Krujë. Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Krujë. Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 02 KRUJE

Asgjesohen 123 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Shpallet në kërkim një shtetas.


Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e djeshme zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në datë 01.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 52 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është  shtetasi A.U. 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.


Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Arkiva

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...