Durrës. Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Minoreni”

Durrës. Finalizohet me sukses operacioni i koduar”Minoreni”Policia-durres

Goditet grupi që vidhnin lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë  9 vjedhje.

Procedohen katër shtetas, dy prej të cilëve vihen në pranga.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve,pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Minoreni”.

Është goditur grupi që kryenin vjedhje lokalesh dhe dyqanesh në qytetin e Durrësi duke u proceduar penalisht katër shtetas, konkretisht:

• H.D.  15 vjeç, banues në Durrës, I ndaluar; I dënuar më parë për vjedhje;

• A.A.  15  vjeç, banues në Durrës, I ndaluar;

• E.Z.  14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;  

• E.Xh.  14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, I proceduar më parë për vjedhje.

Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdour si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V. ku kanë marrë  90 000 lekë.

2. Më datë 02.06.2017,  në lagjen Nr.14/1, Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç. ku kanë marrë  TV dhe kompjutera lojërash Playstation.

3. Më datë 28.06.2017,  në lagjen Nr.5,  Durrës  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C.  ku ka marrë 5 000 lekë.

4. Më datë 16.07.2017,  në lagjen Nr.8,  Durrës dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.

5. Më datë 21.07.2017, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J. , N.K.  dhe K.K.  ku kanë   50 000 lekë dhe  një aparat fotografik.

6. Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S.  ku kanë marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhurme thyerje lokalin e  shtetases  S.Ç.  ku kanë marrë 3 000 lekë.

8. Më datë 30.07.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S.  ku kanë marrë 10 000 lekë.

9. Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E.  ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja"e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2  të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...