Policia e Shtetit, vijon zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi.

Policia e Shtetit5

Vijon zbatimi i protokollit ajror me avion të posaçëm si dhe kontrolli e rikontrolli i të gjitha zonave bazuar në analiza të përbashkëta risku dhe plane të përbashkëta fluturimi. (për video kliko mbi link).

Monitorim ajror i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Kriminale Italiane dhe Guardia di Finanza për kontrollin e territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si asnjëherë më parë, një koordinim forcash dhe bashkëpunim në formacion i mjeteve ajrore të dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër kultivimit, trafikimit dhe hetimit të kriminelëve që tashmë e kanë fare të qartë se nuk ka asnjë kompromis me Policinë e Shtetit dhe Qeverinë Shqiptare.

Policia e Shtetit do të kontrollojë e rikontrollojë çdo cep të territorit të vendit, edhe në territorin më malor dhe më të vështirë për t'u arritur Policia e Shtetit e mbështetur edhe nga partnerët do ta kontrollojë territorin nga ajri e toka.

Avioni i Guardia di Finanza-s, si dhe helikopteri i Policisë së Shtetit do vijojnë fluturimet e koordinuara për të rikontrolluar përsëri të gjithë territorin e vendit.

Kordinimi i veprimeve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane kryhet nga Koordinatori Kombëtar me Policinë Italiane dhe koordinator i misionit të fluturimeve ajrore Artur Beu.

4

2

3

 

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...