Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Gusht 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 02.08.2017, në Ibë, është riaktivizuar zjarri dhe po i afrohet banesave. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Varosh, Njësia Administrative Pezë, ka rënë zjarr në një ullishte afër me lapidarin. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Qinam, në një kodër, lart në pyll, ka rënë zjarr ku janë djegur barishte dhe disa pemë. Nuk ka patur rrezik për banorët. Janë dërguar zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë të cilët punuan për fikjen e zjarrit.

Më datë 03.08.2017, në Dajt, zjarri ka marrë përmasa. Në vendngjarje ndodhen 2 zjarrëfikse, të cilat po marrin masa për shuarjen  e zjarrit. Janë njoftuar emergjencat civile.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 01.08.2017, në fshatin Fushë Bizë, Ishëm, në vendin e quajtur “Kodra Mamzote”, ka rënë zjarr ku janë djegur 1 ha pyll, i cili më datë 02.08.2017, u fik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 02.08.2017, në Krastë lagjja “Emin Matraxhiu”, ka rënë zjarr dhe janë djegur 2000 m²  me shkurre e barishte. Punohet për rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit,  identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në Krastë, në pyll ka rënë zjarr, ku po digjen shkurre e pisha, i cili ka marrë përmasa. Vazhdon puna për fikjen e zjarrit nga tre zjarrfikëse dhe shërbimi i policisë.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Gizavesh, në banesën e shtetasit F. K, vjeç 63, ka rënë zjarr ku është djegur banesa dhe një mjet. Dëme në njerëz nuk ka. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 02.08.2017, në fshatin Voskop, në një stallë dhe parkim mjetesh për pjesë këmbimi, të shtetasit J.B, 52 vjeç, persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e mjeteve të parkuara dhe i kanë vënë zjarrin mjeteve, ku është djegur një mjet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 02.08.2017, në fshatin Buzmadh, Cakran, ka rënë një zjarr dhe rrezikohet ullinjtë. Janë dërguar zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë të cilët punojnë për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 02.08.2017, në fshatin Bashaj, Selenicë, në malin e Çipinit, është konstatuar një vatër zjarri, ku digjen pyje me pisha. U njoftuan Emergjencat, zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 02.08.2017, në fshatin Rrashkullaj, Malësia e Madhe, në një sipërfaqe me shkurre afër banesave, ka rënë zjarr, për pasoje është djegur banesa e pabanuar e shtetasit T.A. U njoftuan Emergjencat, Prefektura dhe bashki Malësi e Madhe. Zjarrfikëset dhe shërbimet e policisë punojnë për fikjen e zjarrit, i cili u fik.

Më datë 02.08.2017, në afërsi të liqenit në fshatin Polvar, Malësia e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. U dërguan zjarrfikëset dhe janë njoftuar Emergjencat, Prefektura e bashki Malësi e Madhe.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Gruemirë, Malësia e Madhe, ka rënë zjarr në 2 hektar kullota me bar të thatë e shkurre, ku është djegur edhe një kasolle e vjetër prej druri, pa pronar. Punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Dobër, Malësia e Madhe, ka rënë zjarr në 5 dynym kullota me bar të thatë e shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 02.08.2017, në malin e fshatit Madhesh, Mat, është përhapur një vatër zjarri nga malet e Laçit, ku po digjet një sipërfaqe me shkurre. Punohet për shuarjen e tij.

Më datë 02.08.2017, në malin e fshatit Valikardhë, Bulqizë, në vendin e quajtur “Fusha e Zogut”, është aktivizuar e përhapur një vatër zjarri, e cila është fikur para 10 ditësh ku po digjen shkurre. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 02.08.2017, në malin e fshatit Nezhaj, Zall Dardhë, në vendin e quajtur “Suka”, është konstatuar një vatër zjarri, ku digjet një sipërfaqe me lisa dushku dhe ahu. Në orën 21:00, zjarri u shua.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 02.08.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13 plazh, kanë vjedhur dy celularë, në banesën me qera të shtetasit Q. B, vjeç 79 banues në Elbasan. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në lagjen nr. 13 plazh, shtetasi L. D, vjeç 18, banues në Kosovë, duke u larë në det, është hedhur nga trampolina dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më date 02.08.2017, gjatë ditës në plazh Shëngjin, shtetasit A. V, vjeç 27, banues në fshatin Hajmel, Shkodër, i kanë vjedhur te çadra e plazhit një sasi eurosh, një telefon dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Përpjekje e dështuar"
Arrestohen 3 shtetas, 1 tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohen 435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë dhe valutë në euro
dhe lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në rrugë operative, dispononte informacion se
shtetasit B.P, A.M dhe A.M, qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos.
