Vlorë, tenton të korruptojë punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë.

Vlorë1

Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë.

Në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një drejtues mjeti duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.

Punonjësit e policisë pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.

Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësittë policisë, ka vendosur në brëndësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t'i shmanget vendosjes së masës administrative.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit:

G.H., 32 vjeç, banues në Fier.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike'', parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

 

 

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...