Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 01.08.2017, në fshatin Tujan, në kufi me Parkun Kombëtar të Dajtit, ka rënë zjarr, ku është djegur 1 ha me shkurre. Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga temperaturat e larta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 01.08.2017, në fshatin Bizë Ishëm, përballë Gjirit të Lalzit, ka rënë një zjarr  në një sipërfaqe rreth një hektar me shkurre e pyll. Në vendngjarje u dërguan zjarrfikëset. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 01.08.2017, në fshatin Stanaj, Cerrik ka rënë zjarr, ku janë djegur 10 ha me shkurre dhe 12 ha ullinj. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike nga një shtyllë tensioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 01.08.2017, në fshatin Pirg, Maliq, te mali “Kozelit”, është konstatuar një vatër zjarri, ku janë djegur 1 ha zonë e pyllëzuar. Dyshohet se zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar. Punohet për fikjen e zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 206/a/1  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, në fshatin Hudenisht ka rënë zjarr dhe është djegur 3 ha pyll me pisha. Nga veprimet e kryera mendohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e të miturit vjeç 11. Gjatë përpjekjes për shuarjen e zjarrit ka shpërthyer një granatë, për pasojë është dëmtuar shtetasi A.B vjeç 56, banues në Pogradec, i cili ndodhet në spital  jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Neni 161  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 01.08.2017, në fshatin Gadurovë, Mallakastër, në një sipërfaqe me shkurre ka rënë zjarr ku rrezikohet një sipërfaqe me ullinj. Janë dërguar shërbimi zjarrfikës, shërbimet e policisë, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 01.08.2017, në fshatin Metoh, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e dru pishe. Zjarri ka rënë një ditë më parë në kodrat e fshatit Mjeshovë, Berat dhe nuk është fikur. Terreni është tepër i thyer dhe nuk favorizon shërbimin zjarrfikës.  Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 01.08 .2017, në fshatin Dukat, në anë të rrugës nacionale Orikum–Llogara, në vendin e quajtur “Kryqi”, ka rënë një vatër zjarri. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 01.08.2017, në dalje të qytetit, mbrapa nje hoteli është shfaqur një vatër zjarri. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës dhe i policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 01.08.2017, në fshatin Rrilë, ka rënë zjarr në tokën arë e mbjellë më jonxhë në pronësi të shtetasit V.N, vjeç 24 ku janë djegur 283 m2 breg kanali më bimësi të ulët e ferra. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vlerësim.