Më datë 01.08.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka organizuar operacionin
"Përpjekje e dështuar" për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.
Shtetasi P.C është konstatuar nga shërbimet e policisë duke lëvizur me mjetin tip "Citroen" në zonën e Don Boskos" Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij
për të bërë ndalimin e mjetit. I është bërë shënja e ndalimit nga punonjësit e policisë të
veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin "Policia" por mjeti nuk ka ndaluar,
ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policisë. Në këto
kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke
dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën
për tu larguar. Punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe
kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27
vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin tip Citroen (në pronësi të shtetatit A.M., 22
vjeç) është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e
peshës 385 gramë. Duke qënë në kushtet e flagrancës është ushtruar kontroll në
banesën e shtetasit A.M ku në dhomën e gjumit është gjetur një sasi lënde
narkotike e dyshuar e llojit kokainë e peshës 50.2 gramë, 10 doza pluhuri të dyshuara të
llojit kokainë, ngjyrë e bardhë, një dorezë metalike, një sasi vlere monetare në valutë
prej 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja, të cilat u sekuestruan. Për pasojë u arrestuan në
kushtet e flagrancës shtetasit :
B.P, 27 vjeç, banues në Tiranë.
A.M, 24 vjeç, dhe SH.M 50 vjeç, banues në Tiranë ( at dhe bir).
U shpall në kërkim shtetasi :
A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i SH.M
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
435.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.
mjeti tip "Citroen"
peshore elektronike.
dorezë metalike.
Veprimet procduriale u monitoruan nga SHÇBA dhe Prokurori i gatshëm.
U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të
shtetasve B.P., A.M., dhe Sh.M.,për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të
policisë" "Mosbindje e urdhërit të punonjësit të policisë" "Përdorim dhe mbajtja pa leje
e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 283/2, 242, 236 dhe 279 të Kodit penal,
ndërsa për shtetasin A.M., për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer
në bashkëpunim"neni 283/2 i Kodit Penal.
Seksioni për pastrimin e parave
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 59, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E. K, vjeç 37, banuese në Tiranë, punonjëse në një kompani celulare, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit, ka përfituar 5 numra me kontratë, në emër të shtetasit A.L, vjeç 37, banues në Tiranë, duke e bërë debitor. Punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Neni 186  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.O, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B, vjeç 37, banues në Farkë, i dënuar më parë, pasi në Farkë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.M, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Gareli”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.V, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J. L, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Sonik”.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M. F, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Abedin Rexha”, te Fusha Aviacionit, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur vjeç 8 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.K, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se te rreth rrotullimi në rrugën “Vëllazërimi”, iu gjetën tre doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Punohet  për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 55, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën “Durrahu”, ushtronte aktivitet këmbim valutor pa licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D, vjeç 27, banues në fshatin Fan, Mirditë, pasi në rrugën fshati Luz-Derven, duke drejtuar mjetin tip “Volzvagen”, i larguar nga vendi i aksidentit, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A.K, vjeç 33, banues në Kosovë, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët Z.N, A. L, e E. L, vjeç 22, 22 e 33, banues në Tiranë e Kurbin, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.Gj, vjeç 69, banues në Gjepalaj, pasi dyshohet se në Gjepalaj, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.A, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, duke drejtuar me leje drejtimi motoçikletën tip “Dayang”, është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.J, vjeç 30, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D. P, vjeç 27, banues në fshatin Poroçan, Gramsh, pasi dyshohet se më datë 29.06.2016, në një kompani ka aplikuar për pasaportë biometrike me gjeneralitete të rreme. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Rr, vjeç 59, banues në Elbasan, Presidenti i një firme private pasi dyshohet se shtetasit H. K, e V. B, vjeç 59 e 52, banues në Elbasan, kanë bërë kallëzim se i ka mashtruar, duke mos u dhënë pagën për muajin Maj e Qershor 2017. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Q, vjeç 43, banues në Librazhd, me leje drejtimi, pasi më datë 01.08.2017, në fshatin Bradashesh, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, furgonin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.B vjeç 40, banues në fshatin Veterrik, i ekstraduari nga Belgjika më datë 28.07.2017, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar 17 vjet, 7 muaj e 18 ditë burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Neni 78/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak.
