Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 02 Gusht 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. Stema Policia
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur 5 persona për Narkotikët.
4 persona në kërkim.
3 persona për Krime ndaj personit.
7 persona për veprat penale “Vjedhja”, Dhune ne familje si dhe Armembajtje pa leje.
4 persona per vepren penale "Prishja e rendit dhe qetesise publike".
2 persona per vepren penale " Kanosje".
Janë sekuestruar rreth 55 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, 435 gr lëndë e dyshuar Kokaine si dhe 201 bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 71 persona.


Gjatë 24- orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme, konkretisht:
1-Tiranë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " END OF JULY".
Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike.
Arrestohen në flagrancë atë e bir.
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.

2-Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përpjekje e dështuar".
Arrestohen 3 shtetas, 1 tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohen 435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe valutë në euro dhe lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit B.P, A.M dhe A.M, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.
Më datë 01.08.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin "Përpjekje e dështuar" për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.

3-Durrës.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Minoreni”.

Goditet grupi që vidhnin lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë  9 vjedhje.

Procedohen katër shtetas, dy prej të cilëve vihen në pranga.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve,pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Minoreni”.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...