Më datë 01.08.2017, zjarri që ka rënë në zonën e Burrelit, po kalon në malin e Trodhenit, në Skuraj Kurbin. Janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, pushteti vendor dhe shërbimet e emergjencave. Terreni është i thyer ku mjetet zjarrfikëse nuk ndërhyjnë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Shkodër
Procedohet penalisht dhe ndiqet  në gjendje të lirë një shtetas i dyshuar si shkaktar i zjarrit nga pakujdesia
Më datë 01.08.2017, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Stacioni i Policisë Velipojë, është proceduar penalisht dhe  ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi Gj.K, 70 vjeç, banues në Reç i Ri Velipojë Shkodër.
Ky shtetas dyshohet se në Reç i Ri Velipojë i ka vendosur zjarrin disa shkurreve ku është djegur nga zjarri një sipërfaqe me rreth 15 hektarë barë dhe shkurre.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkatërrim prone me zjarr" parashikuar nga  neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 01.08.2017, në bjeshkën e quajtur Poligaje, Njësia Administrative Margegaj, Tropojë, në pyll është konstatuar një vatër zjarri. Ndërhyrja me forca e mjete është e vështirë. U njoftuan Emergjencat pranë Bashkisë dhe Njësia Administrative.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 01.08.2017,  në fshatin Sllatinë, ka rënë zjarr dhe është djegur 1.2 hektar pyll me pishë të zezë. Punohet për fikjen e zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.08.2017,  në fshatin Blliçe, ka rënë zjarr dhe është djegur 2 hektar me shkurre dhe bar. Punohet për fikjen e zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.08.2017, në fshatin Tërnovë, Zerqan, te “Vorret e Vrame”, në një kodër me shkurre e lisa, ka rënë zjarr. U dërguan shërbimet, të cilët konfirmojnë se terreni është i vështirë për mjetet zjarrfikës. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar " END OF JULY".
Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike.
Arrestohen në flagrancë atë e bir.
Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.
Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek nje qender tregtare,  duke lëvizur me automjetin tip "Ford Focus", të cilin e drejtonte shtetasi A.E.
Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.
Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.E ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij B.E, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë  të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.
Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve
A.E 34 vjeç dhe B.E, 66 vjeç, atë dhe bir,  banues në fshatin Mener.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
55 kg lëndë narkotike.
automjeti tip "Ford Focus".
2 telefona celularë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2009, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume lekesh shtetasit E.K, vjeç 67, banues në Tiranë. Neni 143  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.B, vjeç 33, banuese në Tiranë, punonjëse e nje kompanie private, pasi dyshohet se  ka falsifikuar firmën e shtetasit A.R vjeç 51, banues në Tiranë,  duke e bërë debitor pranë nje  kompanie private. Neni 186  i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 01.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.B, E.B, K.A dhe M.A, vjeç 19, 24, 19 e 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, kanë goditur me thikë, shtetasin M.M, vjeç 22, banues në Tiranë, i cili vdiq në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nenet 76, 25 e 300  të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues A.K vjeç 23, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasen K.C, vjeç 66, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.M vjeç 26, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 20.07.2017, në rrugën “Shemsi Haka”, duke drejtuar mjetin tip “Smart” ka aksidentuar shtetasin shtetasin A.D, vjeç 23, banues në Tiranë, që lëvizte me motor, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, është larguar në banesë. Nenet 290 e 273  të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Ali Demi”, u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Leike”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.D, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Marikaj, përballë nje firme private, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë jashtë rruge, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.B vjeç 44, banues në Durrës, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 2 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.B dhe E.L, vjeç 28 e 35 banues në fshatin Shënavlash e Durrës, pasi dyshohet se  në rrugën “Taulantja”, A.B duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Moto Guz” me drejtues E.L i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291  të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, në rrugën Shkozet Plepa, mjeti tip “Peugeot” ka aksidentuar shtetasin e mitur vjeç 9, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më date 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Elbasan, për të dënuarin V.H vjeç 57 banues në Berat, pasi dyshohet se  më datë 31.07.2017, në ambientet e IEVP Peqin, gjatë kontrollit fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 e 324/a  të Kodit Penal.

