Berat, ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti.

Beratbr 1

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti

Sekuestrohet një armë zjarri

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policiasë Berat, ka arrestua në flagrancë shtetasin:

A.B 60 vjeç, banues në fshatin Veterik, Berat.

Më datë 03.08.2017, jemi njoftuar se në fshatin Veterik po ndodh një konflikt.

Menjëherë sapo është marrë njoftimi në vendngjarje janë nisur forcat e policisë të cilat pasi kanë ndërhyrë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit Agim Brami dhe vëllait të tij shtetasin J.B. 48 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatik, model 56,
• 3 krëhera, kalibër 7.62 mm,
• 2633 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...