit “, ka goditur me grusht shtetasin D.T, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, në rrugën “Mustafa Qosja”, në një kabinë elektrike nga mbingarkesa ka patur një shpërthim, për pasojë është dëmtuar endacaku që flinte aty, shtetasi E. M, vjeç 20, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.R, vjeç 35, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, L.Ç, vjeç 30, e cila pasi mori ndihmën mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.


Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mihal Ciko”, dyshohet se ka goditur me grushte e shkelma shtetasit N.Q dhe H.Q, vjeç 60 e 64, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më 31.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, iu gjetën e iu bllokuan tre doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


Më datë 30.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.Ç, vjeç 30 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, A. R, vjeç 35, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Tiranë.
Informacion paraprak
Pas një konflikti të çastit, me mjet prerës, humb jetën 22 vjeçari M.M.
Policia arreston shtetasin E.B., si autor të krimit, si  dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpuntorë në krim.
Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30  në rrugën "Gjin Bue Shpata", shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.
Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij  shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.
Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.
Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi  si autor i ngjarjes i  shtetasit:
E. B, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe janë arrestuar si bashkëpuntorë në krim shtetasit :
D. B,19 vjeç, banues në Tiranë.
K. A,19 vjeç, banues Tiranë .
M. A, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.07.2017, shtetasi F.J, vjeç 49, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 28.07.2017, i është larguar nga banesa djali, E. J, vjeç 22. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, mbi djegien e matësit të energjisë elektrike te një bar piceri. Më datë 31.07.2017, nga hetimet paraprake, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të ngarkesës së rrjetit elektrik. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake Tiranë. Neni 235 i Kodit  Penal.

Më datë 01.08.2017, në Bulevardin “Zogu i Parë”, në gjendje të dehur është rrëzuar dhe dëmtuar në fytyrë, shtetasi H.A, vjeç 52, banues në Breg Lumi, endacak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. K, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Aleksandër Moisiu”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.07.20107, në rrugën “Kujtim Laro”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Ford” në lëvizje, me drejtues shtetasin E.M, vjeç 43, banues në Tiranë, ku si pasojë mjeti është dëmtuar tërësisht. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkaku i zjarrit ka qenë një masë elektrike në pjesën e motorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 40 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Imer Ndregjoni”, në ambientin e katit të parë të banesës, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 1 aparat elektronik lojërash fati, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”,  është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Z. P, vjeç 49 banues në Tiranë, ku janë marrë një palë vathë floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 31.07.2017, në fshatin Brar, gjatë një konflikti për prishje kurore midis dy familjeve, janë dëmtuar me mjete të forta shtetasit F. Xh, H. Xh, dhe A. Xh, 75, 50 dhe 26 vjeç nga një familje si dhe K. D dhe V.D, 24 dhe 22 vjeç, nga familja tjetër, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 30.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh. M, vjeç 65, pasi dyshohet se nusja e djalit, L.D, vjeç 33 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.
Më datë 31.07.2017, rreth orës 01:20, numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një
telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “Kodër – Haxhë” në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka
rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në
mjetin e parkuar tip “ Audi “në pronësi të shtetasit M.C. Nuk ka patur dëmtime në njerëz.
Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave
të ngjarjes.

Më datë 31.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M. M, vjeç 45, banues me qira në Kamëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, ka bërë kallëzim shtetasja H. Ç, vjeç 59, se shtetasi B. M, vjeç 45, para një jave i ka dhunuar banesën e djalit, A.Ç, të cilin e ka dhëndër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 112 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 31.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.K, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Kanosje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 31.07.2017, u kap dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, E. D, vjeç 31, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit V.Xh, vjeç 24, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, pasi dyshohet se më datë 31.07.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, në bulevardin “Kashar”, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.Xh, vjeç 70, banues në Tiranë, ku ka marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.R, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Qerret, ka kanosur me fjalë, shtetasin I.Z, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Sh.Ç, vjeç 62, banues në fshatin Kryevidh, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.