Më date 31.07.2017, në ambientet e IEVP Peqin, u gjetën në qese plastike dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 283 e 324/a  të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin GJ.M vjeç 62, banues në Tiranë, drejtor i burimeve njerëzore prane nje kompanie private, pasi dyshohet se  gjatë vitit 2012, i ka kërkuar të firmose për tu larguar më dëshirë nga puna duke i prishur kontratën dhe nuk i ka paguar  sigurimet shoqërore për dy muaj, shtetasit V.K, vjeç 60, banues në Elbasan. Nenet 164 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.K, vjeç 18, pasi dyshohet se  tek “Varrezat e Deshmorëve”, nga kontrollit fizik iu gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë se Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.H vjeç 54, banues fshatin Tren, Devoll, pasi dyshohet se  në rrugën Tren-Bilisht, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Dayang” është aksidentuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasi D.L, vjeç 46, banuese në fshatin Patos, pasi dyshohet se  në Ballsh, iu bllokua motori tip “Yamaha” që rezulton i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit N.S e P.GJ, vjeç 56 e 59, banues në Vlorë,  pasi në lagjen “24 Maji”, N.S u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford” kurse P.GJ ka kundërshtuar e goditur me grusht punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 291, 236 dhe 237  të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.P vjeç 43, banues në fshatin Vilzë, pasi dyshohet se, në fshatin Mes, nga kontrolli në furgonin tip “Ford, ju gjetën e bllokuan 194 thasë me qymyr druri, pa dokumentacion dhe i pa regjistruar në organet tatimore. Neni 180  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.D, vjeç 24, banues në fshatin Hot i Ri, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në qytet, duke drejtuar mjetin tip “BMW ” ka aksidentuar shtetasin A.V, vjeç 51 , banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.GJ, vjeç 46, banues në fshatin Bratosh Malësi e Madhe, pasi në Shtoj i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me leje drejtimi italiane, është përplasur me mjetin tip “Ford” taksi i drejtuar nga shtetasi I.M, vjeç 59, banues Koplik, me leje drejtimi, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët e taksisë, shtetasit A.H dhe F.H vjeç 24 e 67, banues në Koplik, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2  i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin O.T, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 20.07.2017, i ka shitur një varëse duke i thënë se është flori, shtetasit E.C, vjeç 19, banues në Kavajë. Me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan 5 varëse. Neni 143/1  i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet ekonomik e financiar
Më datë 01.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, M.R vjeç 58, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 2 vjet  burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.S, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Idriz Dollaku”, pranë banesës, ka kanosur shtetasen V.B, vjeç 62. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.L, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën ‘’Hysen Cino’’, për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e policisë, Q.B, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 238  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.Z, K.E e D.Z, vjeç 40, 22 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Farkë, K.E dhe D.Z, u kapën duke ndërtuar një objekt pa leje, në banesën e M.Z. Nenet 199/a e 199/b  të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.Z, T.S dhe A.SH vjeç 44, 40 e 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në kazanët e plehrave pronë e Bashkisë Tiranë, kanë grumbulluar mbetje të riciklueshme pa leje. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, shtetasi S.D vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 01.08.2017, i është larguar nga banesa bashkëshortja me fëmijën e mitur, K.D dhe S.D, vjeç 26 e 3. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pjetër Budi”, i ka marrë me vetëgjyqësi (me pretendimin se i takojnë) nje shume eurosh dhe 1 kamer, duke e goditur me grusht, shtetasin D.P, vjeç 40, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.A. Nenet 90 e 277  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.S, vjeç 44 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti F.M, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, në rrugën “Naim Frashri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit H.J, vjeç 64, ku kanë marrë disa bizhuteri dhe nje shume eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.G, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi SH.M vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 30.07.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.M, vjeç 34. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen S.B vjeç 70, banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se vajza, V.H, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9889, datë 18.12.2006 , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, në rrugën “Don Bosko”, pranë nje marketi shtetasit E.S, vjeç 33, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Volksvagen”. Nga veprimet e kryera dyshohet se mjeti mund të jetë marrë me çelës, nga shtetasi SH.SH vjeç 37, banues në Mamurras, i cili ia ka shitur këtë mjet E.S. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përpjekje e dështuar".
Arrestohen 3 shtetas, 1 tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohen 435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe valutë në euro dhe lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se shtetasit B.P, A.M dhe A.M, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.
Më datë 01.08.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin "Përpjekje e dështuar" për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Shtetasi B.P është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip "Citroen", në zonën e Don Boskos". Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin "Policia", por mjeti nuk ka ndaluar, ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë. Në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për tu larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur  lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet, është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.M, ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit :
B.P, 27 vjeç, banues në Tiranë.
A.M 24 vjeç, dhe SH.M, 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).
U shpall në kërkim shtetasi :
     A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
435.2 gramë kokainë.
1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.
mjeti tip " Citroen".
peshore elektronike.
dorezë metalike.
Veprimet procduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve B.P., A.M., dhe Sh.M.,për veprat penale " Kundërshtimi i punonjësit të policisë", "Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë", "Përdorim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 283/2, 242, 236 dhe 279 të Kodit penal, ndërsa për shtetasin A.M., për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim", neni 283/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.07.2017, shtetasi B.C, vjeç 19, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është goditur me sende të forta nga disa persona. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës S.G, vjeç 61,të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1  i Kodit Penal.    

Më datë 01.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.XH, D.XH, K.D e B.XH, vjeç 27 38, 24 e 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 31.07.2017, në fshatin Brarë, Dajt, kanë prishur rendin e qetësinë publike, duke kanosur e goditur me grusht njëri -tjetrin, si dhe kanë përdorur armë zjarri. Me cilësinë e provës materiale u bllokua 1 gëzhojë. Nenet 89, 278, 279, 84 e 274  të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.SH, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Shishtufinë, në rrugën ”Myslym Keta”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur F.A dhe G.K, vjeç 16 e 16, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se  në fshatin Dritas, pranë banesës së shtetasit M.C u gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 8 gëzhoja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278  i Kodit Penal.  