Më datë 03.08.2017, në Kombinat në hyrje të qytetit, furgoni, me drejtues shtetasin S.GJ banues në fshatin Moravë, ka aksidentuar një shtetase të pa identifikuar, e cila ndodhet në spital në gjendje kome. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e të dëmtuarës. 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E. D, vjeç 26, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi dyshohet në Divjakë, duke drejtuar me leje drejtimi fugonin është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin R. Q, vjeç 26, banues në Divjakë me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar lehtë shtetasi E.D. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi S. Z, vjeç 53, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda, ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit

Vlorë
Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor, për të shmangur masën administrative, por arrestohet në flagrancë.
Në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur Radhimë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një drejtues mjeti duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit.
Punonjësit e policisë pasi e kanë ndaluar i kanë bërë me dije arsyen e ndalimit dhe i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit për të vijuar me plotësimin e masës administrative.
Drejtuesi i automjetit në momentin e dhënies së dokumentacionit punonjësit të policisë, ka vendosur në brëndësi të tyre 500 lekë të reja, duke u munduar t'i shmanget vendosjes së masës administrative.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit:
G.H., 32 vjeç, banues në Fier.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike'', parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi K.R, vjeç 31, banues në Vlorë, me detyrë Kryeinspektor i IMT Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Përmet.
Nga specialistët e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi :
A.B, 34 vjeç, banues në fshatin Kodrishtë, Këlcyrë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet për shtetasin O.M, 33 vjeç, banues në Përmet, pasi:
Në vendin e quajtur “Kthesa e Ballabanit”, në aksin rrugor Këlcyrë -Ballaban shtetasi A.B duke drejtuar motoçiletën tip “Kavasaki”, pa targa është përplasur me motoçikletën tip “SONGSHIANG”, pa targa të drejtuar nga shtetasi O.M.
Nga përplasja e dy motoçikletave janë dëmtuar të dy drejtuesit e motorcikletave, shtetasi O.M u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë në gjëndje të rëndë për jetën ndërsa shtetasi A.B ndodhet i shtruar në Spitalin Gjirokastër jashtë rreziku për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E. Gj, vjeç 37, banues në Shënkollë, pasi dyshohet se në rrugën Milot-Lezhë, duke drejtuar me leje drejtimi moto mjetin tip “Dayang ”, është përplasur me mjetin tip “Ssangyang“, që drejtohej me leje drejtimi nga shtetasi  A. V, vjeç 29, banues në Ishull Lezhë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 03.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi F.Z, vjeç 31, banues në lagjen “3 Herojt”, pasi më datë 02.08.2017, në banesë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, i cili në lokal “Temali”, është plagosur me armë zjarri. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 02.08.2017, rreth orës 22:15 jemi njoftuar se ka të shtëna armësh në unazën lindore në afërsi të një lokali.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se para një lokali është plagosur me armë zjarri shtetasi F. Z, rreth 33 vjeç, banues në Grudë e Re, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal ku po merr ndihmë mjekësore.
Në kohë rekord është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. G, 67 vjeç.
Në vendngjarje grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një armë zjarri automatik.