Kavajë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " Polici i Rremë ".
Arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen celularë dhe dokument i rremë policie.
Më datë 01.08.2017 shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve :
F.A, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje banues në Kavajë.
E.B, 26 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek "Mali i Robit" në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit.
3 telefona celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", parashikuar nga nenet 134 / 2 dhe 247 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.Z B.K dhe K.H, vjeç 26, 52 e 41, banues në fshatin Arapaj, Durrës, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në rrugën Shkozet-Plepa, kanë marrë pjesë në grumbullim e manifestim të paligjshëm. Nenet 262 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.S, vjeç 22, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, K.T, vjeç 22, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.07.2017, në lagjen nr. 14, është vjedhur me thyerje zyra e një firme në pronësi të shtetasit A.M vjeç 59, banues në Durrës, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin Xh.R, vjeç 50, banues në lagjen Nr.13, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, është  dëmtuar aksidentalisht në qafë, duke u hedhur nga lartësia në det dhe ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jasht rrezikut për jetën.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, me datë 31.07.2017, u ekzekutua i vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E. G, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, gjatë natës në lagjen Nr. 6, është vjedhur me thyerje dyqani i bulmetit, pronë i shtetasit I. E, vjeç 59, banues në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në
flagrancë shtetasin:
M.D 31 vjeç, banues në Durrës.
Në lagjen Nr.16, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Benz në gjëndje të dehur.
Gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ka
kundërshtuar punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime të
mëtejshme për veprat penale”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit
publik”dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në
nenet 236/1 dhe 291  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Krujë
Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 209 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.
Në datë 31.07.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Bashkia Krujë u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 209 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, në fshatin Nikël është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Xh, vjeç 42, ku kanë marrë një armë gjahu me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134/2 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin R.F, vjeç 65, banues në Elbasan, pasi dyshohet se djali, shtetasi A. F, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M. H, vjeç 29, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në Gostimë, ka goditur me grusht, shtetasin S.K, vjeç 42, banues në Cërrik. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 29.07.2017, në fshatin Gostimë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi H. J, vjeç 53 dhe më datë 30.07.2017, ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza”. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.H, vjeç 28, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në Përrenjas, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale dy doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

 Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.P, vjeç 65, banues në fshatin Fanjë, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 11, pranë banesës, shtetasit S.B, vjeç 75, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 28.07.2017 e 31.07.2017, i cili bënë fjalë për vjedhjen e biçikletave të shtetasve E.L, F.M dhe S. B, më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.M vjeç 18, banues në  Kavajë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Z.G, vjeç 63, banues në Podgorie, pasi dyshohet se në pronën e tij, u konstatua se po ndërtonte një banesë pa leje.  Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 31.07.2017, shtetasi K.M, vjeç 68, banues në fshatin Hoçisht, kallëzon se një person i ka dëmtuar 5 krerë pula. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.G, vjeç 36, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se tek ish-rezervuari në afërsi të lumit Devoll, në fshatin Gegë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhër mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasen A.D, vjeç 63, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi, A.K, vjeç 51, banues në Kuçovë, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen B.M, vjeç 60, banuese në Fier, pasi dyshohet se djali, A. B, vjeç 36,  banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje  
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasit D.H dhe E. N, vjeç 27 e 19, banues në fshatin Pirrë, pasi dyshohet se në lagjen “Skënder Libohova”, kanë goditur me sende të forta shtetasin J.M, vjeç 25, banues në Lushnje. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 29.07.2017, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, është tentuar të vidhet me thyerje banesa e shtetasit R.K, vjeç 73. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit  Penal.

Më datë 31.07.2017, në lagjen “Pavarësia 3”, është vjedhur biçikleta pronë e shtetasit A. M, vjeç 47, që e kishte lënë para objektit ku punon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës më datë 26.07.2017, në fshatin Skrofotinë, 2 persona, njëri dyshohet i armatosur, kanë tentuar t’i marrin automjetin shtetasit Ll. P, vjeç 59. Nga ana e Policisë u referuan materialet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 30.07.2017, shtetasi Xh. K, vjeç 55, banues në fshatin Peshkëpi, kallëzon se më datë 29.07.2017, në kasolle pranë banesës, i kanë vjedhur 8 bagëti të imëta, dele. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.07.2017, shtetasin e mitur, vjeç 15 banues në Vlorë, kallëzon se në lagjen “Uji i Ftohtë”, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 22.07.2017, në fshatin Poro, Njësia Administrative Novoselë, Bashkia Vlorë, në vendin e quajtur “Pylli i Pish Poro”, pronë publike, ambient i hapur, territor i Komisariatit të Policisë Vlorë, me informacion policor (nga patrullat kufitare DRKM Vlorë), gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 25 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, të mbira në mënyrë të ç’rregullt në një sipërfaqe.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, shtetasi L.M, vjeç 36, banues në Vlorë, kallëzon se në urbanin e linjës Skelë–Vlorë, i kanë marrë portofolin me një shumë lekësh dhe kartën e identitetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.07.2017, u arrestua shtetasi K.K, vjeç 41, banues në  Elbasan, pasi në rrugën “Butrinti”, nën efektin e pijeve alkoolike, ka humbur kontrollin e motomjetit tip “STING” dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë.  Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.P, vjeç 22, banues në Gjashtë, pasi dyshohet se në rrugën Çukë-Pllakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një furgon, me drejtues shtetasin S.B, vjeç 54 banues në Ksamil, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja E.P, vjeç 44, banues në Gjashtë, e cili ndodhet në spital e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 30.07.2017, në malin e Nemërçkës, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi G.P (çoban), vjeç 56, banues në fshatin Katundi i Vjetër, Mirditë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Më datë  31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen A.N, vjeç 34, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka fyer me fjalë shtetasen S.A. vjeç 35, banuese në Gjirokastër. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.H, vjeç 24, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në Gjirokastër, ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin A. Z, vjeç43, banues në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 31.07.2017, punonjësi i policisë I.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se gjatë udhëtimit  Tirana–Gjirokastër, me automjetin tip “Toyjota” në  vendin e quajtur “Ura e Leklit”, i ka humbur arma personale e shërbimit. Punohet  për gjetjen e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.07.2017, tek “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi A. D, vjeç 59, banues në fshatin Tale, duke drejtuar mjetin tip “Benz” i ka rënë të fikët dhe ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e atakut kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen L.M, vjeç 52, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim  bashkëshorti Gj.M, vjeç 56, se ka ushtruar dhune psikologjike ndaj tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