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vetëvarjen në banesë të shtetasit E.P, më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 22 banues në Valias, pasi dyshohet se  në Qendër Kamëz, ka goditur me grusht, shtetasin M.H, vjeç 26, banues në Kamëz. Neni 89  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.S vjeç 52, banues në Valias, pasi dyshohet se  në Valias, ka ndërtuar një objekt pa leje, duke ushtruar vetëgjyqësi, për tokën, ndaj shtetasit E.M, vjeç 38, banues në Kamzë. Nenet 277 e 199/a  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.H vjeç 28, banuese në Tiranë,pasi dyshohet se  bashkëjetuesi E.I vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit T.D, F.B e B.D, vjeç 42, 21 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Shaban Bardhoshi”, pranë nje  lokali kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.Z, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën e “Qelqit”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 01.08.2017, në rrugën e “Qelqit”, në banesë dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë, shtetasi A.T, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.P vjeç 30 banues në Laprakë, pasi dyshohet se  në fshatin Picar, ka kanosur me fjalë, shtetasin M.H, vjeç 71, banues në Tiranë. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.B, vjeç 35, pasi dyshohet se  bashkëshorti, P.B, vjeç 38, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.D, vjeç 26, pasi dyshohet se  bashkëshorti E.D, vjeç 33,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Q vjeç 57, banues në Librazhd, pasi dyshohet se  më datë 31.07.2017 në Golem te nje kompleks ka goditur me grusht shtetasin I.M, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin SH.H vjeç 73, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes SH.H vjeç 69. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 01.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.G, vjeç 35, banues në Durrës.Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017,u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit M.N dhe K.K, vjeç 73 e 33, banues në Yrshek Tiranë e Hamallaj, pasi dyshohet se  në Hamallaj, u kapën duke ndërtuar një objekt pa leje në pronësi të M.N. Nenet 199/a dhe 199/b  të Kodit Penal.

Durrës.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar ”Minoreni”.

Goditet grupi që vidhnin lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë  9 vjedhje.

Procedohen katër shtetas, dy prej të cilëve vihen në pranga.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve,pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Minoreni”.

Është goditur grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësi duke u proceduar penalisht katër shtetas, konkretisht:

• H.D.  15 vjeç, banues në Durrës, I ndaluar; I dënuar më parë për vjedhje;

• A.A.  15  vjeç, banues në Durrës, I ndaluar;

• E.Z.  14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;  

• E.Xh.  14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.

Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdour si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V. ku kanë marrë  90 000 lekë.

2. Më datë 02.06.2017,  në lagjen Nr.14/1, Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç. ku kanë marrë  TV dhe kompjutera lojërash Playstation.

3. Më datë 28.06.2017,  në lagjen Nr.5,  Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C.  ku ka marrë 5 000 lekë.

4. Më datë 16.07.2017,  në lagjen Nr.8,  Durrës dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.

5. Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J. , N.K.  dhe K.K.  ku kanë   50 000 lekë dhe  një aparat fotografik.

6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S.  ku kanë marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhurme thyerje lokalin e  shtetases  S.Ç.  ku kanë marrë 3 000 lekë.

8. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S.  ku kanë marrë 10 000 lekë.

9. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E.  ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M vjeç 26, banues në fshatin Mazhe, pasi në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”.Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.V vjeç 40,banues në fshatin Borizanë, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Kodër Borizanë”, ka ndotur ambientin duke djegur një furrë gëlqere. Neni 201  i Kodit Penal.

