Pogradec, Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

Pogradecdrejtoria e policise korce

Informacion paraprak.

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta shtetasit A.P, 25 vjeç dhe shtetasi G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec.

Pas këtij konflikti dyshohet se shtetasi A.P, ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.

Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku shtetasi A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambjentet e tij për të kërkuar shtetasin G.Xh.

Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...