Tiranë. Informacion në lidhje me ngjarjen ne zonën e Don Boskos

Tiranë. Informacion në lidhje me ngjarjen ne zonën e Don Boskos tirane

Seksioni për hetimin e narkotikëve ka disponuar në rrugë operative informacion se shtetasi B.P, ushtronte  aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017 është organizuar puna për kapjen në flagrancë e shtetasit të dyshuar.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P.  po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos.
Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat  rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas  thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjëtit,  ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B P, i cili ungrasportua në spital jasht rreziku për jetën.

Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.P, 27 vjec.

 Gjatë kontrollit të ushtruat në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lendës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

 Për pasojë  është kryer kontrolli i banesës sç shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe nje sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi B.P, është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

U arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:

B.P dhe A.M, ndaj të cilëve do referohen materialet në Prokurori për veprën penale "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim" , "Kundërshtimi i punonjësit të policisë" parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...