Krujë.
Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjesohen 123 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim një shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e djeshme zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në datë 01.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 52 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është  shtetasi A.U. 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin  Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Informacion paraprak.   
Më datë 02.08.2017, në aksin rrugor Fushë Krujë- Laç, në fshatin Luz, janë përplasur mjetet tip “Volksvagen” me mjetin tip “Ford” për pasojë janë aksidentuar shtetasit A.L, Z.N, E.L dhe A.K, nga 22 vjeç, banues 3 në Tiranë dhe 1 në Kosovë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komisariati i Policisë Elbasan
Informacion paraprak
Më datë 02.08.2017, në lagjen “Aqif Pasha”, para banesës,  shtetasit E.B  vjeç 39, i është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 01.08.2017 në fshatin Dasar, në banesë, shtetasi I.H vjeç 64, në gjendje të dehur ka rënë nga ballkoni dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen A.H, vjeç 30, banuese në fshatin Kishtë, pasi dyshohet se  më datë 29.07.2017 në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasen K.H, vjeç 19, banuese në Kishtë. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017,  në fshatin Bulçarë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia A.Z vjeç 44,  e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 99  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë bënë kapjen e
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E.Z 29 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.08.2017, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta,
ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L.Z, 52 vjeçe, si edhe ka goditur me
sende të forta vëllain e tij (nga nëna) shtetasin P.S, 15 vjeç, i cili ka marrë mjekim në
Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në
familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetaset M.Ç e K.H, vjeç 32 e 30, banuese në Korçë, pasi dyshohet se  nëpërmjet telefonit kanë shqetësuar njëra tjetrën. Neni 275  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit E.XH, vjeç 31. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22  të Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E.K 31 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 01.08.2017, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një
bagëti të imët në banesën e shtetasit A.Z, 44 vjeç në lagjen nr 6 në Korçë.Gjithashtu po
në këtë datë, në lagjen nr 16 në Korçë, ky i fundit dyshohet se ka vjedhur në punishten e
shtetasit T.H, 71 vjeç, disa mjete të ndryshme pune.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja”
parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.G, vjeç 71, pasi dyshohet se  djali M.M, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin P.M, vjeç 79, pasi dyshohet se  krushku, P.B  vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin  R.T, vjeç 15, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj babait N.T, vjeç 46. Neni 130/a/1  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.K vjeç 29, banuese në Berat, pasi dyshohet se  vjerra, N.S, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 01.08.2017, gjatë natës, në Poliçan, para banesës, shtetasit GJ.P, vjeç 43, i kanë dëmtuar me sende të forta mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin R.D, vjeç 79, pasi dyshohet se  nusja e djalit, L.D vjeç 2 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.P  vjeç 46, banues në fshatin Muçaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar 40 ditë burg, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Nenet 238 e 25  të Kodit Penal.  

Më datë 01.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.H, vjeç 25, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Neni 279/2  i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 01.08.2017, në fshatin Portëz, tek nje karburant dy persona, duke i bërë presion shitësit të karburantit, i kanë marrë xhiron ditore të lekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Lushnje  
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin L.SH, vjeç 55, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen D.H, vjeç 41, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk ka lejuar ish bashkëshortin L.G, vjeç 39, të takojë djalin e mitur  vjeç 13, duke u larguar jashtë shtetit bashkë me djalin. Neni 320  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.Q dhe I.Q vjeç 46 e 41 banues në fshatin Novoselë, më datë 31.07.2017, në këtë fshat, i kanë dëmtuar pronën dhe goditur me sende të forta shtetasin E.S, vjeç 31, banues në Novoselë. Nenet 150 e 90  të Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, gjatë natës, tek “Kali  Trojës”, para banesës, shtetasit T.S, vjeç 54 në mjetin tip “Lançia” i kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 01.08 .2017, në bashkinë Selenicë, në vendin e quajtur “Oshtimë”, në mes të pyllit me pisha, pronë publike, ambient i hapur, me sipërfaqe 1500 m², territor i Komisariatit Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 25 fidanë bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 284  i Kodit Penal.