 Më datë 31.07.2017, në banesë, shtetasi P. N, vjeç 43, banues në Koterr, ka pirë një sasi benzine dhe ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza”, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, duke punuar, shtetasi D.Rr, vjeç 77, banues në Kakarriq, ka dëmtuar gishtin e vogël të dorës, në një makinë lidhëse bari dhe ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, shtetasja L.Th, vjeç 49, banues në fshatin Gajush Lezhë, ka bërë kallëzim se më datë 30.07.2017, i është larguar nga banesa djali i mitur, vjeç 16, me sëmundje mendore, i cili u gjet dhe u dërgua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhe për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.P, vjeç 54, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se tek një shkollë 9-vjeçare, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin M. Gj, vjeç 47, banues në Lezhë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, ka bërë kallëzim shtetasja B. M, vjeç 57, se bashkëshorti, shtetasi D. M, vjeç 57 , ka ushtruar dhune fizike duke e dëmtuar në kokë dhe në krah. Punohet për kapjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.07.2017, në Mamurras, në afërsi të një shkolle 9 - vjeçare është konstatuar mjeti tip “Benz” me dyer të pasiguruara, i parkuar para 10 ditëve, i cili u bllokua. Punohet për identifikimin e pronarit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, në banesë, shtetasja Q.P, vjeç 26, ka konsumuar fostoksinë dhe ndodhet në Q.S.U.T Tiranë, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Më datë 31.07.2017, shtetasja M.Gj, vjeç 25, me sëmundje mendore, ka bërë kallëzim se shtetasi P.M , vjeç 58 ka kryer veprime të turpshme. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.E, vjeç 74, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Perash”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.B, vjeç 47, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 4 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

Shkodër
Vijon operacioni antikanabis në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga toka dhe ajri, si dhe mbi bazën e informacioneve policore, asgjësohen 680 bimë Cannabis Sativa.
Shpallet në kërkim dy shtetas si autorë të dyshuar për kultivim.
Më datë 31.07.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë te informacioneve policore në fshatin Plan  Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër në vendin e quajtur “Poshtë Qafës Boshit”, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë te djegies gjithsejt 680 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa.
Për këtë rast u bë shpallja ne kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  
N. Gj, 25 vjeç, banues në lagjen Mark Lula Shkodër
M. Gj, 41 vjeç, banues në Grudë e Re Shkodër,
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, në banesën e shtetasit M. M, vjeç 60, banues në fshatin Ças, Velipojë, ka rënë zjarr ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 31.07.2017, gjatë natës është vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit U. P, vjeç 64, banues në Pukë, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen E.C vjeç 36, banues në Kukës, pasi dyshohet se është bërë pengesë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.K, vjeç 38, banues në fshatin Pobreg, pasi dyshohet se në fshatin Pobreg, në tokën e tij,  po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 31.07.2017, shtetasi B.I vjeç 32, banues në Tiranë, kallëzon se, është konfliktuar me shtetasin I.M, vjeç 66, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe
Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
B.A 24 vjeç, banues në Turqi.
Më datë 31.07.2017 është kapur ne flagrancë në Terminalin e përpunimit të
pasagjerëve, në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të
kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila
dyshohet të jetë e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i
vizave“parashikuar në nenin 189  të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin Sh.B, vjeç 32, banues në Bërzeshtë, Librazhd, pasi dyshohet se më datë 27.07.2017, në S P K M Kapshticë, në brezin jeshil ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.07.2017, në S P K M Pustec, u kap shtetasi në kërkim M.R, vjeç 58, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datën 31.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.H, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 31.07.2017, në fshatin Grapsh, tek “Ura e Glinës”, shërbimet e kufirit të gjelbër të SPK Kakavijë, kanë kapur 4 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim u proceduan urdhrat e largimit vullnetar.

Më datë 31.07.2017, te ura e Viroit, shërbimet e kufirit të gjelbër të DVKM Gjirokastër, kanë kapur 4 shtetas të huaj, 2 algjerianë dhe 2 sirianë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim, 2 shtetasit algjerianë kanë kërkuar azil, ndërsa për 2 shtetasit sirianë u procedua me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 31.07.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim V. M, vjeç 38, banues në  Gjakovë, Kosovë, pasi më datë 19.07.2017, Komisariati i Policisë Shkodër e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...