Gjithashtu nga kontrolli në banesën e të dëmtuarit është gjetur një pistoletë dhe 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G. N, vjeç 48, banues në fshatin Lepurush, Malësia e Madhe, pasi dyshohet se në fshatin Stajkë, Vau Dejës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Ford”, drejtuar me leje drejtimi nga P. P,  vjeç 61, banues në Stajkë, pasojë është aksidentuar lehtë pasagjeri F. N, vjeç 34, banues në Laç Vau Dejës. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P, vjeç 20, banues në fshatin Rranxa, Vau Dejës, pasi në një vend-parkim automjetesh në lagjen “Perash”, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, i larguar nga vendngjarja, ka goditur një mjet duke i shkaktuar dëme materiale. Nenet 273 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.  C, vjeç 67, banues në fshatin Gruda Re, pasi dyshohet se në Grizhë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar lehtë pasagjerja Gj. C, vjeç 63. Neni 290 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B. M, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti A. M, vjeç 38, banues në Sarandë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. Xh, vjeç 36, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka goditur me grusht shtetasin F. S, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen me iniciale S. Ll, vjeç 15, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka goditur me grusht shtetasen G. M, vjeç 20, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e saj, ka goditur më grusht shtetasen L.M, vjeç 67. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur kamionçinën tip “Benz”, të shtetasit F. R, vjeç 57, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. M, vjeç 40, banues në Tiranë, endacak pasi dyshohet se në rrugën “Ndre Mjeda”, duke mbledhur bidona plastikë e kanaçe nëpër kazanë, ka kundërshtuar punonjësin e policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 06.08.2012, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit K.N, më datë 02.08.2017, nëna L. N, vjeç 49, banuese në Tiranë, njofton se e ka gjetur djalin. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. Y, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T. H, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M. M, vjeç 30, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në datë 01.08.2017, në rrugën “Don Bosko”, ka goditur me pëllëmbë shtetasen E. K, vjeç 13.09.1991, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P. T, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Vangjel Noti”, ka goditur me grusht shtetasin K. T, vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, shtetasi S. Gj, vjeç 31, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës sigurie i një banke të nivelit të dytë, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, nga punimet në një objekt jo funksional, aksidentalisht janë thyer 2 xhama të objektit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Volksvagen”, të shtetasit E. S, më datë 02.08.2017, mjeti u gjet në Fushë Mamurras, tek një karburant i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 02.08.2017, në SQU ka vdekur shtetasi B. P, vjeç 43, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. T, vjeç 26, banues në Gramsh, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, në mjetin tip “BMV”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 fenelinë policie. Neni 247 i Kodit Penal.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve R. M, e L. D, vjeç 35 e 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, te një karburant, për shkak të detyrës, nuk i janë  bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke u larguar me mjetin tip “BMV. Neni 242 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.08.2017, në SQU, është dërguar nga djali pa shenja jete, shtetasi B.V, 65 vjeç, banues në Laprakë. Nuk ka shenja dhune, mendohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Xh, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, te “Shkalla e Tujanit”, i ka vjedhur çantën e dorës shtetasit B.K, vjeç 25, banues në Tiranë, e cila iu gjet në mjetin në përdorim tip “Nissan”. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, më datë 02.08.52017, u ndalua shtetasi në kërkim A. K, vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I. D, i dënuar më parë dhe D. D, vjeç 51 dhe 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fadil Deliu”, I.D ka kanosur me fjalë shtetasen M. N, vjeç 44, banuese në Tiranë, ndërsa D.D ka prerë tubin e ujit të banesës së saj. Nenet 84 e 159/1 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e administratës së QSUT-së, ka dëmtuar me mjete të forta mjetin tip “Volksvagen”. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K. Gj, e E. L, vjeç 57 e 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e Dajtit, pranë një restoranti, kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit të një kompleksi. Neni 159/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. S, vjeç 27, banues në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. M, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, në Kamëz, shtetasi A. M, i ka dhunuar banesën duke u konflikuar me vjehrrin Xh. S, ndërsa K.S, ka kundërshtuar e kanosur, punonjësit e policisë së rendit publik gjatë ushtrimit të detyrës. Nenet 84, 236 e 130 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I. A, vjeç 49, banues në Paskuqan  2, dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. V, vjeç 64, banues në Paskuqan 1, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua rilidhje e tubacionit të ujit të pijshëm. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në Kamëz, ka rënë zjarr në banesën e pabanuar, të shtetasit L. M, vjeç 40, banues në Kamëz, ku ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri është aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L. K, vjeç 45, banuese në Tiranë, dyshohet se bashkëshorti E. K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G. K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët” pranë një pallati, ka vjedhur mjetin tip “Benz”, të shtetasit K. M, vjeç 26, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan dy kapuç. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Arbanë, ka vdekur shtetasi me iniciale A. S vjeç 14, banues në Tiranë, i cili duke mjelë lopën me makineri elektrike, aksidentalisht ka rënë në kontakt me korrentin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. P, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bedri Karapici”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike, pasi ishte ndërprerë për debitor. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në SQU, ka shkuar shtetasi L.L, vjeç 62, banues në fshatin Mazrek, pasi në Mazrek, ka dëmtuar këmbët duke punuar me frezë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.K, vjeç 25, banues në Tiranë pasi dyshohet se në te Landfildi në Sharrë, ka goditur me grusht shtetasit L. K e A. K, vjeç 20 e 17, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 02.08.2017, në SQU, ka ndërruar jetë shtetasja E. Sh, 82 vjeçe, e cila është dërguar në spital në orën 18:00, pasi ishte rrëzuar nga shkallët, në banesën e saj.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.S., për veprën penale "Shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R. K, vjeç 18, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Jiajue”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi E.D, vjeç 33, pasi dyshohet se më datë 31.07.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes B. D, vjeç 26. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 02.08.2017, në fshatin Kalush, shtetasi R. S, vjeç 61, banues në fshatin Kalush, duke drejtuar traktorin tip “Masferkisson”, është përmbysur në një kanal dhe ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M, vjeç 57, banues në Sukth, pasi dyshohet se në Sukth, ka dëmtuar xhamin e mjetit tip “BMV”, të shtetasit R.G, vjeç 28, banues në Shijak. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F. Q, vjeç 37, pasi dyshohet se bashkëshorti A. Q, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2017, në Arapaj në banesë, në kushte depresioni  është vetëhelmuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shtetasi K.L, vjeç 22. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Nenet 99 e 22 të  Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.B, vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 1 pas një konflikti për pagesë, ka plagosur lehtë me grusht shtetasen R.T, vjeç 50, banuese në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, shtetasit O.S e A.A, vjeç 22 e 25, banues në Durrës, kanë bërë ankim se më datë 01.08.2017, në Bari, Itali, në ambientet e brendshme të linjës Bari-Durrës, janë rrahur nga një punonjës italian i security të tragetit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin  e punonjësit të security. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjesohen 108 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim një shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e djeshme zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në datë 02.08.2017, në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Njësia Administrative Bubq, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 108 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është shtetasi P.Ç. 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.08.2017, në  lagjen “Aqif Pasha”, parkuar para banesës, kanë djegur mjetin tip “Benz”, të shtetasit E. B, vjeç 30. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuam në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh vjeç 49, banues në fshatin Mengël, me leje drejtimi, pasi në lagjen “28 Nëntori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M. T, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.08.2017, shtetasi E.B, vjeç 27, banues në  Cërrik, i punësuar në një karburant në lagjen nr. 1, ka bërë kallëzim se një person i panjohur, dyshohet i armatosur me një mjet tip “Foristradë”, i kërkuar lekë dhe më pas është larguar me mjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 134-22 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Q. B, vjeç 64,  banues në fshatin Gjocaj, pasi dyshohet se në Gjocaj, ka pushtuar tokën e bashkëfshatarit I.E, vjeç 48. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.08.2017, në  fshatin Rrajc Fushë, ka rënë zjarr dhe është djegur baza ushqimore për bagëti, në kasollen e shtetasit S.B, vjeç 77. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku i rënies së zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.08.2017, shtetasi N.H, vjeç 36, banues në fshatin Kokrevë, ka bërë kallzim se në lagjen nr. 1, në mjetin tip “Ford”, i kanë vjedhur aparat celular. Punohet për indetifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Gizavesh, ka rënë zjarr në kasollen  e shtetasit E. H, vjeç 33, ku është djegur baza ushqimore për bagtinë. Nga përhapje e zjarrit është djegur plotësisht mjeti i parkuar në rrugë tip “Opel Astra”, në pronësi të shtetasit G.Ç, vjeç 34, banues në fshatin Hotelisht. Nga veprimet e kryera mendohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një shkëndijë elektrike në kasollen e shtetasit E. H. Punohet për përcaktimin e shkaqet e rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi I.A, vjeç 41, pasi dyshohet se në vazhdimësi, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve F. A e M. A, vjeç 79 e 75. Neni 130/a /4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.08.2017, në fshatit Belorta, është konstatuar vjedhja e shkollës 9 vjeçare ku kanë marrë një laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, pasi dyshohet se në fshatin Voskop, në një varrezë mjetesh në pronësi të shtetasit A. Z, vjeç 52, banues në Voskop, i kanë vënë zjarrin  mjetit tip “Benz”, si dhe kanë thyer xhamat e mjeteve të tjera, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Nenet 150 e 151 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.08.2017, në PKK Kakavijë, u ndalua shtetasi në kërkim M.M, vjeç 30, banues në fshatin Lozhan, depërtuar nga Greqia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 1 vit, 2 muaj e 28 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”. Nenet 134/2 e 143 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin V. Dh, vjeç 46, banues në fshatin Memëlisht, pasi dyshohet se u kap duke ndërtuar një mur, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M. T, vjeç 35, banues fshatin Vodëz, pasi dyshohet se në Vodëz, ka goditur me grusht shtetasin B. R, vjeç 54. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.08.2017, gjatë natës, në fshatin Topojë, në transformatorin e kabinës elektrike nr.3, kanë vjedhur një sasi vaji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në Roskovec, në banesë, ka ndërruar jetë shtetasja Sh.C, vjeç 52. Nga veprimet e kryera rezulton se, nuk kishte shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin Q. A, vjeç 52, banues në fshatin  Shegas, pasi dyshohet se ka plagosur lehtë me sende të forta, shtetasen E.A, vjeç 50, banuese në Shegas. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit H.Xh, e shtetasit L.Z, vjeç 69 e 73, banues në Lushnje, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 90  i Kodit Penal.