Më datë 01.08 .2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.T vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në fshatin Lukovë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 01.08.2017, shtetasi A.S, vjeç 41, banues në fshatin Metoq, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa vëllai A.S, vjeç 34. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M, vjeç 34, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se  ish vjehrri S.M, vjeç 68, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 01.08.2017, ora 15.40, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.A, vjeç 46, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.A vjeç 43, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.B, vjeç 43, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se  bashkëshorti P.B,  vjeç 54 banues në Tepelenë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, vjeç 53, banuese në Përmet, pasi dyshohet se  bashkëshorti P.M,  vjeç 52  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.T vjeç 43, banues në fshatin Kolbar, pasi dyshohet se  më datë 31.07.2017, në Kolbar, ka goditur me sende të forta shtetasin N.T, vjeç 43, banues në këtë fshat.  Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin Th.L, vjeç 29, banues në fshatin Nokovë Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesën e saj, ka kanosur e goditur me grusht, shtetasen E.Q, vjeç 56. Neni 84 e 90   të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.H, vjeç 47, pasi dyshohet se  bashkëshorti G.S vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 01.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.M, vjeç 57, pasi dyshohet se  bashkëshorti D.M vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 01.08.2017, ora 13:45, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.S, vjeç 40, pasi dyshohet se  bashkëshorti L.S, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.GJ,  vjeç 55 banues në Shëngjin, pasi dyshohet se, në Shëngjin, ka goditur më grusht shtetasin P.GJ,  vjeç 55, banues në Shëngjin. Neni 90  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen F.XH, vjeç 26 banues në Shëngjin, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Krujë, nuk është paraqitur pranë Zyrës Përmbarimore Lezhë, për të dorëzuar djalin e mitur vjeç  7, ish bashkëshortit B.Z, vjeç 39, banues në Krujë. Neni 320  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.L vjeç 32, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babit dhe nënës, V.L e M.L, vjeç 59 e 57, të cilëve ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Punohet për kapjen e V.L. Neni 130/a/4  i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.08.2017, gjatë natës, në Laç është vjedhur me thyerje banesa e shtetases E.T, vjeç 49, ku kanë marrë 1 televizor, 1 celular “Iphone 6”, 1 laptop dhe nje shume lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 17 pasi duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë pë të ndaluar, ku pasi u kap rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Nenet 291 e 242  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit P.SH dhe A.SH, vjeç 57 e 24, banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se, në fshatin Bardhaj, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasin H.H, vjeç 61, banues në Bardhaj. Punohet për kapjen e A.SH.Nenet 89 e 25  të Kodit Penal.

Shkodër
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale
Arrestohet në flagrancë një shtetas
Më datë 01.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas njoftimit të marrë dhe falë reagimit të shpejtë  është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale.
Nga konfliktet e vazhdueshme,  në fshatin Berdicë, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, A.P i  ka ndërprerë me qëllim rrugën me automjetin  e tij tip Volksvagen shtetasit N. D, 54 vjeç, banues në Berdicë, i cili po udhëtonte me automjetin  e tij tip “Fiat”.
Më pas shtetasi A.P është larguar nga vendi i ngjarjes dhe  ka shkuar përpara banesës së shtetasit N. D dhe ka qëlluar në ajër me armë zjarri  kallashnikov  dhe është larguar.
Për parandalimin e përshkallzimit të këtij konflikti, shërbimet e Policisë në mënyrë të menjëhershme kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi janë vënë në ndjekje  të autorit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të tij;
A.P  35 vjeç, banues në Berdicë, Shkodër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga nenet 278, 274, 84 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 01.08.2017, shtetasi P.N, vjeç 58, ka bërë kallëzim se më datë 20.07.2017, në tregun e Shelqetit, i kanë vjedhur motorin tip “Loncin”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.07.2017, në fshatin Kodër Lume, në vendin e quajtur “Bregu i liqenit” janë gjetur 2 predha kundra tank, të cilat u asgjësuan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin S.A, vjeç 61, banues në fshatin Vlahen, pasi dyshohet se  më datë 31.07.2017, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, bashkëfshatarin, shtetasin SH.A. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Vijon kontrolli  territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 53 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Bulqizë në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së sotme  kanë goditur një tjetër rast.
Është ushtruar kontroll  në njësinë Administrative Shupenzë, Bulqizë, dhe në vendin e quajtur "Ormani i Shupenzës", ( një tokë pa pronar) u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 53 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva, të kultivuara në tokë të hapur rishtas.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.08.2017, në P K K Rinas, u kap shtetasi në kërkim I.B vjeç 44, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar 2 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135  i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.B dhe A.K, vjeç 30 e 49, banues në Kavajë e Tiranë, pasi dyshohet se në Aeroportin e Rinasit, në ambientet e parkingut, kanë goditur njeri tjetrin me grusht. Neni 90  i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 01.08.2017, në P K K Qafë Thanë, u ekstradua në Maqedoni shtetasi  në kërkim ndërkombëtar, V.H, vjeç 39, banues në  Strugë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Strugë, ka caktuar masë sigurie ”Arrest në burg’’, për veprën penale “Vjedhja”.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 01.08.2017, në S P K M Hani Hotit, u kap shtetasi në kërkim, R.D, vjeç 32, banues në Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291  i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...