Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "Përpjekje e dështuar"

Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar "Përpjekje e dështuar" tirane

Arrestohen 3 shtetas, 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe valutë në euro dhe lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit B.P, A.M dhe A.M, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.

Më datë 01.08.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin "Përpjekje e dështuar" për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.

Shtetasi B.P është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip "Citroen", në zonën e Don Boskos". Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin "Policia", por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur  lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.M, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit :

- B.P 27 vjeç, banues në Tiranë.

- A.M 24 vjeç, dhe Sh.M, 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).

U shpall në kërkim shtetasi :

- A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Sh.M.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 435.2 gramë kokainë.

- 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.

- mjeti tip " Citroen".

- peshore elektronike.

- dorezë metalike.

Veprimet procduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve B.P., A.M., dhe Sh.M.,për veprat penale " Kundërshtimi i punonjësit të policisë", "Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë", "Përdorim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 283/2, 242, 236 dhe 279 të Kodit penal, ndërsa për shtetasin A.M., për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim", neni 283/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...