Më datë  02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen S.A, vjeç 38, banues në Lushnje, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirimi”, ka goditur me grusht shtetasen E.A, vjeç 50, banues në fshatin Shegas. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasit A.P, E.S, A.M dhe E.B, vjeç 18, 21, 19, 26, banues në fshatin Xeng e Divjakë, pasi dyshohet se më datë 02.08.2017, kanë plagosur lehtë me grusht shtetasin  D. Gj,  vjeç 24, banues në Divjakë, si dhe D.Gj. iu gjet e bllokua një thikë, pa leje. Nenet 89, 25 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.07.2017, në lagjen “Pavarësia 3”, pasi kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, të shtetasit B.J, vjeç 62, kanë vjedhur një sasi eurosh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Q.B, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar dëmtim të vulave në matësin e energjisë elektrike, që furnizonte dyqanin. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.08.2017, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit S.B, vjeç 68. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, shtetasi A.Ll, vjeç 60, banues në Selenicë, kallëzon se më datë 30.07.2017, gjatë natës, i kanë vjedhur 16 ml kabull elektrik trefazor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.H, vjeç 50, banues në fshatin Vajzë, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në fshatin Kotë, ka goditur me grusht shtetasin E.M, vjeç 35, banues në fshatin Matogjin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.G, vjeç 77, banues në Vlorë, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.B, vjeç 49, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka prishur kangjellat rrethuese të pronës së shtetasit A.D, vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.S, vjeç 41, pasi dyshohet se i afërmi i saj shtetasi L.S, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se më datë 30.07.2017, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë pallatit ku banon, shtetasit N.F, vjeç 74 i kanë çarë gomat e mjetit tip ”Opel Corsa”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi Sh.M, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 01.08.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës Xh.M, 78. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin O.Sh, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Ujë i Ftohtë ”, ka kanosur shtetasen Xh.Q, vjeç 22, banues në këtë lagje. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi dyshohet se shtetasja H. D, vjeç 66, banuese në fshatin Kopaçez, kallëzon se para 3 muajve, i kishte humbur një kalë dhe më datë 28.07.2017, i ka humbur mushka. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.08.2017, gjatë natës, në fshatin Finiq, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.K, vjeç 52, ku kanë marrë 1 pompë e pajisje të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, në fshatin Vrion, kanë djegur 36 m3 dërrasë në magazinën e shtetasit V.A, vjeç 54, banues në Rusan, Delvinë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.L, vjeç 69, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka pushtuar tokën dhe ka kanosur kushëririn E.L, vjeç 39, banues në Ishull Lezhë, si dhe në banesë iu gjet e bllokua një armë gjahu, pa leje. Nenet 84, 200, 277 e 280 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 01.08.2017, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 02.08.2017, u ndalua shtetasi D.M, vjeç 57, banues në Shëngjin. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, shtetasi A. H, vjeç 44, banues në Austri, ka bërë kallëzim se nga data 29.07.2017, ka humbur kontaktin  me djalin K.H, vjeç 24, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Shëngjinit. Nga veprimet e kryera rezulton se, më datë 02.08.2017, ky shtetas është larguar nga PKK Rinas. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.L, vjeç 48, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se me datë 01.08.2017, tek ura e fshatit Bardhaj, u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore, me kamionin  tip “Ifa”, pa dokumentacion përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Ç, vjeç 28, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti M.Ç, vjeç 27 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në fshatin Muriqan, , pasi dyshohet se në pronën e tij, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.Ç, vjeç 38, banues në fshatin Oblikë, pasi dyshohet se në pronën e tij, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 30.07.2017, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit V.