Shkodër, plagosje me armë zjarri, arrestohet në kohë rekord autori.

ShkodërDrejtoria Shkoder

Informacion Paraprak

Më datë 02.08.2017, rreth orës 22:15 jemi njoftuar se ka te shtëna armësh në unazën lindore në afërsi të një lokali.

Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se para një lokali është plagosur me armë zjarri shtetasi F. Z, rreth 33 vjeç, banues në Grudë e Re, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal ku po merr ndihmë mjeksore.

Në kohë rekord është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Dedë Guri rreth 60 vjeç.

Në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri automatik.

Gjithashtu nga kontrolli në banesën e të dëmtuarit është gjetur një pistoletë dhe 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...