Ç, vjeç 13 banues në fshatin Hot i Ri, më datë 02.08.2017, në Hot i Ri, u gjet i  mbytur në ujë në kanalin vaditës. Nga veprimet e kryera rezulton se, është asfiksuar nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.08.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi J.P, vjeç 27, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në fshatin Bardhaj, ka vjedhur 2 telefona celular në banesën e shtetases Shaqe SH.GJ, vjeç 50. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 02.08.2017 u ndalua shtetasi në kërkim P.G, vjeç 47, banues në Fushë Arëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 284-25 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M vjeç 23, banues në Vranisht, Haspasi dyshohet se me datë 31.07.2017, në lagjen nr. 1, në oborrin e Bar-kafe ka vjedhur 2 biçikleta në pronësi të shtetasit I.A, vjeç 38, banues në Kukës, si dhe është autor i shkatërrimit të pronës të shtetasit A.R, më datë 02.03.2017. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.08.2017 në fshatin Batër e Vogël, Komsi, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e pabanuar e shtetasit B.S, vjeç 58. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkaku është amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për vlerësim.

Klos-Mat
Vijon rikontrolli  territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Agjësohen 51 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Procedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Ketë-Klos
Në vijim të zbatimit të planit të masave për rikontrollin e territorit, me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, vijojnë punën me intensitet të lartë për këtë qëllim.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë rikontrollit të territorit bazuar dhe në informacione tërësisht policore kanë konstatuar 51 bimë të dyshuara cannabis sativa, të kultivuara në shpat të malit në një terren të vështirë e të thepisur.

Pas konsultimit me Prokurorin bimët janë asgjësuar nga grupi hetimor në vend me anë të djegies ku disa prej tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, te kryera  nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit Ketë  shtetasi :
S.M,  për veprën penale  "Moskallzim i krimit".
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.08.2017 në PKK Rinas, u ekstradua në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.L, vjeç 30 banues në Vlorë, pasi Gjykata në Torino/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrest, për veprën penale “Shkelje të ligjit për drogat”, parashikuar nga nenet 309/90 e  385 të Kodit Penal Italian.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin D.K, vjeç 25, banues në  Fushë-Krujë, kthyer deportiv nga pala greke në SPK Kapshticë, pasi dyshohet se më datë 25.07.2017, në fshatin Kapshticë Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  F.I,  vjeç 30, në   banues në Vlorë, pasi dyshohet se  iu gjet e bllokua një gomone me mbishkrimin “Boat International”, pa motor, të cilës po i bënte ndryshim dhe falsifikim të karakteristikave të mjetit lundrues. Neni 25, i  ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 02.08.2017, në PKK Qaf-Bot, u kap shtetasi në kërkim A.S, vjeç, 34 banues në  Sarandë, kthyer nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 27.07.2017, është larguar nga banesa.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.08.2017,  afër fshatit Terihat, janë kapur shtetasit algjerian I.F, B.S, H.S, S.S, F.A, A. A. dhe F. T, vjeç 26, 17, 43, 16, 25, 16 e 17, të cilët më datë 01.08.2017, në vendin e quajtur “Mulliri”, nga Greqia kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 02.08.2017, në SPK Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim M.M, vjeç, 30, banues në  Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 1 vit e 2 muaj burg, për vjedhje. Neni 234/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 02.08.2017, u kapën shtetasit algjeriane R. B, M. F, dhe S.A, vjeç 16, 16 e 27, të cilët më datë 27.07.2017, nëpërmjet kufirit të gjelbër në afërsi të Kakavijës, kanë hyrë në territorin RSH. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit u dërguan në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë.

Më datë 02.08.2017, afër vijës kufitare Muriqan–Mal i Zi, u kapën azilantët A.K, A.M, E.A dhe A.A, vjeç 28, 27, 26 e 27, të larguar më datë 01.08.2017, nga qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, Tiranë, të cilët u rikthyen në qendër.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 02.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.M, vjeç 15, banues në Kukës, i cili u kap në PKK Morinë, pasi dyshohet se në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...